Hetuesit rusë zbuluan një tualet të zbukuruar me ar dhe sende të tjera me vlerë gjatë një operacioni për të goditur një grup të korruptuar efektivësh policie.
Komiteti Hetimor tregon me anë të një videoje të gjitha pronat e kontrolluara, shumë prej të cilave ishin luksoze dhe nuk justifikoheshin nga rrogat që merrnin efektivët nën hetim.
7 oficerë policie u arrestuan, mes të cilave dhe kreu i rajonit të Stavropol, kolonel Alexei Safonov.
Këta zyrtarë lejonin në mënyrë të paligjshme dhjetëra drejtues mjetesh të kalonin në pikat e kontrollit materiale të paautorizuara.
e.r/dita


njesoj si ketu ne Shqiperi. Ps vitit 1990, edhe ne Rusi edhe ne Shqiperi ndodh e njejta gje.
Ama Shqiperia ka nje lider qe te kenaq me batuta (qe ja shkruan Endri Fuga). Populli ta ktheje dhimbjen ne force.
Rusia po importon Vetingun nga ne, me duket…
MIre ketu qe po e drejton Kim, po atje kush ambasade po e drejton ?