Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
Politikanë! Pasuria më e vlefshme është shteti ligjor, jo fetar. Është jeta e njeriut, jo pazaret e mercenarëve të administratës klienteliste të institucioneve. Nuk është politika mashtruese e 100 partive. Nuk është politika e akuzave, e shpifjeve e deputetëve aktualë që luajnë me telefona apo i zë gjumi në seancë, shajnë e ofendojnë, bëjnë boks e mundje në Parlament në sy të botës. Mos bëni sikur opinioni është injorant e nuk ju gjykon. Çfarë na duhen 100 parti, 140 deputetë koti? Apo gjithë ky batalion funksionarësh që po bëjnë luks në kurriz të taksapaguesve? Ju lutem, botojeni, ju faleminderit nga Plaku.
