Oligarku rus: Putini është i sëmurë me kancer në gjak

Amelda Amelda

Një oligark rus me lidhje të ngushta me Kremlinin i rrëfeu një kolegu perëndimor se Vladimir Putin është ‘shumë i sëmurë me kancer në gjak’, sipas Metro UK.

Miliarderi, emri i të cilit është fshehur për sigurinë e tij, dyshohet se është regjistruar fshehurazi në mes të marsit duke shprehur përbuzjen e tij për pushtimin e Ukrainës nga presidenti rus.

Në regjistrimin, të siguruar nga News Lines Magazine, ai tha: Putini shkatërroi absolutisht ekonominë e Rusisë , ekonominë e Ukrainës dhe shumë ekonomi të tjera – i shkatërroi ato absolutisht.

‘Problemi është me kokën e tij. … Një i çmendur mund ta kthejë botën përmbys.’

Ai ishte pjesë e një ‘rrethi të ngushtë prej 20 ose 30 personash’ me të cilët Putin u takua në ndërtimin e aneksimit të paligjshëm të gadishullit të Krimesë, tha për revistën një ish-shef i sigurisë evropiane.

Biznesmeni thuhet se kaloi pjesën më të madhe të bisedës 11-minutëshe të regjistruar duke pyetur kolegun e tij, se si mund t’i mbronte investimet e tij në Evropë nga sanksionet perëndimore.

Dhe në një moment tha: Ne të gjithë shpresojmë që ai të vdesë nga kanceri i tij ose nga një grusht shteti i brendshëm.

Shumë oficerë të inteligjencës thuhet se e interpretuan komunikimin si konfirmim se presidenti i tyre ishte me të vërtetë në një gjendje të rëndë.

a.m/dita

Share This Article
1 Comment
  • Do jet fat për njerzimin që sëmundjet ti çojnë sa më par në varr Putinët bashkë me çmënduritë e tyre njerzimçfarosëse. says:

    Martë hak sëmundja ndaj këtij përbindëshi njeri ngrënës, produkt satanik i kryqëzatës së borgjezis ndërkombëtare kundër komunizmit që e përkrahu politikisht , ekonomikisht, ushtarakisht pjellën e vetë antikomuniste, Putinin, në krye të Rusisë për të zhdukur përfundimisht farën e komunizmit në Rusi dhe në botë por

    nuk parashikoj që , si Hitleri, para luftës së dytë botërore, që borgjezia e pregatiti si qenin ujk që do të shqyente bolshevizmin në BRSS dhe komunizmin në botë, dhe qeni ujk Hitler këputi zinxhirat e borgjezis dhe ju vërsul vëndeve kapitaliste që e ngjallën edhe e ushqyen, dhe

    qe fat për njerzimin ekzistenca e komunizmit në BRSS, në Europë , në Kinë dhe gjthëandej në botë që mposhti makinën ushtarake të Gjermanis naziste dhe aleatëve të saj, Italis fashiste dhe Japonisë militariste.

    Edhe përbindshi Putin, si Hitleri, që do të shqyente përfundimisht komunizmin, mbas luftës së ftohtë, doli nga kontrolli i borgjezis ndërkombëtare që e ushqeu dhe e forcoj kaq shumë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht sa që pretendon jo vetëm rikrijimin e perandoris së dikurshme të carëve rusë por do që Rusia e oligarkëve kapitalistëve ti imponohet gjithë botës me pretendime agresive ekonomike, politike dhe ushtarake tej kufive të ish perandorisë cariste dhe është bër rrezik jo vetëm për sistemin e konsoliduar kapitalist botëror por edhe për ekzistencën e të gjithë njerzimit duke kërcënuar për ditë me çmëndurin e luftës bërthamore në qoftë se ai Putini do të pengohet synimet e tij agresive.

    Njerëz, borgjezia në kryqëzatën e saj kundër komunizmit polli në shekullin e kaluar të çmëndurin Hitler që i vuri flakën globit me luftën e dytë botërore.

    Përsëri borgjezia këtë shekull, në kryqëzatën e saj kundër komunizmit polli dhe ngjalli përbindshin Putin , që si Hitleri, do të shpjer botën në luftën e tretë botërore që do të jetë e fundit për njerzimin dhe në sistemin Djellor do të shfaqet edhe një planet tjetër i kuq përveç planetit Mars ku nuk do të ketë jetë të gjallë dhe nuk do të ketë as luftë të katërt që simbas Ajnshtajnit do të bëhet me shkopinj.

    Mbase do jet fat i njerzimit që këtë produkt makabër të borgjezis ndërkombëtare në kryqëzatën e saj antikomuniste, sëmundja ta çoj sa më parë në varr bashk me çmëndurinë e tij të luftës bërthamore dhe ukrainasit, finlandezët, rusët të gjithë popujt në botë të jetojnë të qetë në shtëpitë e tyre , në vëndet e tyre pa u bër vrasës të njeri tjetrit për hir të çmëndurve, Putinve dhe Hitlerve ……që edhe sot duan të ringjallin perandoritë e ngordhura burgje popujsh që historia dhe njerzimi për të mirën e tij i zhduku për të mos u kthyer më kurr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *