Operacion antidrogë Shqipëri-Kosovë, sekuestrohen dhjetëra kg heroinë e kokainë

anazapta

Një operacion të gjerë antidrogë që është ndërmarrë mes dy shteteve, Shqipëri-Kosovë, ka çuar në sekustrimin e një sasie të konsiderueshme lëdësh narkotike të llojeve të ndryshme.

Mësohet se është bllokuar një sasi lëndë narkotike, heroinë dhe kokainë, e cila sipas të dhënave operative shkon deri në 80 kg, por kjo shifër mund të ndryshojë. Ndërsa numri i të arrestuarve deri tani është 5.

Nga të dhënat e para operacionale flitet për një ngarkesë prej 12 kg heroinë e 15 kg kokainë të sekuestruar në Fush Kuqe dhe mbi 50 kg heroinë e kokainë të sekuestruar në Kosovë.

Mësohet se droga është sekuestruar në Mamurras, ku mendohte se ka qenë dhe baza e trafikut, ndërsa në Kosovë ishte laboratori i përpunimit të drogës të ardhur nga Turqia.

Operacioni nisi mbrëmë

Mbrëmjen e djeshme në pikën kufitare të Morinës është arrestuar një person nga Laçi. Në makinën e tij u gjetën dhe sekuestruan 7 kg kokainë.

Më pas operacioni ka vijuar në Fushë Kuqe të Mamurrasit që çoi në arrestime të tjera në Laç dhe Prishtinë.

Ndërkohë, është ndërmarrë dhe një operacion kontrolli në disa banesa në zonën e Durrësit dhe në Tiranë. / ORA

Share This Article
4 Comments
  • —————————————————————-
    Vetem “vdekja” kriminelit Sali shpeton Shqiperine.
    —————————————————————-

  • Ashte heret per ta kuptuar shqiptaret se çfare krimineli ka kene Sali Berisha.Duhen vite deri sa te çduken te gjitha fijet e lidhjes me krimin qe ka pasur ai gjate gjithe aktivitetit politik te tij.E gjithe aktivitetin politik ai e ka bazuar mbi krimin mashtrimin, korrupsionin,trafiqet e ndryshme nga trafiqet e njezeve e deri tek droga,kafja, nafta..Kam frike se kur shqiptaret ta marrin vesh se kush ka kene Sali Berisha do te jete vone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *