Pesë shtetas përfunduan në prangat e policisë së Durrësit gjatë një operacioni të koduar “Miks”.
Në pranga përfunduan në kushtet e flagrancës shtetasit: Besmir Basha 30 vjeç, Denis Grabovari 35 vjeç, banues në Durrës; Mirgen Huba 32 vjeç, Elisa Tabaku 31-vjeçe, banuese në Tiranë si dhe Lulzim Isai 49 vjeç, banues në Shijak.
Hetimet ndaj tyre kanë nisur prej 6 muajsh, ndërsa aksioni përfundoi gjatë ditës së sotme, duke sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
- 600 gr heroinë;
- 400 gr kokainë;
- 500 gr Cannabis Sattiva;
- 5 300 €;
- një automjet tip Ford Focus me targa AA 095 JD;
- 10 telefona celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim. /Dita/
