Disa burra obezë iu nënshtruan operacionit të bypassit gastrik, që njihet si operacioni me ndikim të menjëhershëm në rënien në peshë.
Ka edhe shqiptarë të njohur nga fusha e politikës dhe e medias që e kanë bërë këtë operacion.
Mjekët kanë vënë re se pas këtij operacioni në gjakun e burrave të dobësuar rritet niveli i testosteronit.
Shkencëtarët e Universitetit të Utahut që e kryen këtë studim thanë se tek obezët dobësim dhe rritja e testosteronit solli rritjen e dëshirës për raporte seksuale.
Rënia në peshë, pavarësisht si arrihet ajo, përmirëson shëndetin e përgjithshëm të personit, por ky studim provon lidhjen direkte që ekziston midis rënies në peshë, nivelit të testosteronit në gjak dhe performancës seksuale.
Janë bërë shumë studime në këtë fushë. Ato të gjitha kanë provuar se rënia në peshë i ka ndihmuar burrat të ndjehen më tërheqës dhe definitivisht, më të nxehtë në marrëdhënie seksuale.
Ndryshon puna tek gratë. Gratë e dhjamosura nuk provojnë të njëjtën lidhje midis peshës dhe dëshirës për seks.
Pra obeziteti nuk ndikon direkt tek ne femrat.
Por ndikon indirekt.
Sepse humbim pamjen tërheqëse, e cila është e rëndësishme për burrat.
Nuk ka nevojë për palestër të rëndë.
Shtoni disa ushtrime gjimnastikore në programin tuaj ditor dhe do ndjeheni më mirë. Por mos hiqni dorë duke pritur rezultate të menjëhershme brenda javës. Nuk funksionon kështu.
n.s. / dita
