Operacion kundër pijeve alkolike të falsifikuara, dhjetëra arrestime

Elton Tafaruci

Drejtoria për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit me indicie të Interpol dhe Europol , u përfshi në Operacionin ndërkombëtar i shtrirë në 82 vende, të koduar “OPSION V”, “Për goditjen e aktivitetit kriminal të prodhimit, trafikimit, importimit/eksportimit të mallrave ushqimore dhe pijeve të falsifikuara/nën standarde”.

U kontrolluan punishte, fabrika, subjekte, pika tregtimi dhe automjete që dyshoheshin se kryenin transportimin e tyre.

Një pjesë e kontrolleve u kryen të përbashkëta me institucionet e tjera pjesëmarrëse si Drejtoritë Rajonale të AKU-së, Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe Drejtoritë Rajonale të Hetimit Tatimor. Nga kontrollet e organizuara nga Drejtoritë Vendore të Policive /Komisariatet e Policive, kryer nga grupet e punës në terren dhe drejtuar nga Strukturat për Krimin Ekonomik e Financiar në Policisë e Shtetit janë arritur rezultatet e mëposhtme:

– Janë kontrolluar në total rreth 200 subjekte tregtare, persona fizike, punishte dhe automjete transporti.

– Janë proceduar penalisht për veprën penale të “Shkeljes së të Drejtave të Pronësisë Industriale” (Neni 149/a te Kodit Penal), gjithsej 8 subjekte.

– Janë proceduar penalisht për vepra të tjera penale si Kontrabandë, Prodhim të Kundraligjshëm, Falsifikim të Stampave, Vulave apo Formularëve, Fshehje e të ardhurave, etj (Nenet 172, 174, 179, 180, 190 si dhe 288/a te Kodit Penal) gjithsej 32 subjekte.

– Janë proceduar penalisht në gjendje të lire 19 persona.

– Janë arrestuar në flagrancë 6 persona,

– Është shpallur kërkimi për 1 person.

– Janë sekuestruar mallra të ndryshme ushqimore dhe pije të falsifikuara/nën standarde ne sasitë 48 828 litra verë 3 870 litra raki rrushi 120 litra birrë Peja 934 litra pije alkoolike të forta si Whiskey, Konjak, Fernet, Vodka, Uzo, Gin, etj 203 litra pije energjike B 52 dhe B 2 1990 litra musht rrushi 2640 kg kafe kokërr 83 kg mjaltë 18 000 kokrra vezë aksesorë voluminoz kantine.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *