Mbi 100 efektivë të FNSH e Shqiponjave blindojnë Krujën

Leda Hysa

Një megaoperacion policor është duke u zhvilluar në qytetin e Krujës.

Bëhet fjalë për një operacion anti-kanabis, ku për momentin janë angazhuar në terren mbi 100 forca të FNSH-së dhe Shqiponjave.

Qyteti është rrethuar nga 20 furgona të policisë, ndërkohë që po kryen kontrolle të shumta në zonat malore.

Në operacion marrin pjesë dhe drejtuesit e policisë së komisariatit të Krujës, por edhe drejtues nga Drejtoria e Policisë së Durrësit.

Ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera nga operacioni që sapo ka nisur.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *