Operacion kombëtar antidrogë, 30 të shoqëruar në Tiranë, Kukës e Shkodër

J L

Policia e Shtetit ka kryer në orët e fundit një aksion të gjerë në disa qytete të vendit, kundër kultivimit të drogës.

Mësohet se aksioni është shtrirë në disa qytete, pas hetimeve që kanë zgjatur për më shumë se një vit.

Deri tani bëhet me dije se janë shoqëruar 30 persona në Tiranë, Shkodër dhe në Kukës.

Ende nuk ka detaje lidhur me identitetin e personave që janë shoqëruar nga Policia, ndërsa burime bëjnë me dije se aksioni është ende në vijim.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur një prani të madhe të punonjësve të Policisë në rrugët e Kukësit, që duket se lidhen pikërisht me këtë operacion.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *