Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur mbledhjen e përgjithshme të prokurorëve për të votuar kandidatët dy vendet vakante në KLP.
Mbledhja është duke u zhvilluar sipas rregullave të diktuara nga pandemia e COVID-19 dhe se regjistrimi i prokurorëve ka nisur prej mëngjesit.
Në garë për dy vende vakante janë 5 kandidatë, Albert Kuliqi, Elona Alvora, Eloida Goxhi, Zeqir Hoda dhe Moisi Duda.
Këta 5 prokurorë kandidojnë për dy vendet vakante të lëna bosh nga Besnik Cani dhe Arben Dollapi.
Ligjërisht duhet që të jenë të pranishëm 140 prokurorë, në të kundërt mbledhja konsiderohet joligjore sepse nëse nuk ka kuorum, prokurorët nuk mund të votojnë për përfaqësuesit e tyre në qeverinë e prokurorëve për dy vendet vakante.
o.j/dita

PROKURORI E PERGJITHSHME PREJ KARTONI.