Olio dhe Stelio rikthehen, por ndryshe…

Dita

Dyshja ikonë  e filmave komikë, Olio (Stan Laurel) dhe Stelio (Oliver Hardy) do të rikthehen në ekranin e madh jo si aktorë, por si personazhe.

Filmi biografik kushtuar legjendarëve të komedisë së viteve 1930 – 1950 do të interpretohet nga dyshja Steve Coogan dhe John Reilly, të cilët paraqiten me një ngjashmëri të pabesueshme me personazhet.

Formati kinematografik do vijë si prodhim i BBC Films.

Filmi në fjalë do të sjellë historinë e një miqësie të jashtëzakonshme, gjatë turneut të fundit të tyre në Britaninë e Madhe.

Një vëmendje e veçantë në film mësohet se do t’u jepet edhe dy bashkëshorteve të aktorëve, duke i dhënë kështu rëndësi një sfere jo shumë të njohur të dyshes së paharrueshme të komedisë botërore.

s.a/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *