Shoqata OMONIA ka kërkuar ditën e sotme ndjekje penale për kreun e AK-së, Kreshnik Spahiu, me pretendimin se është duke nxitur urrejtje dhe destabilizim në vend.Pas kësaj kërkese ka reaguar Aleanca Kuq e Zi, sipas së cilës, Vangjel Dule kërkon me këtë veprim që të fshehë takimet me eksponentë të “Agimit të Artë”. “Aleanca Kuq e Zi dënon deklaratat e Omonias së Vangjel Dules së PBDNJ-së dhe Ligoraq Karamelos, të cilët në koordinim me Spiro Kserën dhe Theofan Kaliviotin janë zyrtarisht themeluesit dhe financuesit e hapjes së degës së “Agimit të Artë” në Shqipëri. Deklaratat e Vangjel Dules, vasalit të Athinës, nuk i trembin shqiptarët, sepse Vangjel Dule reagon vetëm kur preken interesat e “Agimit të Artë”.
1 Comment
Kreshnik Spahiu Sinonim dhe bastion i vetem kunder krimineleve dhe fashisteve grek,Te inkuarojm qe puna e juaj e zjart me shum sakrifica te vazhdon,Ju vertetojm dhe sigurojm qe ka shum ,shum qe ju ndegjojn ,ju e dini ate dhe me deshiren e Perendis puna juaj te shperblehet dhe glorifikohet sa me shpejt, e dulet dhe ata hijena tjer ta gjejn ata qe lipin sa me shpejt.Pra me respekt te madh dhe pershendetje te sinqerta xhdo kujt nen sinonimin K.S