Operatorët turistikë, rajoni ofron bileta më të lira

editor

Sezoni turistik sapo ka filluar e bashkë me të edhe lëvizja e udhëtarëve drejt destinacioneve të përcaktuara. Prenotimet nëpër agjencitë e shumta turistike janë përballur  sërish me çmime të kripura, sidomos në lidhje me biletën e udhëtimit.

Ky fakt është pohuar edhe nga vetë operatorët turistikë, të cilët pranojnë se udhëtimet me linjën detare dhe atë ajrore, vazhdojnë me  çmime të larta, duke negativisht në xhepat e shqiptarëve dhe ulur  shancet  për të huajt, që të hyjnë lehtësisht në vendit tonë. Në një vëzhgim të kryer së fundmi nga “Top Channel”, kjo i ka detyruar agjencitë turistike, të ndryshojnë iteneraret e udhëtimeve, duke përdorur linja alternative, kryesisht në aeroportet e tjera të rajonit, si Shkup dhe Prishtinë.  Sipas tyre,  faktorë kryesorë mbeten, taksat e larta të aeroportit “Nënë Tereza”, çmimet gjithnjë në rritje të karburantit, mungesa e konkurrenzës etj.

“Ne  po i çojmë dhe sjellim njerëzit nga aeroportet e rajonit sepse na bie shumë më lirë. 90% të organizimeve i bëjmë nga Shkupi ose Prishtina.”- është shprehur , Vasil Vathi, një prej operatorëve turistikë në kryeqytet.

Ndryshimi i situatës do të sillte përmirësim, jo vetëm në xhepat e shqiptarëve dhe mundësisë së tyre për të udhëtuar më shumë se një herë në vit, por edhe në rritjen e numrit të  turistëve nga vende të ndryshme të botës. Duke u konsiduruar si rreth  13% e prodhimit kombëtar , turizmi mbetet një nga fushat që ndikon drejtpërdrejtë në të ardhurat e shtetit shqiptar./A.V

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *