Operatorët turistikë i kanë drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë që të lirojë më tej masat parandaluese të Covid-19 për shkak se subjektet turistike janë goditur shumë rëndë.
Unioni Turistik Shqiptar i ka kërkuar kryeministrit Rama që në përgatitje për sezonin turistik, të heqë barrierat që pengojnë ushtrimin e aktivitetit , siç janë kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe mos lejimi i hapjes së plazheve dhe më pas hapja e kufirit tokësor për turizmin rajonal.
Ata kërkojnë që deri në fund të muajit Maj të hapet edhe turizmi i organizuar në mënyrë që ky sektor të ketë mundësi të ripërtërihet pas goditjes së dhënë nga pandemia.
Më tej në këtë letër Unioni Turistik Shqiptar shprehet se ka ardhur koha të hiqet fasha e orarit të vendosur për lëvizjet e qytetarëve dhe të rakordohet me vendet kufitare në mënyrë që të hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes së turizmit.
Sipas tyre nëse kufijtë nuk hapen më 18 maj sektori i turizmit do të goditej rëndë. Më tej ata shprehen se subjektet turistike kanë një rënie nga 90-100% të të ardhurave. Në letër shkruhet se partnerët ndërkombëtar që operojnë me fluturime Charter janë të gatshëm të vijnë duke filluar nga 1 qershori.
“Referuar situatës aktuale, e cila sipas specialisteve konsiderohet me e stabilizuar dhe rënies se virulencës se virusit, ne mendojmë se ka ardhur koha qe të hiqet fasha orari i vendosur për lëvizjen e qytetareve dhe te rakordohet me vendet kufitare në mënyrë qe te hartohet një plan i përbashkët për sa i përket hapjes për qëllime turizmi.
Konstatojmë se në qoftë se nuk hiqen kufizimet e lëvizjes për qytetaret në mënyrë qe te shfrytëzohet turisti vendas dhe së paku nga 18 maj nuk hapen kufijtë me vendet kufitare ky sektor do ndeshet me pasoja shumë të rënda dhe një numër i madh i këtyre subjekteve pritet të falimentojnë”-thuhet në letër ndër të tjera.


o.j/dita

Njeriu per njeriun eshte ujk!
Hajdutet turistike kane mbetur pa viktima.
Ejani te hani tek ne qe te shkoni ne te semave!
o kapi
pa këta “Hajdutet turistike”që”kane mbetur pa viktima.”
mbetesh dhe ti pabukë!!
o lal,duhet të lëvizë ekonomia o debil se përndryshe nëse korona do të krahasohej me bombë,rënja ekonomike do të krahasohej me bombë atomike!!
o debi!!
zvicra,që në europë është gati nr 1,me shpenzimet që ka bërë;dhe nuk janë të mëdha për mundësitë dhe kapacitetin e saj,janë pothuajse minimale;thotë se do ti duhen të paktën dy gjenerata që ti këthejnë pas!!
e nëse zvicra nuk është e sigurtë si nr 1 në europë,shipëria është e fundit e europës!!
përfytyro se si do të shkojë!!
lali shpo e porosit nonjë palë syze me kredi,se të paskan lënë fare!!
ça them dhe unë!?
mënd kanë lënë NJËSHN tonë e jo sytë ty!!
ai ka pregatitur 2 javë karantinë për gjithkënd vjen në shqipëri!!
nuk e di a pranon të futet në karantinë dy javore,dobiçi ynë, kur shkon për vizitë 1 ditore në gjermani??
Cfare turizmi mendoniju me ba? Do vime me u karantinuar 15 dite tek ju edhe 15 gjera kur te kthehemi ne vendet tona?!
Idiotet!
Ndihmoni me maska e me solucione hydroalkoolike familjet shqiptare qe virusi te largohet e mos te jeni me vend me rezikshmeri ! Jo vetem me marr po edhe me dhane o debila se eshte ne interesin tuaj me dhane pak sot per me shpetuar te ardhurat e juaja neser!
Po jo ju jeni mesuar vetem me marr, qofte duke rezikuar jeten e te tjeteve!
Pangopsia juaj edhe Perendite po i idheron e lere me ´turisteté
Nuk falimenton askush. Turizmi shqiptar nuk eshte ekonomi tregu, jane pastrime parash, prandaj nuk keni per te falimentuar. Nese do t’ju duhej te kishit marre kredi per ato hotele, e t’ju duhej ta shlyeni, ndoshta edhe mund te falimentoni, Vini cadrat 2 m larg njera-tjetres dhe sanitizoni ambientet 2 here ne dite. Apo e doni edhe te rruar? Edhe ato genjeshtrat e tipit operatoret me charter jane gati te vijne, mbajini se ne kohe internet del genjeshtra kollaj.
Si tani me kujtohet kur nje grup turistesh shkuan ne nje hotel qe ishte pothuajse bosh ne Himare dhe po perpiqeshin te negocionin cmimet. “Nuk do rri te nderroj carcafe une per 70 euro nata” tha e zonja e hotelit. Ky mentalitet ka per t’ju lene ne vend numero, beni leke sa per te jetuar, aq deri te hunda juaj mund te shihni. Shkoni flisni me niviciotet se c’po bejne me tokat e tyre qe nga koha kur zbuan Club Med (ishte Nanon kryeminister). C’hajer i pane atyre sherreve?