E nderuara “DITA”.
Analizat e tua të shumta realizuar prej autorëve, Xhevdet Shehu, Viktor Malaj, Bedri Islami,Fatos Tarifa e mjaft të tjerëve si këta, besoj se jo vetëm ndërgjegjësojnë opinionin publik, por një pjesë të mirë të tij e bëjnë të thellohet më tej për të dalë edhe në konkluzione e këndvështrime personale.
Lexova shkrimin e z.Islami me titull; – A është Edi Rama “gogoli” i vetëm?- dhe si gjithnjë më pëlqeu mjaft analiza e tij. “Pse të gjithë kundër Edi Ramës, por asnjëri nuk do ndryshimit e sistemit”është konkluzion mjaft intrigrues për të hapur një forum tjetër në faqet tua.Le të sherbejë ky opinion i imi si zanafillë për të.
Duke marrë shkas prej asaj pjese të librit “Blloku”me autor z. Isuf Kalo, botuar prej jush nën titullin kryesor, ”Fëmijët e prapë të Bllokut”më lindi ideja që në ndërthurje me analizën e z.Islami të mundohem të përcjell opinionin tim së pari,pse të gjithë kundër Edi Ramës.
Familja e tij në të vërtetë nuk ishte pjesë e Bllokut por pashmangshëm ishe hallkë e rrethimit privilegjor të tij për arsye që tashmë dihen. Duke qënë se në rini e njoh prej të qënit shok klase me të në Liceun artistik,mjafton të përmend dy aspekte të karrierës së tij në atë kohë për të vertetuar se ky konkluzion është i drejtë por nuk më pengon të jemë i vërtetë në opinionin tim, pavarësisht pozicionit të dikurshëm me të si bir fshatari që isha. Si pjesë e ekipit kombëtar të basketbollit dhe pedagog në Institutin e Lartë të Arteve besoj atë nuk e justifikonte dot dukshëm talenti por vetëm gjatësia dhe të qënët bir i Kristaqit dhe nip i Kolekës.Gjithsesi nga këndvështrimi i sotëm konkludoj se ai kurrë nuk arriti të bëhej pjesë e besueshme e atij blloku pavarësisht atyre privilegjeve apo frymës së njëjtë me bijtë e prapë të tij.
Tepër radikal në qëndrimet e mbajtura në fund të viteve nëntëdhjetë ai u bë tashmë i padeshirueshëm edhe për sivëllezërit e tij brenda bllokut komunist. Siç duket, ata ishin njohur me skenarin e transformimeve të ardhëshme politike nën drejtimin e Ramiz Alisë. Ai nuk mori dot informacionin e duhur pasi ishte shpallur si antiramizist i bindur. Disa prej tyre të përzgjedhur me kujdes pranuan turpshëm të ishin pjesë e menaxhimit të atij skenari vetëm e vetëm për efekt privilegjesh e pasurimi deri dhe si përfaqësues të rremë të ndryshimeve demokratike ashtu siç rezultojnë edhe sot me qëndrimin e tyre, ndërsa të tjerët u lanë në mëshirën e fatit si të pavlefshëm për momentin pasi ishin të kompromentuar si fëmijë të kupolës drejtuese.
Si shembuj tipik të këtij qëndrimi, besoj se mjaftojnë të përmend vetëm dy, të bollshëm dhe mjaftueshëm për të përligjur këtë konkluzion.Fatos Lubonja dhe Andi Bushati. Nuk më bën aspak përshtypje nipi i Besnikut të PPSH dhe i biri i Bushatit të Ramizit pasi i përket klanit Kapo, marë në mbrojtje nga Berisha, ndoshta si ndjesë për të kaluarën e tij të errët në marrdhënie me të. Vallë a nuk ka bërë kështu ai me familjarët e gjithë viktimave të tij!
Lubonja më ngjan më shumë me një të burgosur të përjetshëm tashmë të stërlodhur që këkon me dëshpërim të jetojë dhe atë pjesë jete të mbetur qoftë edhe breda një “qelie”, mjafton të mos i cënohet komoditeti i krijuar duke e kompromentuar kështu mjaft rëndë dhe të djeshmen e vet.
E gjitha kjo besoj se i jep përgjigje të qartë parullës “Rama ik”. Vetëm ai të ikë. Askush tjetër. Pse?! Sepse radikalizmi i tij mbështetur mbi idealizmin e artistit ka arritur të prishë më në fund ingranazhet e sistemit të ndertuar prej tyre, ndaj dhe asnjë nuk flet për ndryshim të tij,përkundër, po bëjnë ç’mos që ai të vazhdojë funksionimin sipas skenarit.
Balta e hedhur mbi të ndër vite e sidomos kohët e fundit si kryeministër besoj se do të kishte përkulur çdo qënie njerzore. Mjaft,do mund të kishte thënë kushdo me të drejtë në vendin e tij dhe të largohej pa e kthyer kokën pas. Thua të jetë një lubi e pangopëshme ky njeri që s’pranon të largohet! Nuk i mjaftoi të qënët ministër, tre herë kryetar bashkie për kryeqytetin dhe tani në mandatin e dytë si kryeministër! Po sikur të ketë synim tjetër? Mos vallë ai si një politikani të mirfilltë ka nuhatur që herët funksionimin e këtij sistemi që ata ndërtuan dhe kërkon medoemos ti shkojë deri në fund shkatërrimit të mënyrës së funksionimit të tij qoftë dhe vetëm si shenjë hakmarrje pikërisht mbi atë bllok të dikurshëm?
Përpara disa kohësh u hodh në tregun mediatik dhe u trumbetua teza që Rama nuk është politikan aq sa të krijohej ideja se të tillë ishin vetëm këta që kishin ardhur në skenën e saj gati njomëzakë ose ata që kishin shkollën e PPSH-së.
Kushdo që analizon saktë karrierën e tij mendoj se ajo do ti mjaftonte për ta hedhur poshtë këtë tezë absurde. Posti i ministrit të kulturës u bë pika mbështetëse e levës së tij politike. Radikal i së djathtës në zanafillë,me një nuhatje brilante, gati si në një kapërcim ylberi,u shfaq si kandidaturë përfaqësuese e së majtës për kryetar bashkie në kryeqytet. Karriera e suksesëshme në atë detyrë e bëri faktor e deri në lider të saj. Besoj se kaq do mjaftonte për të konkluduar se ai bart në vetvete staturë e një politikani, por ne na duhet përgjigje për pyetjen e shtruar.
Marrja e drejtimit të PSSH-së ishte shprehje e kësaj stature. Ajo çfar më intrigon në lëvizjet dhe spastrimin e saj nga garda e vjetër është nuhatja ose dijenia e tij rreth ekzistencës së skenarit të Ramiz Alisë. Mënyra e rikthimit në pushtet të Sali Berishës në vitin 2005 si pasojë e papërgjegjshmërisë të së mjajtës trgonte se ajo ishte e kompromentuar rëndë. Pra skenari kishte funksionuar. Stisja e grindjes Nano-Meta,përçarja dhe krijimi i LSI-së i’a kishin arritur qëllimit. Për këtë besoj se flasin qartë, sjellja e Nanos në kohë,afeksioni i shpallur i Metës pë Berishën,si dhe kampi i tyre i përbashkët sot. Vetëm “Rama ik”. Askush tjetër dhe asgjë tjetër. Ky djalë i prapë po kryen “hakmarrjen” e tij mbi ta, duke treguar se, i mirë apo i keq, nuk është pjellë dhe as pjesë e tyre.
Kjo hakmarrje nuk ishte zanafillë e idealizmit të tij, por pasojë e pengesës që i’u shfaq gjatë realizimit të projektit për një Shqipëri ndryshe. Për ta ringritur atë nga gërmadhat ku e hodhi ai skenar i zi.
Për të ngritur një shtëpi në kushtet e varfërisë besoj se mjaft shqiptarë u drejtohen bankave apo individëve të njohur, për të mundësuar realizimin e projektit. S’mendoj se dhe ai me një projekt të tillë për Shqipërinë duhet të paragjykohet dhe anatemohet për PPP-të dhe takimet e tij me biznesmenë.
Me respekt për ju, Gjok Pepa, Mirditë

Nese gjeni sot per sot nje me te mire se Rama-nxirreni ne tapet ta provojme por jo nje DULE,NDOKE APO BASHIQ……………..
Rama sulmohet nga banda qe istaloj korrupsionin me
te madhe ne Historine e tij .
Instituciomet e Drejtesise mbushur si Hambare Hajvanesh
qe i sherbenin sali shkerdhat shpellarit nga njera ane
institucioni Drejtesise mbush nga saliu e meta ,me njerzit e zgjedhur te tyre ,
e nga ana tjeter pasite korrupsioni i bandes e anal-istave e medieve ,
qe nuk lan gje pa degjenruar ne ate shoqeri e ishin aq prane sa ti largonin shqiptaret te gjithe nga shqiperia ,
sepse i qiten trut shqiptareve me opinione shkerdhatash ,e telenovela afrikanesh .
Pra Rama nuk ndroj asnji ” Sistem” por shkaterroj nji pas nji Konjukturat keputi Hallkat e tyre ,me nji politike qytetare e nji Stradegji te papare me pare ne Historine e Shqiperise duke qit jashte loje PSEUDOT
qe i Shkaktuan Kancerin Shqiperise
ata ne Politike e Media ku sduhet harruar e theksuar
se gjithe politika e ktyre maskarenjve ishte
total Antishqiptare .
Kjo ishte arsyeja qe u bashkuan gjithe Plehrat e Medias e Bandat Politike te krimineleve te peshtire
tuj pellit medieve e rrugeve RAMA IK
dhe tash jan tuj hik si qeni me bishte nder shale te gjithe vet !
Era thot dicka me shume vler per situaten qe ndodhet Shqiperia sot :
Rama sot per sot i duhet ktij vendi ,qe ti shpetoj Katastrofes
Bravo Mirditori Gjok Pepa.Ju e zgjidhët “Nyjen Gordiane”.Me zgjuarsi dhe mpreftësi ma bëtë të qartë mua, pyetjen që i kam bërë vetes-“Pse kërkohet me veçim dhe specifikim ikja vetëm e Edi Ramës?”,por nga që e nuhatja se ka diçka specifike,një nënëtekst këjo preistencë,në një prononcim timin tek komentet më 2.6,2017 e trajtoja këtë nga tjetër këndvështrim.
BETIXHO PER DEBATIN RAMA-LUBONJA
2 Qershor 2017 gaz.Dita
Do shkoni z.Rama të përballeni në studion e z.Rakipi ? që nuk të lejon të flasish dhe të ndërpret si mushka?
Do shkoni të flisni e të evidentoni kulturën T’UAJ dhe parimet mbi të cilat ngrihet një shtet,kur Lubonja ikën nga parimet dhe merret me cicmice?
Do shkoni aty të parashtroni pragmatizmin e një politikani vizionar përpara dy tipave që edhe kur i shikon,njeri qesh si budalla duke parë diku anash, dhe tjetri i skuqur duke skërmitur dhëmbët dhe duke tundur kokën si duke thënë me vete-e morëm vesh e morëm ç’farë do na thuash-duke provokuar nervat e një KM që mund të jetë jo vetëm i suksesshëm por edhe i admiruar nga ç’do gazetar e shtetar në Europë,por i nëpërkëmbur dhe i leqendisur nga kushdo gazetar shqiptar i pa gdhëndur,i pa parimtë dhe provokator por,sidomos,i paguar,jo për të nxjerrë diçka me vlerë për popullin në emër të të cilit flet si zëri i tij,por për të të vënë në lojë nervat e Tua,dhe për t’i thënë eprori i tij Bos-sa mirë ja bëre-se ne këjo na duhej,nuk na intereson se si,se kur,AI RAMA dashka të bëjë Shqipërinë.
Do bëjë Rama Shqipërinë,sikur nuk e njohim ne Ramën,këtë duan të thonë “ATA”.
Se ata të njohin Z.Rama,kur ke qënë shok apo mik me “TA” dhe,zakonisht shokët apo miqtë e masin veten me paritetin e ekuivalentit,”ATA” nuk e besojnë,nuk u shkon mëndja,apo nuk duan,edhe thjesht nuk duan ta pranojnë se nga rrethi i tyre shoqëror a miqësor mund të shkëputet një yll dhe të ndriçojë me tjetër intensitet e tjetër spektër,pse?, sepse këtu fillon diferencimi i inteligjencës,ideve,vizionit,përkushtimit dhe hopit të madh që bëjnë njerëz të veçantë nga rrethi i tyre në një moment të dhënë,në një situatë të caktuar,në një periudhë historike dhe nënë ndikimin e faktorëve të brëndshëm vetiak që mund të shpërthejnë për të marrë përsipër një aksion politik historik.
Për deri sa ata nuk e pranojne a se kuptojnë këtë evoluim,atyre u ka mbetur ora 12 dhe nuk duan të të dëgjojnë por vetëm si të të kapin që të mos lëvizin akrepat përtej 12-ës.
Dhe këtu Ju z.Rama, nuk keni shumë akses për t’u dhënë dëgjuesve atë që JU doni dhe atë që ata presin.
Sepse “ATA” nuk janë aty për këtë mision,por për të kundërtën e saj.
Betixho
[email protected]
Faleminderit zoti GJOKË PEPA.
Ti , zoteri shkruan : ” Kushdo , do te kishte thene mjaft dhe nuk do ta kthente koken pas ” . Nuk e ke kontrolluar tamam llogjiken me kete fraze bombastike, qe vlen sa I gjithe shkrimi yt . Pergjegjesine politikani , nuk e merr ta veshi si nje pelerine dhe ta flaki , kur pushon shiu . Pergjegjesia ndaj votusve eshte e shenjte , per politikanet serioze , qe I do populli dhe e duan ate .
Tjetra pergjegjesi , eshte me fondamentale. Kuja tja doresoi pushtetin Rama ? Ketyre , qe e kerkojne si cope buke , per te vijuar vjedhjet dhe krimet , qe ende s’i kane realizuar ? Besoj se je I te njejtit mendim , qe Rama dore , per dore eshte I pa zevendesushem . Pretendentet kane vetem vullnet per pushtet pa as nje merite , vec krimeve , mbi kurrizin e popullit , qe nuk I voton . Zgalem
MIRDITORET VETEM ME VJEDH E ME VRA I KE TAMAM SE ASGJE TJETER ME BE NUK DIJNE– AS TE FLASIN AS TE BEJNE. SHKURT-DERRA TE EGER!