Operacion antidrogë në Itali, shqiptari kapet me 50 kg lëndë narkotike

Herion Mesi

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në Itali ku në pranga ka rënë një shqiptar. Ky i fundit është i moshës 44 vjeç, por identiteti i tij nuk është bërë i ditur.

Operacioni antidrogë i policisë u zhvillua në Reggio Emilia dhe u sekuestrua 50 kilogramë lëndë narkotike. Droga ishte e llojeve të ndryshme, konkretisht 20 kilogramë kokainë, 23 kilogramë marijuanë dhe 5 kilogramë hashash.

Policia italiane vazhdon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale dhe ku do të trafikohej droga. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *