Në një operacion që është në vijim e sipër i SHÇBA për goditjen e një grupi shpërndarësish te lëndëve narkotike në Tiranë, është ndaluar edhe një efektiv.
Burime nga SHÇBA thonë se bëhet fjalë për një anëtar të Forcave Speciale RENEA, i cili tashmë është ndaluar.
Deri tani konfirmohet ndalimi i Real Lulit, pjesë e RENEA-s. Gjatë operacionit antidrogë u arrestuan dhe katër persona të tjerë. Operacioni policor është në vijim dhe pritet edhe informacion zyrtar nga policia për arrestimet.
e.sh/Dita
