Olldashi: Do t’i kushtohem misionit opozitar të PD

anazapta

Në prag të hapjes së legjislaturës së re parlamentare, Sokol Olldashi shpreh në Facebook falënderimet për bashkëpunëtorët dhe mbështetësit gjatë tetë viteve në pushtet. Olldashi, i cili gjatë dy mandateve qeverisëse të demokratëve ka mbajtur postin e ministrit të Brendshëm dhe atij të Transportit, thotë se do t’i kushtohet tashmë ndërtimit të një kauze morale opozitare. Bashkëngjitur, Olldashi poston edhe foton e kabinetit, shpërndarë pak ditë më parë nga kryeministri Berisha.

“Nesër fillon punë parlamenti i ri. Ndaj, doja sot të shprehja mirënjohjen time për mundësinë që pata në këto tetë vite, të jap kontributin tim në qeverisjen e vendit, qoftë në Ministrinë e Brendshme, qoftë në Ministrinë e Transportit dhe Punëve Publike.
Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme për mua. Nuk është e udhës që të bëj sot një bilanc, sepse u takon qytetarëve të këtij vendi të bëjnë vlerësimin për mua dhe për secilin prej kolegëve e mi. E sigurt është që kam dhënë maksimumin tim.
Dua të falënderoj të gjithë demokratët për mundësinë e pakrahasueshe që më dhanë për t’i përfaqesuar në dy dikastere të rëndësishëm, dua të falënderoj strukturat e Partisë Demokratike për mbështetjen e vazhdueshme, të falënderoj kryeministrin e vendit për besimin.
Dua të falënderoj edhe të gjithë deputetët me të cilët kam ndërvepruar në këto tetë vite, mbështetësit dhe oponentët dhe t’u shpreh vlerësimin tim maksimal.
Së fundmi, dua të garantoj të gjithë demokratët se, akoma me më shumë vullnet dhe energji, do t’i kushtohem misionit opozitar të PD, ndërtimit të një kauze morale opozitare ku të gjejnë veten shumica e qytetarëve shqiptarë”, shkruan Olldashi.

qeveria berisha

Share This Article
17 Comments
    • Ju vraftë Perëndia mor gangsterë, hajdutë e kriminelë që e katandisët Shqipërinë në mjerim!
      Sikterr e mos ua dëgjofshim emrin!

  • O Thuthuq … o vogelush i bllokut , mos haro te mirat qe perfitoje me gjyshin tend anetar i K.Q. te PPSH-se, plazhet apo xhirot me makine kur ne nuk kishim as bicikleta.
    Nuk ke goje te flasesh per Z.Rama, se Ti ja ke pa lezetin ish-sistemit komunist ashtu si Bab Sala Krimineli …. pra sot mbylle gojen dhe mbaj jarget nga goja dhe behu gati te shkosh ne gjyq per vjedhet marramendese qe ke bere.

  • o Kol,

    fillo te cmontosh partine e punes brenda PD se pari pastaj … bej opozite – keshte eshte kur ta fut plaku salep te vjen me plas… prandaj me mire mbylle dhe rri e medito.

  • Se c’fare malli je te kemi pare. Me mire struku ne ndonje qoshe dhe mos u ndje se qenke me fat qe ke punuar ne keto pozicione kaq te larta, jo se e meritoje apo ishe i zoti.
    Ben mire qe te heshtesh.

  • Lexo:

    Ky Thuthuq … Ky vogelush i bllokut , mos haro te mirat qe perfitoje me gjyshin tend anetar i K.Q. te PPSH-se, plazhet apo xhirot me makine kur ne nuk kishim as bicikleta.
    Nuk ke goje te flasesh per Z.Rama, se Ti ja ke pa lezetin ish-sistemit komunist ashtu si Bab Sala Krimineli …. pra sot mbylle gojen dhe mbaj jarget nga goja dhe behu gati te shkosh ne gjyq per vjedhet marramendese qe ke bere.

  • “…do t’i kushtohem ndertimit te nje kauze morale opozitare”,thote ky birboja. Ptu! Vetem mbi moralin nuk mund te bazohet partia e tij antimorale. Partia e ketyre dhe këta nuk e kane llogaritur kurre moralin ne ‘kauzen’ e tyre. Morali ka qene vite drite larg çdo hapi qe kane hedhur. Ne themel te moralit te ketyre funderrinave ka qene bashkepunimi me krimin,vjedhja, vrasja, mashtrimi,genjeshtra… Nuk lulezon dot asnje kauze morale ne ketë truall. E mbysin barerat e antimoralit mbi te cilat u krijua,u organizua dhe zhvilloi revanshin e vet kjo parti dhe kopeja që e përbën. Nuk di te kem degjuar per 23 vjet ndonje zë idealisti ne ate parti? Morali ndertohet dhe kultivohet nga idealistët o kopuk!? Kurre nga soji yt! Soji yt nderton vetem kauza te tipit mafioz. Ju jini vrases te moralit shqiptar dhe béni mire te mbyllni gojen se s’ju beson askush… Kini mare fund politikisht, juridikisht ju pret ndeshkimi ndersa moralisht kini ngordhur me kohë…!

  • Te lumte Olldashi .Le te flasin komentuesit e Ps sa te duan forconi demokracine ne Shqiperi se eshte rreziku I ardhjes prap te sistemit Komunist.Aktivizoni dhe djalin e Azemit se besoj do jete trim si I ati.ky eshte nje mendim I imi.Oldashi le te flasi sa te pellcasin qendroni te bashkuar.

  • Shikojeni me vemendje foton fshatareske te qeverise me ordinere qe ka pasur Shqiperia , duket sikur kane dale te foto Casti ( Foto Lugati),ish rruges per te Pazari i Ri. Dyshet me te bukura jane Sala qe e ka marre ana me shoqen Bregu me nallane bu, mire jane dhe Halimi qe punon me mishell dhe i ka kandelet e lagura me Aktorin e Nenedeses 105 qe u shit per skrap nga Imami, qe po i kalon gomari me dru poshte kembeve e keshtu me rradhe, njeri me i dhjere se tjetri. Te gjithe keta kane nje gje te perbashket, jane te tmerruar dhe duket sikur jane para toges se pushkatimit, se shpejti do te bejne buje neper bangot e te akuzuarve per kriminele dhe hajdute.

  • Ka shume Palluqe, i cili u hapte rrugen makinave te funeralit ne Tirane, qe jane anetare e simpatizante te Kumunistit dhe Sekretarit te fundit te Partise se DIKTATURES, Sali Ver Llapaqe Spiro Koleken e kane bere vella te Anetes , nenes se Edit, me kete tregojne qe jane te ardhur ne Tirone dhe nuk i njofin mire cunat e tirones le e rrit ne te. Kete e besojne se e ka thene doktori i bllokut Sali shpellari qe bridhte me kavanozin me shurre e mut te Spiros, Simonit , Hysniut, Ramizit dhe te perjetshmit Diktatorit Enver, shikojeni se i keni ne foto dhe do ti veme ne pavionin e Diktatures ne Muzeun Kombetar. Pervec kesaj detyre ai ishte dhe spiuni kryesor ne mjekesi me pseudonimin Penicilina, ku internoji Mesuesen e tij bashke me burrin e saj te nderuarit Dr. Milto dhe Dr. Margarita Kostaqi ( Margarita ka nderruar jete), keto shikoni ju shoke Komunista te PD.

  • amani o njeres kini din dhe iman …po lereni njerine e shkrete zemer katran te gezoje dhe ai pak qetesi shpirterore deri sa drejtesia ta dergoje mbrapa hekurave te shtepise pa qira dhe ti japi denimin me varje ose me kalbje ne burg deri se ta shikojme si rrezik vdekje neper shtyllat e tensionit te larte kete deshire na i ploteso o Edi me qeverine tende te RILINDJES SE 23 QERSHORIT 2013 E CILA ESHTE CLIRIMI I DYTE I SHQIPERISE…..

  • Koli, qetesohu…. Ka qene eksperience e jashtezakonshme qeverisja keto 8 vite…. Pse jo, ke vrare dhe prere dhe vjedhur….. Keni te gjithe si kabinet per prapa hekurave

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *