Opera “Skëndërbeu”në skenën e teatrit “Migjeni”

Gazeta Dita

Opera “Skënderbeu” ka mbyllur siparin e aktiviteteve në skenën e Teatrit “Migjeni” të qytetit të Shkodrës, organizuar në 100 vjetorin e lindjes së themeluesit të operas shqiptare, Prenk Jakova.

Mbi 100 artiste te trupës së Teatrit të Operas dhe Baletit, zgjodhën për të interpretuar fragmente të mbledhura nga origjinali i kësaj vepre të krijuar rreth 50 vite më parë.

Kjo vepër vazhdon ti qëndrojë kohës, pasi mjetet poetike dhe ato muzikore, janë mjaft të njohura për publikun shkodran thotë drejtoresha artistike, Zana Çela.

Shfaqja nisi me një dokumentar në video-projeksion, kushtuar jetës dhe kontributit të kompozitorit ndër vite, për të vazhduar me radhë repertorin e përzgjedhur prej afro 20 numrash.

Autoret e Operas “Skenderbeu” Prenke Jakova dhe Llazar Siliçi, subjektin e mbështesin  në dy fitoret luftarake si çlirimi i Krujës dhe beteja e Torviollit.

Nëpërmjet këtyre dy momenteve, përgjithësohet periudha 25 vjeçare e luftërave të popullit shqiptar të udhëhequr nga Skënderbeu.

Vënia në skenë u realizua nga një staf i gjerë profesionistesh dhe nën regjinë e Nikolin Gurakuqit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *