Herolind Shalës i është dashur të kryejë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë pas atij dëmtimi që pësoi në ndeshjen e Europa League mes Slovan Liberec dhe Groningen.
Në minutën e 83 të takimit mesfushori i Kombëtares Shqiptare pësoi një goditje të frikshme në fytyrë nga Michael De Leeuë që morri menjëherë kartonin e kuq, ndërsa Shala u pa të dilte në cepin e fushës për të marrë ndihmën e parë i gjakosur në fytyrë.
Të premten 23 vjecarit i është dashur ti nënshtrohet një ndërhyrjeje të thjeshtë në hundë ndërsa ka raportuar se gjithchka ka shkuar me sukses për Telegrafi.com që ka publikuar edhe foton e futbollistit pas operacionit.
