Një biznes është gjobitur në Himarë, pasi kishte “shpikur” një faturë tatimore, një formë kjo për t’i shpëtuar deklararimet të fitimeve. Ka qenë vetë ministrja e Financave dhe Ekomisë, Anila Denaj e cila ka dhënë lajmin, duke thënë se denoncimi kishte ardhur nga qytetari në celularin e saj. Denaj tha se ky biznes lëshonte fatura në gjuhë të huaj dhe është “justifikuar se kjo gjë është për përdorim të brendshëm, por sipas saj një gjë e tillë është e ndaluar”.
Ministrja ka qenë ditën e sotme në Himarë ku ka inspektuar disa prej bizneseve. Kjo vizitë e saj është në kuadër të aksionit kundër informalitetit, i cili ka po vijon prej ditësh, në fokus të së cilës ka qenë pastrimi i hapësirave të zaptuara nga bizneset private, por edhe sektorë të tjerë të ekonomisë.
e.t./dita
