Operacioni në Lazarat, 2 paga shpërblim për çdo punonjës policie

anazapta

Çdo punonjës policie i përfshirë në operacionin për çlirimin e Lazaratit nga kultivuesit e drogës dhe trafikantë e kriminelë që strehoheshin aty prej vitesh, do të marrë 2 paga shpërblim. Masa e shpërblimit për rreth 800 forca policore që morën pjesë në operacion llogaritet të jetë rreth 1 milion dollarë. Shuma do të përballohet nga buxheti i Shtetit e për këtë arsye, vendimi pritet të miratohet në mesditë në mbledhjen e qeverisë. Kjo është hera e parë që ekzekutivi shpërblen njëkohësisht një numër të lartë punonjësish policie, për një operacion të një  shkalle të tillë vështirësie, dhe ku nuk pati asnjë humbje jete. Megjithatë shuma e dhënë për forcat që u angazhuan në Lazarat, sërisht mbetet sa gjysma e asaj që qeveria “Berisha” shpërbleu forcat e rendit për “21 janarin”, ku u vranë 4 protestues të opozitës. Ndërhyrja në Lazarat nisi në 15 qershor në mbrëmje dhe brenda 5 ditësh rrethimi, policia arriti të merrte kontrollin në gjithë territorin e fshatit “rebel”. Aktualisht janë asgjësuar rreth 70 ton drogë dhe rreth 135 mijë bimë narkotike. Ndërsa 45 persona janë arrestuar apo ndaluar, si të dyshuar për sulmin me armë ndaj policisë dhe trafikim e kultivim të lëndëve narkotike. / TEMA

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *