Opinioni i PD: 5 anëtarët e KLGJ zgjidhen nga Kuvendi

Elton Tafaruci

Zbardhen disa konkluzione të përgjithshme mbi opinionin e PD për ligjin e qeverisjes së gjyqësorit.

Burime nga PD bëjnë me dije se demokratët kërkojnë që 5 anëtarë të KLGJ zgjidhen nga Kuvendi sipas një raporti; 2 anëtarë nga avokatët, 2 nga pedagogët, 1 nga shoqëria civile.

PD thotë se anëtar në KLGJ mund të zgjidhet një njeri me integritet.

Demokratët kërkojnë që shpallja e vendeve vakante në KLGJ të bëhet 3 muaj para përfundimit të mandatit.

Vakanca shpallet nga Sekretari i Kuvendit.

Verifikimi formal i kandidatëve, thotë PD, duhet të bëhet sipas kritereve të përcaktuara në ligj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *