Në vilën 3-katëshe të “baronit të drogës”, tashmë në kërkim, Policia e Shtetit sekuestroi edhe 143 mijë euro, përveç drogës, përzierve dhe armëve. Ndërkaq, arrestimi i “tezes” në Kosovë, në rolin e kimistes që përziente drogës, duket se i ka dhënë fund ekzistencës momentale të këtij rrjeti kriminal që drejtohej nga Gëzim Çelaj. Momentalisht, policia e ka shpallur në kërkim, bashkë me disa të tjerë që i shpëtuan arrestimit, teksa kontrollet për kapjen e tyre vijojnë si brenda ashtu edhe jashtë vendit, ku mësohet se Interpoli do ta shpallë në kërkim ndërkombëtar.
Sekuestrot
Tani që policia po bën bilancin, rezulton se gjithësej në vilën e Fushë-Kuqes, në Shqipëri janë sekuestruar 7 kg kokainë, 22 kg heroinë dhe 207 kg marijuanë, 22 bidona pёrzierёs, 143 mijё euro, njё mjet i blinduar, si dhe 14 armё zjarri e municione luftarake. Mes tyre janë 6 pistoleta tё markave tё ndryshme, 3 snajper, 3 automatikё, 1 pushkё, një shotgan, 929 fishekё, 5 krёhra fishekёsh automatiku, 2 granata, 2 kapsolla e fitil zjarrpёrcjellёs. Ndërsa në laboratorin e Ferizajt, në Kosovë u bllokuan 50 kg droga të forta, ku 18.2 kilogramë ishin kokainë. Po ashtu nё kёtё banesё janё gjetur e sekuestruar dhe 143.000 euro. Nga strukturat e policisё u bllokua gjithashtu dhe njё mjet tip BMV i blinduar. Nga strukturat e Policisё sё Shtetit këtyre shtetasve u janё sekuestruar gjithashtu 25 telefona celularё. Policia shqiptare, e cila tashmë po ia kalon dosjen Prokurorisë për Krime të Rënda, po verifikon pasuritë e secilit nga personat e dyshuar si të implikuar në këtë rrjet trafiku droge, për të vendosur më pas sekuestron e tyre. Në listën parapake mësohet se janë vila 3 katëshe në Mahmurras, disa banesa në Tiranë dhe makina luksoze.
Të implikuarit
Zyrtarisht, policia tha se janё arrestuar nё flagrancё shtetasit Kujtim Çelaj, 44 vjeç, banues nё Fushё Kuqe të Kurbinit, Reald Hysolli, 25 vjeç, nga Tirana si dhe ёshtё shpallur nё kërkim shtetasi Gёzim Çelaj, 46 vjeç, banues nё Fushё Kuqe. Në pranga ka rënë gjithashtu Gëzim Preka, nga Laçi dhe Valentina Tufina, nga Kosova. Policia tha se nё orët e para tё mëngjesit tё datës 12 qershor nё Pikёn e Kalimit Kufitar Morinё, bazuar nё informacionet e marra, ёshtё ushtruar kontroll nё automjetin tip Benx me targё AA 188 IK, tё drejtuar nga Hysolli, ku u gjet e fshehur njё sasi prej 7 kg lёndё narkotike e dyshuar kokainё. Më tej u vijua me kontrollet në Fushë-Kuqe. Ministria e Brendshme njofton se në pranga është vënë edhe Ramazan Guri, efektiv i policisë, pasi u kap me disa armë, teksa dyshohet se e funizonte edhe këtë grup.

Ju lumte !! Ne site pasurite ,jo vetem te dyshuarve …por te gjithe popullit !! …..Vetem keshtu do bejme shtet ….Cdo pasuri e pajustifikuar fsheh brenda nje trafikant ,nje mafioz …nje hajdut dhe nje te koruptuar ……