Oligarku politik i një qeverie makute

Ornela

Bedri Islami

Në rrugëtimin e tij pushtetor si kryeministër, dy herë Edi Rama ka qenë në zgrip dhe të dy herët është nxjerrë  jo nga ndryshimi i kursit apo një qeverisjeje ndryshe, por nga të tjerët.

Herën e parë nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha, i cili, papritmas, pa e ditur as vetë përse, bëri gabimin e tij fatal, duke braktiur parlamentin dhe duke marrë zvarë pas vetes edhe aleatët e tij, dhe, herën e dytë, për fat të keq , nga tërmeti, i cili, jo rastësisht, e vendsi atë në qendër të vemendjes dhe dhe i hapi një fushë të re politike, në të cilën ai ka filluar e do të luajë deri në fund “shahun” e tij politik, dhe këtë do e bëjë si askush tjetër.

Të dyja herët kanë të përbashkëtat dhe veçantitë e tyre.

Herën e parë, kur dyert e politikës ndërkombëtare po mbylleshin njëra pas tjetrës dhe ai nuk ishte më as i përkdheluri i perëndimit dhe as lideri ndryshe ballkanik, Basha, lideri i opozitës, bëri të pabesueshmen, iku nga parlamenti, ku mirë apo keq, me zë të lartë apo me marrëveshje pas kuintave, ishte i pranishëm dhe mund të bënte opozitën e tij, të hapur, të drejtëpërdrejtë, ballafaquese dhe në kohën e duhur. Si duket, salla e parlamentit është për burra dhe Basha ende nuk është pjekur për të qenë burrë i politikës. Medialët që mbante pas vetes dhe që e përqeshnin sapo kthente krahët, edhe ata gjysëm burra, duke i mbajtur ison të një kënge që vetë e përbuznin, nuk bënë asgjë tjetër, veçse, duke ulur kuotat e shefit, rritën tensionin politik,çka dërgoi ujë në mullirët e shumtë të Ramës.

Sidoqoftë, është një ringritje e përkohëshme, e ardhur nga faji i një drejtuesi që ende nuk e beson se është i tillë, dhe ku “kunetërit” kanë më shumë peshë se sa dhëndurrët.

Një njeri i opozitës, sido të jetë ai, e quan më të vlefshme përballjen e Flamur Nokës në parlament, se sa braktisjen e tij, pasi, duke qenë pas dyerve nuk mund të jesh pjesë.

Në vend të deputetëve që po iknin dhe ikjen ua shpejtoi shteti i shumicës, duke i larguar me listë, në sallën e parlamentit u ulën “rezervat”, paslista e qershorit 2017, ajo që u bë në orët e vona dhe copra – copra, çka solli dëshminë se cilët “lojtarë” ka pasur rezervë lista Basha, që thuhej se ishte lista kunatore.

Deputetët e rinj janë “dashuria” më e madhe e Ramës, me të cilët mund të qeshë, të tallet, të hedhë sarkazmën e tij, t’i injorojë, t’u tregojë derën, duke qenë përherë njeriu që të bën gjëmën, në se të gjen anën. Basha ia dha atij gjithçka kishte dhe tani, nëse do të sillet edhe më tej në shkretërirën e politikës, nuk bën asgjë tjetër, veçse do të kalojë nga njëra fushë e politikës, në tjetrën.

Por, jo nuk do të thotë se Rama mësoi diçka nga shansi i dhënë prej kundërshtarit të tij, të cilin herë eledhaton e herë e sulmon furishëm.

Largimi i opozitës nga parlamenti i hapi rrugën koncesioneve të tjera, njëri më makabër se tjetri, e bëri shefin e qeverisë edhe më harbut, më të paprekshëm, loajal e veten dhe e paranëe shtetit, por të egërsuar, deri me ndihmësit e tij; largimi i opozitës i hapi atij rrugën për të qenë sundues i gjithçkaje dhe, nëse oligarkët rreth tij dhe mbi të, fitojnë, shteti humbet. Ai, si kurrë më parë, me një ngjashmëri të dhimbshme autokrate se pararendësin e tij, u bë dhe vazhdon të mbetet pushteti i vendosur mbi shtetin, oligarku politik që rendit oligarkët financiarë, ndërtuesi i një qeverie makute, ku ata që përfliten për ndershmëri u duken qesharakë dhe ku makutëria po kthehet në ves të zakonshëm.

Njerëzit, edhe kur i dinë të githa këto, sepse shurdhohen nnga molotovët e Bashës dhe nga kërcënimet e tij, të cilat, të përsëritura kaq herë dhe sidomos para orës 11 të mbrëmjes, bëhen qesharake, të padobishme, foshnjore.

Mungesa e opozitës rriti harbutllëkun, që edhe ashtu ishte i mjaftueshëm për të qenë i rëndë. Në kohën kur do të fillonte zgripi i dytë i një shefi qeverie, pra, kur koncesionet mund të viheshin para ndëshkimit, një ngjarje tjetër i ndryshoi ngjarjeve rrjedhën e tyre.

Tërmeti ishte i padëshiruar për Ramën, qoftë si fenomen, qoftë si fatkeqësi natyrore, aq më tepër kur shoqërohet me kaq shumë viktima, si asnjëherë tjetër në një shekull e më tej.

Tani Rama është thyer në “yllin” e ekranit. Askush nuk mund të jetë në të njëjtin krah me të, e as mos ta mendojë të jetë një hap para.

Pushteti po rrit influencën e tij përmes figurës së shefit të qeverisë, ndërsa vetë qeveria, pasi u duk në dy tri ditët e para, humbi, u bë vetëm pjesë e mbledhjeve televizive, si shou mediatik; ministrat, emrat e gjysmës të të cilëve i dinë shumë pak vetë, janë kthyer në figurantë dhe rreziku i një korrupsioni galopant rri ende mbi kokën e shtetit, kontrollet dhe konkluzionet e institucioneve të specializuara hidhen në kosh, ende pa i lexuar – dhe nëse i kanë lexuar e nuk kanë marrë masa, janë dyfish fajtorë; qeveria ende nuk e di saktë kush është dëmtuar dhe ku; ndërsa kuotat e e shefit të qeverisë rriten jo nga zgjidhjet, por nga dhimbja njerëzore dhe pritja. Duke i përqendruar të gjitha në dorën e tij, shefi i qeverisë hedh sinjalin se, nga unë dhe vetëm nga unë, do të kenë diellin e shiun, ujët dhe dritën, duke deklaruar mburrshëm se “ky vend ka fat që ai është kryeministri i vendit dhe më të mirë nuk ka”.

Është koha që qeveria dhe vetë shefi i saj të heqë dorë nga ecejaket pa pushim, nga zgjidhjet e çastit të cila ndërrohen në një çast tjetër.

Askush nuk e di se si do të administrohen ndihmat; do të jenë aty njerëz të ndershëm apo batakçinj të sprovuar se mund të vjedhin edhe me sy mbyllur; askush nuk e ka të qartë se çfarë do të bëjë qeveria, do të thotë shefi i qeverisë, pasi ajo që dëgjohet të hënën, të martën ka ndryshuar; pak vetë e kanë të qartë se cili do të jetë fati i tyre i nesërm, megjithëse duken se është herët… por kjo mjerisht, do i hapë rrugë braktisjes së vendit.

Gjërat duhen bërë sa më parë dhe shpresa të kthehet urgjentisht. Njerëzit e dëmtuar kanë filluar të medojnë ikjen nga Shqipëria, braktisjen e vendit, sepse askush nuk u jep shpresë, pasi shteti, duke enduar dukjen, po harron bukën. Në një anketë të organizuar ditët e fundit, në përgjigjen e pyetjes se ku kanë më shumë besim për të dërguar ndihmat, njerëzit e zakonshëm shfaqen me më shumë besim tek fondacione, megjithëse ndonjëri prej tyre është bërë si “Sude bamirësia”, strofull private, se sa tek qeveria dhe shefi i saj.

Në Durrës ku ishte qendra e tërmetit dhe pasojat më të rënda, gjurmët e korrupsionit anë filluar tëzhduken. Dako, ish shefi i bashkisë, delegoi në zyrën e tij, krahun e tij të djathtë, i akuzuar dikur për korrupsion dhe me të njëjtën përgjegjësi përkatrahurën e ndërtimeve. Shefat e rinj bashkiakë nuk ndjehen, thuajse nuk janë ata pushteti lokal; ministri i punëve të brendshme, me një vetëmburrje të habitshme,  bëhet ekspert i ndërtimeve dhe mendon se specialisti përballë tij është njëri ndër policët që komandon; shefi i qeverisë bëhet prokuror, gjykatës dhe gardian, duke kërcënuar gjithkënd me burg. Ministra dhe ish ministra mund të jenë shumë shpejt pjesë e dosjeve SPAK, kryebashkiakë dhe ish kryebashkiakë mund të jenë aty…

Koha e shfaqjeve të domosdoshme në ditët e para, ka përfunduar, edhe për shefin e qeverisë edhe për drejtuesin e opozitës.

Nëse shefi i qeverisë mendon ende se dëmet riparohen përmes shfaqjeve televizive, resursi i sotëm politik do  kthehet nesër në një humbje të ndjeshme.

 

 

 

Share This Article
40 Comments
    • Keto tridhjet vjet nuk ka dal ndonje politikan me i afte se EDI RAMA…Lum Shqiperia qe e ka se tjeter nuk ben me nana..!

      • Në përgjithësi artistët nga natyra janë vet Zoti dhe nuk e ruajnë fare për Zotin e gjithëpushtetshëm.
        Dy javët e fundit, Edi Rama ka nisur të predikoj dhe të lutet tek Zoti.
        Thjeshtë ai vazhdon të mashtroj opinionin publik, ashtu siç ka mashtruar prej 20 vite gjatë pushtetit të tij.
        Ku Tirana u përmbyt nga liqeni i saj, Rama fajësoj të paudhët që hapën portat.
        Ku më 21 janar 2011 u vranë katër jetë, Rama fajësoj të paudhët që qëlluan në drejtim të protestuesve, por asnjëherë nuk kërkoj falje viktimave, madje iu premtoj drejtësi edhe pse ka 6 vjetë që është i gjithëpushtetshëm si Zoti në Shqipëri.
        Ai përpiqet të fajësoj Zotin për katastrofën natyrore që përjetoj Shqipëria më 26 nëntor 2019, me shpresë së lutjet e tij do t’i dëgjoj Zoti për të shpëtuar të paudhët që firmosët lejet e ndërtimit dhe të fajësoj viktimat që besuan tek siguria e oborrtarëve.
        O Edi!
        Nuk është faji i Zotit që toka rrotullohet rreth vetes, rreth diellit, rreth galaktikës dhe rreth universit.
        Faji për 51 jetët e humbura është i yti dhe oborrtarëve që të rrethojnë, sepse Zoti të ka thënë: – «Ruhu ti i pari, që unë të të ruaj», por ti nuk e ruajte fare as për lejet e ndërtimeve që firmose, as për jetët e këptura nga këputja e ndërtesave.
        Pra, ti i konsiderove jetët e të humburëve si objekt ndërtimi, jo si qënie njerëzore.
        Shkurt fare: Ti je një mut muti!

      • Nje shqiptar ka te drejte. Deri me sot nuk ka dale ndonje me i afte qe te vleresoj paketen e sterilizimit per nje operacion 290 euro, nga 88 cent qe e ka Gjermania, apo 1 Euro..

      • Ky , me nder, “Nje shqiptar”, ose do te jete ndonje vella i ndonje kurve qe e shtyp Edi Rama ose do te jete ndonje fillo-serb e fillo-grek, sikunder eshtre vet Rama.

      • atëherë të shpresojmë të të bëjë baba,meqënëse nëna të paska mbetur shterpë!!
        pthu ndyrësirë!!

  • Qytetarët “budallenj”, pyesin veten!

    Pse nuk u morrën masat nga Autoritetet, Bashkia dhe Qeveria, që në Tërmetin e 21 Shtatorit 2019, lidhur me banorët e Pallateve në Thunanë, që u shkatërruan nga Tërmeti i 26 Nëntorit 2019, ku pati humbje jetësh në masë!?

    Vërtet e beson Qeveria se mund të manipulohet opinioni publik kaq lehtë!?

    • Turqia e E,fendi Tahip-it

      500 banesa (2+1) me na 90 metra□ dhe me kosto 300€/m□
      = 13 milion e 500 mije Euro

      E dini sa janë komisionet apo interesat te BKT?

      A e dini sa e paguani faturën dhe sherbimet e Albtelecom?

      Po cilèsinë e mallrave Turke qe tregtohen ne Shqipëri!!

      Pra Erdo Cállèk Group … sa i rrjep shqiptarisë me eskluzivitetet ekonomike që kanë firmosur hajnat e politikès (kryesisht qeverisja e Nanos)

      Heejj po nëse ato shtepi dhe pallate rane, a nuk eshte per shkak te korrupsionit dhe mungeses se cilèsise te lene si tradite nga lodhja 500 vjeçare Osmane!

      Prandaj numri 500 shtepi nuk rastesi.

      Është përgjigje për 500 vjet…

      Psh nese individët me mend si une do thonë na ka sh…..y 500 vjet, do dalin këto të xhamive dhe do thone 500 shtëpi!

      Ça problemi ka 500 për ⁵⁰⁰!

      Sepse kanë bashkeqeverisur, edhe Edvini bashkeqeverisje e quan…vetem se mbledh paret e të gjitheve dhe ja jep nje grushti.

      Ky do jetë dhe sulltanati i fundit për Shqipèrinë vetëm se pasi të zhduket gjendja do jete me e rende se në 1913

      Per faktin e thjeshtë se Bota ka ecur shume por shume perpara ne keto 100 vjet

  • Kush mendon se Edi Rama preku fundin e tij politik me këto shfaqje të shëmtuara mediatike, e ka gabim.

    Totalisht gabim!

    Shfaqet e shëmtuara të tipit big brother që Ai bën, janë instrumenti për të harruar të ligat që i ka bërë këtij vendi. Janë instrumenti që i bën njerëzit të harrojnë se pati tërmet dhe aspak shtet.

    Fillimisht u hoq si i goditur nga tërmeti, pastaj si viktimë e fatkeqsisë, në vijim si viktimë e lajmeve të rreme, pastaj si vendimmarrës i flaktë dhe tani si rindërtues.

    RINDËRTIMI është karta e re elektorale e tij. Mbaroi punë me Rilindjen, pasi rilindi çdo gjë që mundi nga sistemi komunist. Akti i fundit i rilindjes ishte sulmi politik ndaj Agron Tufës,i cili kërkon azil për t’u mbrojtur nga sulmi komunist që tashmë ka rilindur!!!

    Tani udhëheqësi flet për RINDËRTIM. Nuk ka rëndësi se me ç’para, apo me ç’burime! Me Gjushin e me kë të mundet. Duhet RINDËRTIM!

    E përkthyer në terma praktikë: shtëpi të re që ta dhuron pushteti. Në emër të Rindërtimit do mbyllen shumë gropa të hapura në memorien e njerëzve e bashkë me to edhe gojët kritike, që janë elementi i fundit i asaj pak shoqërie demokratike që ka mbetur.

    Model i njohur ky në Rusi dhe Turqi. Putin dhe Erdogan janë rikatapultuar bash pas fatkeqsive si kjo e jona. Turqia dhe Rusia janë shtetet me numër çështjesh më të lartë në Gjykatën e Strasburgut sa i takon lirisë së shprehjes dhe procesit të rregullt ligjor.

    Lotët e krododilit, solidariteti i shtirur, dajaku në emër të fatkesisë dhe shfaqja e Bosit si çelësi i zgjidhjes janë instrumete të njohura.

    Prandaj kujdes!

    Nuk është kaq e thjeshtë me këtë model politik.

    Asnjëherë nuk vetëbien këto modele.

    • yllo
      këtu e ke gabim”Fillimisht u hoq si i goditur nga tërmeti,” ai dhiu në brek nga fillimi!!
      ai kujtoi se do të ishte më i madh se kaq!!
      e di përse??
      thjeshtë yllo,sepse e dinte se çfarë muti kishte bërë!!
      pra se në çnivel janë ndërtimet që ai ka lejuar,ato që ai nuk ka kontrolluar!!
      momenti i parë ishte frika e tij,më pas e kuptoi se nuk ishte shumë i madh dhe filloi zanatin!!
      gënjeshtrën,mashtrimin “gju më bythë me popullin”!!
      me atë popull të mjerë me të cilin tall bythën në të gjitha filmimet që i bëhen!!
      bashkim kopliku tha një gjë të drejtë kur e pyetën në një intervistë “nëse pallatet e kishin duruar tërmetin”!
      a tha “jo”,” po të ishte mbi 9 ballë atëherë po,sepse për 9 ballë duhej të ndërtohej”,por bëri budallallëkun kur tha se “dobiç rama i ishte gjendur situatës në kohë,se ai kishte bërë shumë për këtë situatë”!!
      pra dhe ai kishte rënë brënda grackës së dobiçit!!në atë moment ai e harroi qënjen e tij racionale si inxhinjer dhe tregoi atë si koqe gomari që e ha sapunin,jo për djathë,por për supostë!!
      e hëngri mashtrimin direk e pa e kuptuar fare!!

  • Tirane, 20 qershor 2021, ora 21:00

    Vini: O bo bo c’na gjeti (nxjerr nga xhepi shamine e qurreve)
    Lali: Hesht se na bere qepaze ne sy te botes
    Vini: Nuk i permbaj dot lotet…
    Lali: Ore do qetsohesh ti apo si e ke hallin?
    Vini: Ma futen sa krahu… Dhe kush… Luli… Oj nene, oj nene…
    Lali: Sa here t’paralajmerova?
    Vini: Uaaaa, uaaaa, uaaaaa
    Lali: O Lulo, ec e merre ket qaramanin per dore dhe coje n’cerdhe

  • Ky shkrim shpifs me duket se eshte shkruare nga Kosovari BERAT BUZHALA i derguari i posaçem i Albin Kurtit te VV per shpifje ne Topçenell ku pergjon pas perdes Ben Blushi-ish deputet i Rames.
    -D I T A me keta soj analistesh ka hunbur arsyen dhe eshte kthyer ne ’55”-n e Fari Balliut,spiuni PP i kthyer ne kobure te Sali Kriminelit.
    -Rama,sipas RILINDASIT Kosovar REXHEP QOSE e Alfred MOISIUT-njeshit Shqipetar eshte KM me i mire ne 30 vite.Le tua beje bamp topi ne shktetetire te gjitheve atyre qe kerkojne ti vene sterkembesha,qe bejne prekuroin,gjykatsin dhe MEDJET KAZAN ne kete vend.
    -Rama ka mbeshtetjen e 95 % te popullit,te SHBA+BE duke qen njeri punetor,vizionar…dhe qe mbi te nuk rendojne dosje per vjedhje e vrasje.Dhe Ai do qendroi gjat ne qeverisje.Sepse nuk e konkuron kush,edhe ne PS.1+1=1
    -Dhe se qenia ne krye te PS DHE KRYEMINISTER I VENDIT NUK ESHTE SE NE PD DREJTON ADOLESHENTI POLITIK 7×7=42 LUL BASHA,POR AFTESI E TIJ SHTET-FORMUES,POR EDHE SE NE KRYE TE OPOZITES QENDROJNE TRE HAJDUTET ME TE MEDHEJ NE 30 VITE,SB+IM,LB.Gezuar vitin e Ri.

    • Nuk na pëlqen Shqipëria në të cilën jetojmë , por, s’kemi ç’bëjmë , s’e ndryshojmë dot , s’na lënë Ethemët e kënaqur .
      Kemi shumë Ethemë , në mos qoftë shumica .
      Ethemi është shqipëtari tipik klasik , pjellë e feudalizmit me horizont sa i fshatit të tij . Filistinë quhen të tillët .
      Për të ndryshuar Shqipërinë , duhen ndryshuar Ethemët – detyrë e pamundur kjo , prandajë mirë e kini Edvinin !
      More Ethem , more oficer madhor , more trim me fletë që del hapur , pa pseudonim, pse ke qënë oficer madhor , ç’njësi ke komanduar ?
      Kush quhen oficerë madhorë ?
      Ç’arsim civil dhe ushtarak ke ?
      Sa gjuhë të huaja zotëron ?
      Në disa komente lexoj se paske qenë në degë ushtarake .
      Në degë ushtarake dërgoheshin oficerët e paaftë për të komanduar reparte …
      Dëmi më i madh që i ke bërë ushtrisë , ti Ethem , është opinioni që ke krijuar në popull për intelegjencën mediokre të oficereve.
      More Ethem , po na u bëre burri nënës me oficer madhorllekun tënd , që e ke të barabartë me budallallëkun tënd . More , ke ndonjë në familje , apo ndonjë mik a shok të të frenojë së je bërë gazi i botës ?!

      • Nuk jam plotesisht dakort me ty Limank. Ne fakt madheshtia e Ethemit si oficer me budallallekun e tij epik mendoj se shkojne ne perpjestim te zhdrejte.

    • Mos degjo se c’thone “gojet e liga” per ty o kapter madhor, mallakstriot, jo anonim. Rri “cool” sic thone galezet, dhe mos i kthe pergjigje askujt, edhe kur e kupton se dikush prej tyre kerkon t’ju vere ashi qari ne loje ju dordolecet e pacipe partiake.

      Tani nje pyetje kisha per ty o Temkë. A e ke pas njohur gje ate Paskalin e deges ushtarake te Tirones? Nese po, atehere t’i kam bere hallall te tera gomarlleqet.

        • Rri urt ti Gano, okay? Paskali ishte ai qenerali madhor i deges ushtarake, te cilin partia e kishte sjelle ne Tirone nga zonat e thella malore, vetem e vetem qe t’ua maste paraushtarakeve hajdarin me meter. Kush e kishte te vockel sa nje bibilush nuk e merrnin ushtar. Kush e kishte sa te gamorit behej toger.

  • Bedri, sterrose g.Dita , e ktheve në natë , me lajme të rreme kundër kryeministrit dhe qeverisë më të suksesëshme të 30 vjetve fundit ,një e nga një ,hajdeni dhe festoni shërbimin tuaj antikombëtar ,së bashku me thanon ,të dy si axhent të vjetër Rus ,jeni në panik nga ngritja e organeve te reja të drejtësisë .Nuk do mund të riktheni më parajsën tuj të tupanve falëse të luftës kundër Edi Ramës në medjat shqiptare .

    Thirrjet Bedri -Thano ,jan presion hakmarrës i hapur Berishës ,Ilirit ,Lulit për dizinformim opinjonit publik ,kur vetë e shikon punën e madhe të qeverisë ska nevoi për dezertor si ju ,ashtu siç nuk ka nevojë për përfitues në kurriz të fatkeqësisë ,apo përhapje paniku në kohë e liftës e të tërmetit që na ra e na pllakosi në ZI si komb .

    Kombi nuk ka nevoj as për gazetar të llagëmit që paralejmërojnë ndëshkimin e qeverisë apo përplasen me Ramën në kohën e mobilizimit dhe luftës për zhdukjen e pasojave të tërmetit të gjithë qeverisë e ndihmën e ndërkombëtarve për ndërtimin e vendit të shkatrruar nga tërmeti ,ju kriheni si kurvat mbi gërmadha .Nuk ndihmohet shqipëria me sulme destabilizimi në kohë të bashkimit ,duke dëmtuar dhe rrugët e integrimit në BE ,me shpifje , dhunë e kaos për të futur gjithë shoqrinë në depresion,për prishje të interesave tuja .Distancohuni nga lojrat e Berishës, Lulit apo Ilirit.

  • Zoti Bedri pershendetje !
    .
    Do kisha deshira ta lexoje kete koment .. te ktheje per kortezi nje pergjigje si e mendon ti ..pasi shume here e kam kerkuar nje gje te tille:

    E PARA:

    Ju mbaheni nje nga korifenjte ne perpjekjet per pamvrasine e Kosoves dhe midis teje dhe Edi Kristaq Rames (E.K.R) ka nje date qe ai u be tradhetar i kombit dhe perdhoses i votuesve te tij dhe kjo eshte data 16/04/2014 ku Edi Rama në Kukes në përvjetorin e Kosovës thote:
    “Shpreh mirënjohje të thellë dhe për Sali Berishën e PD, kur ishte në qeverisje, si pjesë e përbashkët shqiptare për pavarësinë e Kosovës dhe për të arritur në këto ditë.(te kujtoj qe pasi mbaroi kete shprehje Rama gjithe salla ja beri AUUUUUU !!) por asnje nuk e hapi sqepin..
    Pra nga viti 2014 deri ne fund te 2018-es ju qe e keni quajtur Bash -Serberishen NENTOKA SERBE keni fjetur gjume..etj
    .
    E DYTA:

    Jo vetem ky rast pervers por do permendja disa fakte pikante qe ne sundimin e Sulltan Rames Pare qe ai duhet te ishte zbuar me kohe nga vete PS-ja dhe Bedrinjte e saj:
    .
    – U zotua per anullimin e VKM te paligjeshme te Serberishes nga korriku-shtator 2013..rezultati…ZEROO
    .
    U zotua per kthimin e godines Shqupit Ministrise mbrojtjes….rezultati…ZEROO
    .
    Mund te permend dhe 100 zotime te tjera qe kane rezultat Zero…per efekt kohe dhe vendi nuk po i shtjelloj
    .
    E TRETA

    Jane disa veprime te tij kriminale me kuptimin e plote te fjales ( mund te rradhis dhjete prej tyre ) qe jo vetem tregojne ndyresine e tij por dhe te miqve tane nderkombetare qe duket qe fshihen pas Rames:
    .
    .E kam fjalen per Karnadezin Vishink Ajazin i cili ka qene jo vetem truri i Gazidedes..jo vetem dixhitali ineligjent dhe kriminal i Berishales por dhe nje Kale Troje i lobeve serbo-greke ne sallonet e Washingtonit-Brukselit ..Parisit & Berlinit qe bejne ligjin qe nga 1992 ne ate vend..
    .
    E FUNDIT:

    Sinqerisht zoti Bedri a mendon se ky Oligarku i Qeverise Makute sipas stilit te PPP-ve te Tony Blerit vepron me koken e tij apo eshte si ai Jetimi i Shtepise Femijes te Lulkuqet mbi Mur qe pasi e rrahu kujdestar surratpatatja lotonte duke thene : PSE UNE ZOTI AMBASADOR ?
    ___________
    .
    …ne vend te mbylljes
    dy keshilla per Bedriun tone
    .
    Nese nuk e shikon qe fytyra e vrerosur e Rames ka marre ngjyren e 8 Majit 2011 kur ambasadori Arvizu dukshem i vodhi fitoren duke ja dhuruar “mikut tuaj te nentokes serbe” hollandezit te parfumosur atehere me fal se po te them por ju po beni nje veprim antikombetar…
    .
    Nese ju nuk parashtroni nje platforme se cfare duhet te beje ai popull….ajo shoqeri civile per te dale nga ky kolaps qe eshte me ‘DARK AGE” ne historine kombetare…… eshte me mire te mos shkruani por hani ne ndonje qoshe ate pension bashke me benefitet per keto artikuj qe duken si shqelm nga mbrapa nje xhenazeje para varrit..

    .Keqardhje !
    .

    .-

  • Si thote Bedriu:
    “Herën e parë nga kundërshtari i tij politik, Lulzim Basha, i cili, papritmas, pa e ditur as vetë përse, bëri gabimin e tij fatal, duke braktiur parlamentin dhe duke marrë zvarë pas vetes edhe aleatët e tij..”
    Ka pazare kjo pune o Bedri. Heren e pare u moren vesh me 15 milione euro, ndersa kete here Luli kerkon pjesen e koncesioneve.
    Ramuti ka bere me shume koncesione e PPPse Luli e Berisha bashke. Ngriti dhe incineratoret e plerave qe u betua se do i zhdukte..
    Mos bej si naiv. Te gjithe keta kerma jane ne lufte si bishat kush do shqyeje viktimen popull.
    Populli i mjere qe akoma nuk po e merr veten dhe pse i rane ndertesat ne koke, akoma nuk i merr ato gure e ti thyeje ne kokat e ketyre qelbesirave.
    Njelloj si Gerdeci..ulin kurrizin dhe falenderojne kriminelet

  • Asgje e re nga fronti i perendimit, o Bedri. Nuk do te keni asnjehere sukses ne fushaten tuaj po nuk paraqitet nje alternative. Per Ramen pa frike mund te thuhet: Eshte shume kot, por te tjeret as qe vihen ne kandar! Duke pasur parasysh kushtet ne te cilat e mori Shqiperine me 1913 dhe 1917, duke pasur parasysh nivelin e pergjithshem kulturor, demokratik dhe qytetar te popullit shqiptar, Rama eshte më i miri i mundshem. E pate ate inxhinjeren e vjeter Luljeta Bozo?! U duk sikur ishte nje jashtetokesore! Nga menyra sesi fliste, sesi i shtronte problemet dhe sesi u jepte rrugezgjidhje. Shqiptaret mbeten me goje hapur! E pra para 30 vjetesh si Bozo kane qene me mijera inxhinjere, mesues, agronome, mjeke. oficere etj etj te cilet demon-kracia i injoroi. Sepse u duheshin biznesmenet bandite. Shumica e ketyre kuadrove ose u lane ne mizerje, ose moren rruget e mergimit. Mjafton te krahasosh nivelin e depueteteve te 1991 – 1992 me keta te sotmit dhe e kupton se ne çfare derexheje ka perfunduar vendi. Ne keto kushte Rama duket dhe eshte me i miri i mundshem. Ky eshte niveli i Shqiperise sot dhe nuk mund te kerkosh dhe te presesh me shume. Boll te shikosh nivelin e medieve – kazan. Te Fevziut, Shkullakut, Bushatit, te atij orangutangut qe nuk po me kujtohet emri etj etj dhe kupton gjithçka. Edhe “Dita” per pak do te ishte kthyer edhe ajo ne kazan, po mire qe ka Viktor Malajn dhe Ben Duken qe shkruajne ate qe mendojne, pa u influencuar nga shefat dhe pronaret, qe vazhdon ende te lexohet me interes. As shoqeria, as pushteti i katert, as i ashtuquajturi popull nuk ka te drejte te kerkoje dhe prese me shume nga Rama. Perpara duhet pare vetja ne pasqyre. Rama eshte produkt i ketij realiteti. Prandaj eshte e kote te rrahesh ujet ne havan.

  • Bedri, Bedri ,dhe Thano !
    E’ sterroset g.Dita , e kthyet në natë , me lajme të rreme kundër kryeministrit dhe qeverisë më të suksesëshme të 30 vjetve fundit ,një e nga një ,hajdeni dhe festoni shërbimin tuaj antikombëtar ,së bashku me thanon ,të dy si axhent të vjetër Rus ,jeni në panik nga ngritja e organeve te reja të drejtësisë hetim që nga shekulli .Por Nuk do mund të riktheni më parajsën tuj të tupanve falëse të luftës kundër Edi Ramës në medjat shqiptare ,por kryesore te vota e popullit..

    Thirrjet Bedri -Thano ,jan presion hakmarrës i hapur Berishës ,Ilirit ,Lulit për dizinformim opinjonit publik ,kur vetë e shikon punën e madhe të qeverisë ska nevoi për dezertor si ju ,ashtu siç nuk ka nevojë për përfitues në kurriz të fatkeqësisë ,apo përhapje paniku në kohë e liftës e të tërmetit që na ra e na pllakosi në ZI si komb .

    Kombi nuk ka nevoj as për gazetar të llagëmit që paralejmërojnë ndëshkimin e qeverisë apo përplasen me Ramën në kohën e mobilizimit dhe luftës për zhdukjen e pasojave të tërmetit të gjithë qeverisë e ndihmën e ndërkombëtarve për ndërtimin e vendit të shkatrruar nga tërmeti ,ju kriheni si kurvat mbi gërmadha .Nuk ndihmohet shqipëria me sulme destabilizimi në kohë të bashkimit ,duke dëmtuar dhe rrugët e integrimit në BE ,me shpifje , dhunë e kaos për të futur gjithë shoqrinë në depresion,për prishje të interesave tuja .Distancohuni nga lojrat e Berishës, Lulit apo Ilirit.

  • Zoti Islami !
    Shqipeia eshte vazhdimisht dita dites ne disheze .Dhe kjo vjen se:
    OPOZITA dhe MAXHORANCA NUK KANE QENE KETO TRE DEKADA ,ASNJEHERE KUNDERSHTARE POLITIKE ME NJERA TJETREN .
    Keto jane kundershtare te vertete me njerin tjetrin ,vetem atehere kur i cenohen monopolet e tyre .

    Zhvillimi i shqiperise do vije vetem atehere ,kur opozita dhe maxhoranca te jene kundershtare te vertete me njera tjetren ..Llafet e shumta z Bedri jane fukarallik .

    Ja nje shembell.te fresket :

    Kemi lajmeruar para termetin opoziten , tna ndihmoje te ngreje zerin per prapslliqet e mos zbatimit te ligjit dhe korrupsionit per VANGJUSH DAKON.. Tema eshte e thjeshte teknikisht per tu pare ,e kane me emer ,me ze e me figure ,per pashahin Vangjush DAKO ,.Konkretisht :raportime per opoziten !!??!!
    Vangjush Dako ka prishur te gjitha vend strehimet qe kane qene ne trojet shteterore per fitime ndertimi ne m2

    Vangjush Dako ka vjedhur troje shteterore si ne mall te babes si ne durres dhe buze detit ne plazh , ne rere truall shteterore ,po per perfitim monetar .

    Vangjush Dako ka firmosur ne fillim leje ndertimi per 7 kate dhe me vone kane perfunduar ne 12 kate . 5 a 6 metra larg shtepiave perdhese ??.pa i levizur qerpikun fare ,ku as edhe ne ishujt zulu nuk ka ndodhur .

    Ju besdisa i nderuar Bedri Islami , ku opozita eshte informuar disa here per ceshtjen DAKO , ska reaguar fare cuditerisht ” pes me hic e vuri vize ” ??,kjo eshte prova ,qe opozite nuk eshte ne binare ,dhe bashkepunon nen rogoz me maxhorancen .. Mos pret opozita te reagoje, te ngreje zerin ,mbasi Vangjush Dako ti veri flaken Durrsit dhe plazhit ,qe vetem plazh nuk eshte .? ?Por fatkeqesisht e ha dhe rendon mbi popullin shqiptare ,si ne ne viktima te pa fajeshme ,dhe te renies ekonomike sidomos ne plazhin e Durrsit ,ku te jeni te bindur , nuk do vije ne te ardhme as edhe nje turist ne kete zone ,me keqeardhje .
    Faleminderit per shkrimin z Bedri .:

    • Zoti Adih !

      Ke te drejte ne nje fare menyre qe pozita dhe opozita jane “byth e breke” por ty te ngeli goja te DAKO ashtu si uluret berisha me lulet e tij pas termetit.
      .
      Ate DAKON “tend” deshiroj ta shoh ne burg te perjetshem se e meriton por mos harro se para tij Monstra e Viqidolit ka bere 10000 here me shume se Dako qe ne kohen e Bashkim Kopilikut qe Adih-at edhe pse ai me berishen ishin miq me CUNAT E ENVERIT ju e prute ne pushtet
      .
      Kqyre kete” Dakun” e PD !!

      ( koment per bASHKIM kOPIKUN Daku-n e pare te PD kur sulmoi shenjtoren Lujeta Bozo)

      Nese do shohim cfare thote Enciklopedia per kete Berishist te fandaksur ajo eshte shkurtimisht si me poshte
      …..
      Bashkim Kopliku – zëvendëskryeministër dhe ministër i Rendit Publik

      Kryetar i Komisjonit Parlamentar te ekonomise (1995-1997) pra ne kohen e fajdeve

      Kryebashkiak i Durrsit 1991-1992
      Eksperienca publicitare ; ka bere mbi 600 artikuj dhe komente ne gazeta ….hajde intelektual hajde

      Me nje sy te vemendshem del se ky ka qene numri dy i qeverise Haleksandrit ,,ka qene bossi i Rendit Publik..ka qene bossi i Durrsit ne kohen fillimit te invazionit te tropo-berishisteve ne ultesiren Durres-Tirane…ka qene bossi ne Parlament i ekonomise ne kohen e fajdeve dhe luftes civile Veri Jug.. i takon qe nese behet nje gjyq Nurembergu per katastrofen biblike te Shqiperse pas demonkracise te 1992-it rradha e nazi-berishteve per egzekutim do ishte:

      1- Saleh Rrahmon Berishaj

      2-Heleksander Jorgaq Meksi

      3-Bashkim Mahmut Kopliku

      4-Bashkim Qenef Gazidede

      5-Azem Gomar Hajdari
      6….vijon

      ___________________________

      .
      Dhe nese do behej nje gjyq model kunder naziberishizmit ti do gjykoheshe per kete dosje kriminale si bashkpuntor i tij me i afert

      1. Organizoi dhe realizoi ngjarjet e 2 Prillit të vitit 1991 në Shkodër, ku vrau 4 vetë. Qëllimi ishte marrja e pushtetit , premtoi se do të zbulonte vrasësit por kjo ishte një përrallë si për të ndjerin Azem Hajdari.

      2. Shkatërroi industrinë e lehtë e ushqimore, industrinë e duhanit, panxhar sheqerit .

      3. Shkatërroi industrinë nxjerrëse e përpunuese të mineraleve e lëndëve djegëse që janë dhe baza ekonomike e vendit si industrinë e kromit, bakrit, hekur nikelit, të qymyrit, naftës. Uzinat e telave në Shkodër etj.

      4. Shkatërroi uzinat e plehut kimik për bujqësinë dhe gjithë bujqësinë.

      5. Shkatërroi të gjithë pemëtarinë.

      7. Organizoi luftën Veri-Jug në Shqipërinë e vitit 1997 pra luftën civile ku u vranë rreth ++3000 vetë.
      .
      8. Gjatë viteve 1995-1997 furnizoi me naftë Serbinë gjatë luftës në Bosnje Hercegovinë
      .
      8. Në vitin 1995 organizoi e vrau Remzi Hoxhën
      9..vazhdon rromani
      ..
      E fundit:

      Kopilik !

      Mos fyej shenjtoren Luljeta Bozo.

      ..se ajo eshte nje pasqyre
      qe tregon ndyresine e demonkracise tuaj…qe filloi qe me ardhjen e Bejkerit ne qershor1991 per show mediatik pasi ishte puthur me Millosheviqin ne Beograd ku krahas disa pikateve te errta qe bisedoi me jugo-serbet kishte dhe kartabjenken me vule qe ne ate vend te vihej ne krye dhendri i Milica Bullatvicit dhe miku i Biberoviqit qe ju Bashkim Kopilikeve ju trajtonte si shami qyrresh…
      ___
      .
      Pra Adih ne te semes shkofte Dako i PS por mos harro Daket e PD.. se pastaj kemi drejte te mendojme se hedh bomba per PS dhe kapsolla per PD.
      .
      Nese do mendimin tim
      muzika funebre
      qe luhet ne Shqiperi
      pas 26 nendorit 2019
      eshte kompozuar qe ne kohen
      qe ju antikamunistat e leshit ne kohen e Rajersonoviqit..
      Biberoviqit
      –Berishoviqit.
      .Hajdarovicit
      duhet te kishit ndare ideologjine e Enverit n
      ga shteti i Shqiptareve.

      ..Sepse ju bashke me ideologjine e tij qe kishte vdekur me kohe shembet dhe shtetin e kohes Enverit qe nuk ishte i tij por i kombit shqiptar..

  • Edi Rama Rama sigurisht qe ka mekate por te pakten nuk I ka dale kunder sheshit Reformes ne Drejtesi qe eshte e vetmja shprese per popullin tone te dale nga bataku ku e futen Berisha Nano dhe e gjithe ne.
    Edhe Bedriu ka kohe qe eshte bere pjese e e kazanit mediatik pergjegjes njelloj si klasa politike e korruptuar.

  • A nuk e kuptoni , misioni i Lul Bashes i urdheruar nga mentori i tij, eshte te shkateroje PD per t i dhene edhe nje mandat tjeter Rames , prandaj mos u beni naive kur shkruani se Basha nuk dinte se cfare bente , ai thjesht zbatoi urdherin e djallit

  • Mjelma e Durrsit ,, je spiun prej tropoje :@

    Mer e lexo me mire se cfare komentoj ,por me qe me akuzon si per te djathte e ke gabim .Une nuk kam shkuar as edhe nje here te votoj me beso .Se skam frike njeri .. Une nuk jam rrot CARI pa llogjike si ty .Me qe te vjen keq ty per Edi Ramen ,o spiun i diktatures ,po ta fal Edi Ramen ,mos haro po te fal dhe Sali larqoftin ..Nivel i ulet je o hamdi spiuni .
    Ruajna trute e kokes o zot ,se na ke puq me nje tufe budallenjsh te peshtire e pa llogjik. , prandaj jemi ne kete gjendje te rend ne kete tranzicion post komunist .

