Olsi Rama emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Partizanit

Dita

Ashtu siç edhe ishte përfolur prej ditësh në shtypin sportiv, Olsi Rama do të jetë Drejtor i Përgjitshëm i ekipit të Partizanit. Zërat u forcuan pasi vëllai i kryeminsitrit ndoqi një kurs për drejtues sportiv.

Pas interesimit të mediave para pak ditësh, ai nuk konfirmoi asgjë, por zyrtarizimi i tij në këtë post konfirmohet nga burime të afërta pranë presidentit të Partizanit Gazmend Demi.

Prezantimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim. Olsi Rama do të pasojë Luçiano Moxhin, ish-drejtorin e Juventusit në këtë post.

Olsi Rama, ashtu si i vëllai që sot është kryeministër, ka qenë basketbollist.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *