Basha shpjegon betejën kundër oligarkëve: Shpëtojmë 2.2 mld euro

DITA Online

Beteja kundër oligarkëve është një nga nismat, për të cilën opozita ka gati një projekt-ligj, që sipas Bashës do të godasë të gjitha aferat korruptive të qeverisë dhe do të shpëtojë rreth 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar emisionin “Open” drejtuar nga Eni Vasili tha:

“Vendi po kalon një situatë shumë të rëndë, veçanërisht në rrafshin ekonomik, pasi shqiptarët e të gjitha shtresave, e ndjejnë “darën” e shtrëngimit ekonomik, që është rezultat i aleancës së pushtetit me një grusht oligarkësh. Paratë e shqiptarëve po prodhojnë mirëqenie vetëm për një grup njerëzish dhe jo për të gjithë popullsinë. Kjo ndodh pasi ligjet shkelen dhe me ndërhyrjen e shtetit, kompani të caktuara, pas vetëm 48 orësh nga krijimi, merr miliona euro koncesione. Rasti i Klodian Zotos së inceneratorëve të mbetjeve, është një shembull tipik, që shpjegon edhe përfshirjen e politikanëve, në rastin konkret të ministrit Arben Ahmetaj, në këtë veprimtari mafioze. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme, ndaj në këtë situatë dramatike, duhet të marrim një masë dramatike, që të mos lejojmë që 2.2 miliardë euro para të shqiptarëve, të përfundojnë në xhepat e qeveritarëve dhe oligarkëve. Ligji synon ndaljen e këtij procesi dhe verifikimin me detaje të këtyre aferave, duke bërë sekuestrimin e pasurive të paligjshme dhe duke çuar para përgjegjësisë të gjithë zyrtarët që janë të përfshirë”, deklaroi Basha.

Lideri i opozitës pranoi se kjo nismë dhe ky projekt-ligj ka nevojë për një vullnet të qartë politik, që të vihet në jetë, por theksoi se do të jetë një nga prioritetet e tij, kur të vijë në pushtet.

 

V.L/ Dita

Share This Article
9 Comments
  • palacot e pdhese, njehere iken per lesh 2 vjet per ate lesh ligjin e dekriminalizimit ku u verdallosen dhe perendimi bashke me ps dhe tani duan te hedhin guralec tjeter ne lume per antimafian!!!!!!! hallin tek drejtesia e kane ndaj te mos tolerohet asnje devijim vemendjeje

  • Ne keto 2.2 miliard euro te shqiptareve, a jane perfshire 230 milion eurot e vjedhura nga shalengjitur Lul, ne Rrugen e Kombit?

  • Lulezim ti thua qe: te vij une ne qeveri se 2,2 miliard me duhen mua….po ik se le kokerren e namit.po ik se ska me budallenj te te besojn ty.Ti je dhe djal me shkoll thon..i zgjuar..po kaq gje nuk e kupton qe ste do me njeri…po ik o cun ne hall tend,ik se sje per kete pune ti..ik leri shoket te punojn.

  • Ne keto 2.2 miliard euro qe shpetohen,a ban pjese dhe perfitimet nga rruga e kombit.Nese jo .Lene kete muhabet se del i humbur.

  • Urime miku se te ka dal vellai nga burgu, vella Ermali mo. Shkoi ndonje vizite gjyshes Nexhi se ka kohe qe te pret e do te puthe ne balle e mbase te hedh edhe ndonje lek. Te fala Nexhit dhe Citen pallohe ne bithe me mire se nuk I shef as surratin prej majmuni.

  • Këto që thotë Basha janë të VËRTETA….kështu vidhen QORRAT E Shqipërisë nga POLITIQËNËT!!!!
    Shqiptarët duhet të kuptojnë se si vidhen saktësisht dhe kjo eshte 1 pjesë e vetme E MEGAVJEDHJES.

    Nqs do të fshehësh të VËRTETËN …..thuaje publikisht!!!

  • More Bashe, nje pyetje kam: Pse nuk i realizuat keto gjera kur ishit ne pushtet? Mos harro se keni qeverisur 8 vjet! Tashme, besoj se asnjeri nuk te beson me, sepse jeni thjeshte i pabesueshem!

  • Une nuk dua ta zgjas shume me kete njeri vetem ti them se Parimi i tij eshte : MOS BENI SI BEJ UNE,POR BENI SI THEM UNE……

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *