Silvio Berlusconi do të operohet në zemër javën e ardhshme. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku i tij personal, Alberto Zangrillo, në një konferencë për shtyp nga spitali “San Raffaele” në Milano.
“Analizat kanë vijuar deri ditën e djeshme dhe na kanë lejuar për të përcaktuar natyrën e problemit që ka të bëjë me valvulën e aortës. Quhet pamjaftueshmëri e aortës”, ka shpjeguar mjeku.
Javën ardhshme pritet që Berlusconi t’i nënshtrohet një ndërhyrje për zëvendësimin e valvulës së aortës, një operacion që do të zgjasë thuajsë 4 orë

Obobooo, Po te kishte shkuar Saliu ta operonte si kardiologu me i mire qe shkaterron zemrat e shqiptareve per te rregulluar ato te te huajve. Dr. Albeto! Thirreni urgjente kardiologun tone se e ka dhe mik Silvion ai, se Silvio i mesonte italishte ne konferenca shtypi se si te lejonte vajzat e bukura shqiptare te trafikoheshin ne Itali. E mban mend? Bobooo, u kthye nga Gjermania Saliu? Fundja le te dergoje Lirine te Silvo edhe ajo mjeke eshte. Miku ne keto raste ndihmohet.