Operacioni ‘Shpirti’, në hetim edhe një prokuror i SPAK

Ornela

SPAK ka nisur një verifikim të imtësishëm se pjesë e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte tonelata drogë është edhe një prokuror nga radhët e tij.

Lajm konfirmohet nga burime për mediat.

Nëse do të ketë një arrestim apo një procedim penal, apo se sa të vërteta janë këto dyshime SPAK shprehet se është duke hetuar dhe në ditët në vijim pritet që të ketë zhvillime të tjera sa i përket operacionit ‘Shpirti’.

Identiteti i prokurorit të SPAK nuk dihet, por dy nga prokurorët e SPAK janë të përjashtuar pasi janë prokurorët që po udhëheqin hetimin. Vladimir Mara dhe Dritan Prençi janë dy prokurorët që po hetojnë rrjetin e trafikut të drogës “Shpirti”, ndërsa 10 emrat e tjerë janë: Arben Kraja, Altin Dumani, Edvin Kondili, Klodian Braho, Behar Dibra, Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai, Elida Celami (Kaçkini), Sotir Kllapi dhe Manjola Kajana

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *