Në 6 mars të vitit të largët 1926 ka lindur aktorja, cila nuk jeton më, Violeta Manushi. Ajo ishte një nga ikonat e Teatrit Kombëtar të Tiranës, aktive edhe pas 48 vjetësh!
Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi (Ollga tek “Zonja nga qyteti”) ashtu edhe në dramë (Nica tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”). Numëron mbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Në muajin Maj të vitit 2004 ajo u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.
Ajo u nda nga jeta në 26 korrik të vitit 2007. Në ditëlindjen e saj dje, natyrisht që nuk u kujtua askush, as nga Teatri, as nga Ministria e Kulturës dhe as një shoqata e artistëve. Në këtë rrëmujë që është bërë në Shqipëri, kujt i bie në mend për Violetën.

Po ku te le rradhe sali muti,plehu e bajga,e ka privatizuar te gjithe shqiperine dhe rilindja rri e bon sehir,kjo rilindje as per vegen e vet ska rilindur dhe jo per 1 milion shqiptaret qe e votuan,cfare zhgenjimi….bravo edi…rilindem me mister 700.000 eurshin,kjo qe shpresa qe na dha rilindja..komplimentaaaa
E perjeteshme kujtimi i kesaj aktore te mrekullushme!! Violeta ne rolet e saj ne teater,e sidomos ne film,do te ngelen ne kujtesen time,qe aq shum i kam dashur,e vazhdoj ti dua,ti shikoj,e ti rishikoj!!!!
eh ….more shqpetar shikoni cfare kemi humbur, gjigandet e skenes legjendat qe nuk vine me,
po endemi si cifutet ne shkretetire e spo e rruan njeri