Oliver Ivanoviç dërgohet në burg

Saimir Lleshi

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviç, është dërguar në burg.

Lajmin për Ivanoviçin e ka konfirmuar avokati i tij mbrojtës, Nebojsha Vlajiç, i cili ka pranuar se klienti i tij është dërguar në burg, raporton RTS, transmeton Telegrafi.

Ivanoviç është dënuar me nëntë vjet burg për veprën penale të krimeve të luftës, të kryera në këtë qytet në vitin 1999.

Ndërkaq, nesër në ora 11 në Mitrovicë, është paralajmëruar se do të mbahet një protestë nga serbët, kundër vendimit të Gjyqtarëve të EULEX-it në Gjykatën Themelore në Mitrovicë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *