Operacioni Xibraka, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit e tjerë

redaktor

Gjykata e Krimeve te Renda ka vendosur masën “arrest me burg” për 4 nga 9 të arrestuarit gjatë operacionit që u finalizua me bllokimin e laboratorit te kokaines në Xibrakë.

Gjykata vendosi të pranojë kështu kërkesën e Prokurorisë, e cila kerkoi “Arrest me burg” për 4 prej të pandehurve të grupit të arrestuar nga policia mbrëmjen e së mërkurës.

Ndaj të arrestuareve Klement Dalipi, Sajmir Batkun, Gentian Gjonajn dhe Arjan Dalipi rëndojne disa akuza, ku më e rënda e tyre është “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, e ndjekur nga akuzat e tjera si “trafikim të narkotikëve të mbetur në tentativë”, “prodhim dhe fabrikim të lëndëve narkotike dhe psikotrope”, “prodhim, tregtim dhe përdorim të paligjshëm të prekursorëve”, “mbajtjes, prodhimit dhe transportimit të substancave kimike”, si dhe “prodhim dhe armëmbajtje pa leje”.

Mesditen e së shtunës , gjykata e krimeve të rënda dha masën e sigurisë “arrest me burg “ edhe për 5 të arrestuarit e tjerë : Ilir Hyseni, Kastriot Imeri, dy kolumbianët, Cesar Avila dhe Walther Moreno si dhe për nipin e diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha.

Nga operacioni “Xibraka”, pati 11 të arrestuar, por dy u liruan menjëherë me urdhër të Prokurorisë, duke qenë se nuk pati prova që i implikonin ata në këtë çështje të trafikut të drogës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *