Një operacion me përmasa të mëdha po zhvillohet që në orët e para të mëngjesit të së martës, prej departamentit të anti-terrorit grek në kryeqytetin e vendit, Athinë.
Sipas informacioneve të para, gjashtë persona janë arrestuar, si dhe janë sekuestruar sasi armësh dhe lëndësh eksplozive.
Burime nga Top Channel shprehen se bëhet fjalë për shkatërrimin e një organizate të ekstremit të djathtë, shumë pranë partisë naziste “Agimi i Artë”, e cila po përgatitej për të kryer akte terroriste.
s.a/dita
