Kemi 22 vjet që po shijojmë mendjen e lirë. Ashtu dalëngadalë, por u rrit dhe eci shkallë-shkallë e gradë pas grade, kjo gazetaria e veçantë, tepër e veçantë e opinioneve dhe sidomos e analizave të të gjitha problemeve të jetës, pas sistemit njëpartiak. Ekranet tona “bubullojnë prej debateve produktive”, rrahjes së mëndjeve, për problematika që e shqetësojnë opinionin publik, sidomos në këto situatat parazgjedhore. Gazetarë të spikatur kanë gjetur edhe emra të cilësuar për të tërhequr shikuesit.
Njëri prej tyre, përshembull “si më i shikuari”, sipas vetë Zhejit, është emisioni i tij, ”360 Gradë”. Nuk ka asnjë dyshim se gazetari Zheji, ka qënë qëllimmirë kur “i ra në mendje”, të programonte një emision të tillë. Domosdo, në mënyrë që shikuesit dhe dëgjuesit të përjetonin moment emocionesh, natyrisht edhe reagimesh, në analizat bazuar në realitetet, në debatet rreth çështjeve sipas vizioneve të kundërta, ku në epiqendër të tyre do të ishin hallet, problemetqe perjeton shoqeria, mangësitë, arsyet, përgjegjësitë, shkaktarët, e gjer në arritjen te përfundimet, pse qeverisjet e gjersotme nuk po kanë mundur ta bënin këtë vënd dhe këtë popull, për të qenë, në mos më mirë, së paku jo kaq keq? Sepse unë kam bindjen, që aty ku situatat janë jo më të këqia, por gjer dramatike, ka
pak vend, madje do të thoshja hiç fare, për argëtime, të qeshura e shakara të pavënd, shmangie nga thelbi temës dhe rreshqitjet në fraza mediokre, në fyerje të individëve e gjer të familjeve të tyre, që është e përbën njëherësh edhe fyerje per shikuesit prej banaliteteve teperdorura jorralle.
Kam bindjen se ky ka qënë objektivi i “360 Gradë”-ve. Mirëpo, më duhet ta them që në krye të herës, se nga ato që unë kam parë e ç`më kanë zënë veshët, emisioni i gazetarit Zheji, ka shkarë, ka dalë, sikurse e ka thënë populli për raste të këtilla, ka dalë nga dadhakët, ka dalë nga …gardhot. Pse arrihet edhe në këtë konkluzion? Së pari, sepse emisioni shumë herë është kthyer në një biçim takimi mes ca pjesëmarrësve, të cilët mbajnë në formë, si emërtesë pjesmarrjeje autoritet gazetari, opinionisti, por nga shprehjet, që në fakt kanë qënë edhe përmbajtja, janë paraqitur si ca gra llafazane që nuk i lënë radhë njëra-tjetrës. Ndërsa organizatori, për fat të keq, është paraqitur si një brigadier i brigadës së pastruesave të cilët bërtasin më zë të lartë ne mes te nates, hiç se janë para dritareve të atyre që nuk ja u kanë oreksin t’u gërmojnë veshët, llafet e këtyre grindamanëve, pa pikë bereqeti.
Cili ndëgjues apo shikues nuk ndjehet i revoltuar tek sa dëgjon në atë emision me pretendime serioziteti, broçkullat pa doganë të Çanit? Cili i shkolluar nuk ndjen më e pakta lodhje dhe më e shumta mërzitje tek sa shef eksibicionet steriotipe të Artan Hoxhës? Por, pse të mos e themi, cili nuk velet tek sa shef vetngrefosjet, para ekranit të moderatorëve të këtyre emisioneve, të cilët bëjnë se e fshehin dorën, …kur hedhin gurin e nxitjes, ndaj atij qe e dine te gjithe tashme se nuk e kanë per zemer? Nuk kam bindjen se ka edhe njerëz që t`ju pëlqejnë shprehje, veprime që velerisin, që janë larg, shumë, shumë larg shqetësimeve të njerëzve. Qe prekin sedra te njerezve.
Së dyti, problemet që shqetësojnë njerëzit nuk kanë ardhur dhe nuk ka kush bindjen se rëndohen përditë nga paraqitja në formë dhe në përmbajtje i dy individeve të politikbërjes së këtij vëndi. As të Berishës si individ e as të Ramës si person. Ato kanë ardhur dhe po
rëndohen prej një mentaliteti hedhur rrënjë sot e njëzet e dy vite, i cili tërë të keqen, tërë të ligën mbi ne e shikon sikurse edhe opinionistët e këtyre programeve, tek njëri individ apo tek tjetri dhe jo tek i gjithë botkuptimi për demokracinë, përshtatja e përgjithshme e
opinionit të shëndoshë me situatën e sëmurë, me mos reagimin ndaj te keqes, me pershtatshmerine me te, me mungesën e aftësive qeverisëse te atyre qe kane marre persiper ato detyra, nga mungesa e theksuar e institucioneve, ku as edhe nje shkrese e dale prej tyre nuk mund te merret si serioze, si e besushme gje qe ka fole qartazi për mungesën e shtetit. Por njeheresh edhe per vetëveprimin e vetëreagimin qytetar, ku gazetarët, ndër më të parët, e kanë mision të tyre të paraprijnë ne paraqitjen e tyre dhe krijimin e frymes mbyetse ndaj fenomeneve te tilla.
Se nuk ka gazetar në këtë vënd, që për njëzet e dy vite të mos ketë kuptuar se këtu nuk funksionon shteti. E si atëhere, debatohet (në fakt pralliset) kur njëri i bie gozhdës dhe tjetri patkoit, duke mburrur apo duke sharë gjithmonë “mustaqet e Çelos” si pale pro dhe kunder, jo ndaj te keqiave, fenomeneve, por indivivideve kundershtare. Pra krejt larg halleve e problemeve. Nuk ka asnje rast gjatë tere temave te ketyre emsioneve ku te jene shfaqur para shikuesave e ndigjesave, gazetare analiste me nje integritet serioz dhe dije te mjaftushme, me qendrime te forta ndaj fenomeneve negative, te kujtdo drejtuesi, ne menyre te veçante ndaj qeverisesit dhe te tjereve ndënë të, mandej ndaj partiakeve te te gjitha rangjeve, ku masat e thejeshta, shikuesit te kene gjetur shqetesimet, zerin e tyre te protestes dhe idete per tu gjetur rruga drejt permiresimit te tyre.
Por te gjitha heret shikuesit jane bindur se X-i apo Y-i jane te krahut te Salihut dhe ate te tjeret te qeverisë, te Salihut. Pra ne çdo rast jane shfaqur militante te njeres a tjetrës pale por asnjehere si militante te masave, si vizionare te nje Shqiperie krejt ndryshe.
Që të kthehemi tek Zheji (por që vlen edhe për të tjerët si ai) duke qene te tille perse ju dashkan Zhejit tere ato perseritje kokorethit me 360 grade kur mjafton vetem nje grade per ta pare te gjithe se ku kullot njeri e ku tjetri? Me kot lodhet Zheji duke e pere te gjithe rrethin kur mjafton veten nje korde, per t’u bindur i madh e i vogel se keta jane thjesht militante, biles te semure dhe jo analiste.
Shihet tendenca e gazetareve, gatishmeria e tyre qe u buron prej militantizmit te semure, prej servilizmit pa fre për t`i latuar, “mprehur” ato shprehje dhe prohisur ne gjilpëra, shpata, more edhe mauzerë, në mënyrë që të ndërsehet edhe më shumë opinioni i militantëve dhe ai popullor, doemos kunder njeri tjetrit kur misioni i gazetarit patriot, po deshët edhe revolucionar, është që sa më shumë të gjenerojë analiza serioze, vizione per me te miren, ide dhe jo helm e barut.
Njerëzit, kam bindjen se me kaq probleme të vështira e të ndjeshme, kanë nevojë jo t’u rrisin me emsione te tilla artificialisht “gradacionin”, por sa më shumë t’u qetësohet, t’u zbutet, në mënyrë që dhe hallet të mund t’u pakesohen ne se veshtire t’u harrohen, sëpaku në ato orë darke të këtyre emisioneve.
Mirëpo, po ndodh e kundërta. Këta lloj gazetarësh janë rritës të tensionit shoqëror. Dukshem në këto ditë fushate, janë kthyer në “vrasës” të nervave të njerezve, dobësuara jashtë mase, prej halleve, papunësisë e skamjes. Kurse, tavolina e “debateve televizive”, hasharitet nga ca “obllomovistë” qe ato qe thone synojne tua marrin per ide, analiza!. Në se njerëzit nuk do ta njihnin sharlatanizmin e shfrenuar dhe servilizmin e pa mbuluar, mundet që fjalët e ndonjerit aty, insinuatat e shpalara, edhe degdisjen e te keqes aty ku realisht nuk eshte, mundet të ndikonin për keq vërtetë. Por gjithesesi ato qe u degjojne veshet njerezve …per mire nuk ndikojne fare.
Teksa po shkruaja këto rradhë te fundit, m’u kujtua një thënie e Ezopit, kur dhelprës i vajti Gallofi, për t`i hequr kepushët: Leri!-i tha dhelpra -se këto janë të ngopura. Nuk shqetesojne njeri pasi qe … tretin atë që kanë pirë….

Zheji kur ka pranuar per opinjonist Arjan Canin mendoj se nuk ka bere gje tjeter vetem se ka nxjerre nga hullia emisionin e tij. Ne se 360 grade ka parasyshe qe aty rrotullohen gjithe problematikat e shoqerise kjo mund te funksionoje vetem nese sejciles problematike e sjell per te debatuar specialistin e saj. Ne se kete 360 grade do ta beje alla Cani atehere eshte tjeter problem por qe mendoj se nuk eshte zheji njeriu i pershtatshem per kete tip emisioni.
Ne emisionin e nates se Ejte Cani nuk pranonte argumente te shifruara se nuk kishte, nuk dinte dhe thoshte jam pa pergatit, pastaj harronte se ku ishte dhe kalonte ne debate te tipit : Ty nuk te flet mendja por bytha( i thote kundershtares) ajo ja kthen se atij nuk i fliste goja. Por ai ngul kembe se ajo nuk ishte ne pelqimet e tij , nuk e di se c mendonte , ndoshta i beri komplimente koleges qe te mendonte se ajo PO eshte ne pelqimet e tij.
Pra 360 gradeshi u kthye ne nje debat banal e Zheji rrinte tamam si nje buf.
Sot prita qe te kishte nje reagim apo reflektim rredh atij debati porr JO. Sic duket ne pranojme te tilla debate langaraqesh. tip CANI. Sidoqofte Zheji si mik prites duhet te reagonte publikisht , ti kerkonte ndjese zonjes se ftuar prej tij dhe te dhunuar nga Cani ne shtepine e tij.
Ndoshta me te vertet Zheji e ka nisur emisionin me nje qellim te mire, por i mungon aftesia per te organizaur biseden dhe nuk e fsheh dot shpeshher bindjen e tij personale edhe me shume sec duhet.
Qe ti thuash Canit opinionist, kjo eshte e tepert. Jo vetem qe ai nuk ka konceptet baze te gazetarise, po i eshte futur nje lufte shtrigash kunder Rames, cka e ben cdo gje qe del nga goja e tij te pavlere.
Ne kete aspekt, te tilla emisione vetem sherbejn interesat e caktuara te disa individeve, dhe nuk i japin asgje me vlere publikut.
gazetaret ne shqiperi me vjen keq po perfitojn me emrin gazetar edheee opaaa hajde bejm sa me shum servilin e saliut qe te marrim dhe ne kacka per te lepir
a e pat dje te fevziu ku ishte rama!!! u tmerrova ato nuk ishin gezetar ata sikur kishin ardh nga rruga i kishte cu saliu dhe flisnin kot pa lidhje
Benin pyetje nga sms ,dhe refuzonin te degjonin,dhe te kuptonin. kishin shkuar per show dhe jo per te bere pyetje.
shikoni cim peken ti thuash ati gezetar esht te vesh duart ne krye ai sdi te lidhi dy fjale!! gezetaria ne shqiperi me vjen keq por esht e degjeneruar!!
leje fare sot ska gezetari , esht me keq se ne kohen e everit gezetaret jan ber si marjonetat te pushteti!!
te pakten ne kohen e enverit kan qen pak te formuar po sot jan gazetaret jan rural!! nuk din me lidh dy llafe e na bejn rolin e te zgjurit!! ose te pytjen dhe nuk duh pergjigjen tende
te vjen per te vjedh kur i degjon!!
Shihet tendenca e gazetareve, gatishmeria e tyre qe u buron prej militantizmit te semure, prej servilizmit pa fre për t`i latuar, “mprehur” , palo opinionista palo njerz te paafte turp
Me kot lodhet Zheji duke e pere te gjithe rrethin kur mjafton veten nje korde, per t’u bindur i madh e i vogel se keta jane thjesht militante, biles te semure dhe jo analiste, ata jane sklleve me te madhe
Kush qenka ky emisioni i Zhejit 360 grade keshtu, mos flet per kthesen e radhes te vete Zhejit ky kthim 360 grade? Emision qe e dretjton Zheji dhe qe eshte i ftuar Cani, hajde e mere vesh ti tani…Jane t sojit te tyre ata meren vesh me njeri-tjetrin se shqiptaret nuk i degjojn hic.
Ne emisionet tona me shume po behet loje zhurmusi se sa opinion i vertet, se te tille jane analistet ca paloburra qe llomotitin gjithe kohen si grate e liga, e nuk e lene njehere ta degjojne njeri – tjetrin.
ky eshte nje tmerr njerez qe e quajen vetn analiste dhe opinionist, ai cani eshte thjesht nje ordiner e asgje me teper qe del e thote pacavure , te paafte per te thene te vertetn ata shpifin e keqinformojne
nje shkrim shuemshume fantastik ky qe i ve shkelmin sali berishes dhe politikave te tij q eu jep rryshfet opinionisteve te ndryshem ne kembim te parase dhe t ekyqjes se gojes ndaj realiteti e t embeshtetjes se qeverise
sali berisha po mudnohet te manipuloje dhe opinionin publik dhe ket epo ebne me gazetaret e tij duke i vene ata qe te kendojne ne publik nderkohe qe kenga e tyr epro slaiut esht e turpshme dhe e frikshme sepse manipulon popullin
turp qe saliu eshte bere pjese e uzurpimit t eshtetit dhe t emedias dhe per me teper qe eshte kryeminister sepse e ka kapur ate dhe ka ndlaur dh epushtetin e 4 sepse e ka blere me apra ate
ky kryemnister eshte totalisht i felliqur dhe i shifur per meyren sesi kontrolon mediat epr menyre sesi tallet me shqiptaret dhe mudnoeht te manipuloje publikun,katastrofale gjendja e tij,turp i amdh ky
ky kryeminister po tallet me shqiptaret ne cdo moment dhe ka shume fakte dhe asye e momente qe e vertetojne se ai eshte nje diktator i madh se ai eshte nje njeri i pa epur nje njeri qe e ka shkaterruar lirine e medias ne shqiperi…
prandja shqipatret ne 23 qerhsor duhet t evotojne edi ramen dhe partine socialsit esi e vemtja alternative epr rilindjen e vendit si e vetmja alternative per lirine emedias ndaj shqiptare mos gaboni
Sot salikaporrali vajti ne identitet.Foli si arrixhofke, kunder kundershtarit politik.Ky germuq e kurrizdale, qe do tja terezite kurrizin domozdo dhe shpirtin katran …vetem varri
Bojkotoini keta kerpusha qe per interesa braktisin te verteten, moralin dhe interesin publik.Ka nje aksiome ne boten shpirterore qe praktika e konfirmon te vertete se gjynahet do lahen ne kete bote.Te mos merziten se do ti zene haqet e njerezve ne mos ata femijet e tyre qe ne fakt s’kane faj.Te jene te sigurt per kete.
Eshte turp e neveri te shohesh gazetare ose te ashtu quajtur opionist,si Bledi Fevziu,cani,zheji,cili,peka,qe eshte dhe me injoranti,por sa pashe mbreme ate te fevziu me cilin,ja kalonte dhe pekes per idiot,nje me mbiemrin qe mundet nuk ja di tamam,Shullaqi a Shullazi ,