    • Me gjithe respektin per kurajon tende civile zoti @adih, kesaj here me vjen keq per damken e rende qe i ke ngjitur (ar)mikut tim. Te ngatarrosh Deden me Hamdiun e Deges, kjo do te thote qe te mos i kesh ndjekur me vemendje replikat tendencioze midis tyre. Deda mund te jete vertet nga Tropoja apo zonat veriore perreth, por kjo nuk do te thote se ai ka qene personi qe shoqeronte Reiz Malilen ne Kube 9 dhjetor 1990 gjate bisedave me Fidel Kastron. Me i kthjellet heren tjeter

      • I Nderua D.GJ.L

        Faleminderit per mbrojtjen qe me bete nga i tmerrshmi ‘ADIH’
        .
        me mire do pranoja te me shante kriminel se sa hamdi
        ,
        A E DI PSE ?
        ..
        SHKON TJETRI NGA ZGEQET E TROPOJES NE PEKIN ME PARET E ENVERIT..I JEPET MUNDSIA TE LUAJE TOPA BORE ME BUSHIN E VJETER..DHE TALL XHAXHIN E TIJ ENVER..
        ..
        JAM DAKORD QE KY HAMDIU I KOVERTUAR NE ALBAN TA SHAJE XHAXHIN E TIJ..POR CFARE DUHETE TE THONE ATA QE HANIN BUKE MISRI ME SH’LLINE SI PUNA E IMJA E ADIHUT ME DED GJON LUL BASH LLESHIT ?

        ;

        Hamdi Alban Dega: Kujtime të gjalla për një mik të madh

        Miku i madh i shqiptareve, strategu qe shembi komunizmin, nje amerikan e lider i madh boteror Xhorxh Bushi plaku u shtrua sot ne nje spital te Hjustonit per nje ftohje te lehte! Ne moshen 88 vjec.
        Xhorxh Bush eshte profesori im qe me beri qe ne moshen 27 vjecare te doja SHBA-ne si vendin tim!
        Nuk harroj kurre tek loznim me topa bore me Z. Xhorxh Bush, bashkeshorten dhe bijte e tij ne Universitetin e Pekinit ate dite janari te vitit 1976.
        Nje burre i pashem, nje burre skofnar, nje burre i madh shteti lozte me topa bore me ne stiudentet shqiptare si me bijte e bijat e tij. Shoku yne Alfred Sejdia, ne ate kohe student e me vone ish- shef personeli ne Ministrine e Jashteme te Shqiperise, pa dashur kishte marre edhe nej guralec te vogel bashke m boren dhe e godet objektivin e aparatit te Bushit, duke e thyer.

        Te gjithe u shtangem nga keqardhja, bashke me shoket mi te shkolles Fatmir Xhaferrin, Alfred Sejdiun, Ilia Pecin e Tasim Kokonen, Iljaz Spahiun…. Vrapuam drejt tij duke i kerkuar falje me gjithe e kishim te ndaluar rreptesishte e mund te perjashtoheshim nga shkolla e ktheheshim pako postale ne Shqiperi nese kontaktonim ose flisnim me nje amerikan apo me nje rus.
        Sikur te mos kishte ndodhur asgje Xhorxh Bushi na drejtohet duke qeshur me gjithe shpirt:
        – Ah djelmosha shqiptare, ah miqte e mi shqiptare mos u beni merak. Nuk ka dasem pa mish e beteje pa viktima, sic thoni ju shqiptaret, Ne fund te fundit nje xham i vogel u thye! Aksidente ndodhin perhere!
        – Jo Zoti Bush, ne kemi burse dhe do tu shperblejme per demin qe u shkaktuam pa dashje…
        Ai gati sa nuk u mek nga e qeshura…
        – Jo miqte e mi shqiptare…. Ky aparat eshte prone e qeverise amerikane dhe per demet ajo paguan… Pastaj une per fat te mire nuk jam pa pare…
        Xhorxh Bush ne ate kohe ishte Shefi i Zyres se Nderlidhjes dhe Informacionit te SHBA-se ne Kine, pasi akoma Amerika nuk kishte lidhje te plota ne shkalle ambasadash me Pekinin. Pra ishte gati gati si nje ambasador amerikan ne Kine. pastaj do te drejtonte CIA-n amerikane.
        Kujt ti besonim: syve e vesheve, shpirtit, mendjes sone dhe realitetit qe kishim perballe apo dokrrave te Enver Hoxhes per “imperializmin amerikan… qe e kishim ne griken e topit!!!
        U perqafuam si te ishte prindi yne! Qe ate dite ai u be ne fakt miku yne i madh.
        U thye nje xham… Nisi nje miqesi!
        Sa here vinte ne universitet e pershendesnim e na pergjigjej si nje mik i madh! Mik i madh i nje populli e kombi te vogel qysh ne kohen e koleres antiamerikane ne Shqiperi!
        .
        E KUPTOVE PSE PRANOJ
        TE ME SHANTE ME MIRE
        KRIMINEL SE HAMDI ?

        TUNG !

  • MJAFTON TE DINI QE NE KRYE TE PUNEVE SHKELQESIA E TIJ rama i pare KA VENE TE ME TE NDERSHMIN NDER TE NDERSHMIT z. ben ahmetaj DHE GJITHCKA KTHJELLTESOHET. PARATE ME SIGURI DO TE SHKOJNE NE VENDIN E DUHUR. D.M.TH NE XHEPAT E TYRE.

  • Faro, Zheji, Lubonja, Rakipi,Lehesi apo Bushati do ta kishin zili kete shkrim o Islam.Si misionar i opozites jepi ca keshilla Lulzimes qe te reflektoje dhe te behet Kryeminister qe bashke me Berishen dhe Meten ti permbysin reformat ,qe ka bere kjo Qeveri deri tani duke perfshire dhe Reformen ne Drejtesi, se per ju Edi Rama nuk ben asgje ,vetem po vjedh. Po si s ju vjen turp ju te Gazetes Dita kaq shpej haruat kriminelin ,qe nuk ngopet se shikuari gjak me femijet e babezitur ,e bija nga njera ane bente biznes dhe pastaj e firmoste i jati, apo i biri me canten e zeze nuk ngopej me pare deri vrau 26 vete ne Gerdec dhe nuk i hyri asnje gjemb ne kembe.Po sigurisht dhe Rama per ju njelloj eshte ,zbulim i madh oxhaku 30000$ pastaj 18000$ deri sa dolet bllof nuk ishte ne shtepine e tij.Kur keni kaq fakte te reja cdo dite, cojini ne Prokurori dhe mjaft u moret me thshetheme se jeni bere si gorre me keq se RD , 55. apo Koha Jone qe nuk i blen dhe nuk i lexon me njeri.

  • Eshte e kot te merresh e te folish per Ramen! Ai e mbylli karrieren e tij me gishtin perpjet per popullin shqiptar, ne mes te Femijeve !
    S’ka nevoje as emerin t’ia permendin ! Shpirti shejtan eshte ma mire…
    Shoqeria civile shqiptar ka shume njereze qe punojne cdo dite : ma mire te flasim per ta, per njerezet te afte ne jete e jo per parazitet qe jetojne ne kurriz te popullit pa asnje dite pune ! Stop me profesionist te politikes edhe analisteve ad vitam eternam qe kotesiren e te pareve tjerrin nate e dite per te na e ba ma te bukur, apo jo bedri zeza, ´pendantî i zi i atyre politikaneve pa te cilit nuk jeton hiçse nuk ka profesion tjeter!

  • Teksa lexon Bedranen, si ne tenovelat Turke ,nuk e di se perse i shkojne per shtat ketij populli keto skenare!Bedrana i pervishet “oligarkut” politik duke e paralelizuar ate me “yllin ne ngjitje” ku edhe sikur te ishte vene vertet ne sherbim te ketij populli e vendi i mjaftojne dy damka ajo e 250 milionave te rruges Durres -Kukes duke i vjedhur dhe e dyta vrasja e kater kokepalareve,per ti hequr vizen si politikan e jo me per te shpresuar tek vizioni i tij sharlatan ku si parti qe perfaqesojne kane vetem montazhet e vidiove dhe marrjen e pushtetit ne tavoline nepermjet takimeve apo vrasjeve nen frengjite Sainiane per te rrezuar me çdo kusht rrugen demokratike e per ta zevendesuar ate me rrugen demografike siç kane bere gjate ketyre 28 viteve e po bene edhe ti me kete shkrim te “ustait te madh” z.Bedrane! Edi Rama mund te kete plote gabime e te meta ne rrugen e tij politike ,por mos te harrojme kurr qe a hyri ne politike me nje mision te zbeje kete llum shoqerie qe drejtonte kete vend drejt hymneres me fatkeqesi ne te gjitha familjet duke lene pas 25 viteve qe shkateruan,pervehtesuan ,u bene milioner brenda nates e pasketaj filluan te vrisnin te ardhmen e njerezve te ketij vendi duke qene te bindur se Shqiperia eshte e tyre e shqipetaret ,skelleverit e tyre ku kush guxonte te shante nenen parti apo udheheqesin e saj ,ose hante leva kokes ose eleminohej pa zhurme !Ti Bedrane padyshim qe je ne mision por jo ne ate te atdhetarit por ne misionin qe te kane ngarkur, ku baltosja eshte baze per shkrime te tilla pa nxjerre ne pah kete lufte titanike e pa u solidarizuar tek shperberja e kupoles mafioze qe kishte kapur per fyti kete vend e qe kerkoni me çdo kusht qe te barazoni ate qe mori kete mision duke rrezikuar edhe vehten disa here deri ne shperberrjen e ketyre halabakeve komike qe pasi zaptuan e vodhen ç’ka deshen dynden malesine qe te zaptonte periferine e qyteteve si Tirana e Durresi duke u dhene urdher qe edhe detin ta thanin me gurre te rrende duke i marre rreren per ndertim duke menduar se ishte e vetmja rruge per te mos lene gjurme ne kete katrahure ku termeti i 26 Nentorit ishte ne miniature me bemat e tyre!Edi Rama eshte qytetari i vetem qe jo vetem i riktheu fytyren ketij vendi e kryeqytetit por edhe i dha e po i jep vendin e merituar ketij vendi ne arenen nderkombetare paçka se ishte nxjerre ne ankant per tu shitur nga ai qe ti sot e quan si fatkeqesi largimin nga parlamenti pasi sot me ndihment T’uaj ndoshta do ishte Saliu i dyte,paçka se Ju nuk doni te shikoni rrugetimin e tij ne ndryshimet rrenjesore te ketij vendit duke ju u erresuar syte pasi me siguri nuk doni qe Shqiperia te ribehet e te shkeputej nga kthetrat e bishave me egera qe e zaptuan e po e benin copa copa kete vend!Nuk ma do mendja qe mos te jesh nje gjendje qe te mos kuptosh se jemi ne nje sistem kapitalist e per pasoje nuk mund te ndertoshe socializem dot!Ndaj mos vini gurre nen rrotat e demokracise se kete rruge zgjodhem ne 90 ku fajin nuk ua kishte Edi Rama ! Ndaj lereni te ndertoje , se boll i shkateruar eshte ky vend duke u djegur e shkateruar nga bemat Saliniane e po te jeni kaq atdhetare kontriboni ne zhvillimin e saj jo duke sulmuar individin qe doni apo s’doni ju jenat e demokracise,po shtyn karron e shkateruar prej jush deri ne rriparimin e saj te plote e pas ketaj nese ndokush nga soji Juaj e ndjen vehten me atdhetar e me i perkushtuar e me ideal le te hedhe kanidaturen e ta munde ate jo me molotove nen rrote por me voten e popullit si e vetmja rruge legjitime ne demokraci !Eshte ose lajthitje dashakeqe ose miopi ky shkrim qeke bere Bedrane e qe per fat te keq jo qe nuk ka asnje efekt por perkundrazi ndikon pozitivisht ne ecurine pozitive te liderit, qe Ju i jini qepur me çdo kusht ta rrezoni pa futur ne llogari popullin por vetem vehten tuaj ne kete loje te piset si “mendimtaret” te ketij vendi ku te gjithe jeni ngujuar ne nje vagon e kerkoni me ç’do kusht ta rrezoni pa kuptuar fare qe hekurudhen e keni pa trare e shina sepse ju jane dashur per te ndertuar shtepite qe sot jane rrnuar nga fatkeqesia natyrore e qe sot demet nuk i paguajn ata qe duhet ti paguajne por qeveria me Edi Ramen duke i bere presion qe t’ua ndertoje edhe brenda nates,kur qeverite e drejtuara nga prijsi juej legjendar Berishe jo vetem qe kurre nuk ndertoi por prishi dhe nxorri nga shtepite familje te tere duke iu zene shtepite nen moton “toke e xanun”!Se fundemi me lejo ta mbyll me perkufizimin qe “Te gjithe derrat nje turi kane”!

  • Ah… Bedri. E keni rrit vetë Edi Ramen. E dinit mirë se është i poshtër, por mjaftonte të kishit pushtetin. E tash ça të duhet pushteti?Ban mirë me ikë edhe ti ashtu si po ikin të gjithë se tash po e mbush me refugjatë, mjafton të jetë KM.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *