Nga Moikom Zeqo
Titulli i mësipërm është një subjekt i beftë, i natyrshem dhe njëkohësisht pyetje e tmerrshme e ekzistences se opinionit publik ne Shqiperi si nje premise demokratike dhe epistimologjike.
Opinioni publik ka të bëjë me pushtetin e katërt, pushtetin e fjalës së shkruar dhe të mediave elektronike.
Por pushteti i katërt i kapërcen kufijtë mediatikë.
Opinioni publik ka të bëjë me substancën morale të kombit dhe të qytetarëve.
Opinioni publik lidhet me procesin e pandalshëm të ndërgjegjësimit individual dhe kolektiv.
Opinioni publik është gjithmonë një apel i madh dhe i vërtetë.
Opinioni publik është përditshmëria si problematikë. Opinioni publik është problematika si ardhmëri.
Opinioni publik ka të bëjë me ekzorcizmin e të gjithëve dhe të secilit.
Opinioni publik është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm. Opinioni publik është syri ynë i brendshëm i sendeve dhe i shpirtit për të parë me kriticizëm dhe logjikë çdo pengesë, çdo deformim, për të hedhur tej dhe për të kundërshtuar të keqen. Opinioni publik është më i barazvlefshëm me lirinë se sa vetë ligjet.
Pozitivizmi juridik që zotëron sot tërë jetën politike të planetit mbështetet mbi postulatin se ligjet e mira e bëjnë një shoqëri më të mirë.
Unë mendoj se pozitivizmi juridik gjithsesi nuk duhet mbivlerësuar.
Ndoshta e kundërta është akoma më e vërtetë, që shoqëri e mirë i bën ligjet e mira, deri në atë shkallë, deri në atë kuptim që ekzistenca formale e këtyre ligjeve mund të anulohet, mund të mos jetë një praktikë, sepse karakteri formal i ligjit është i ndërvarur dhe nuk mund ta mbizotërojë realitetin e gjallë.
Forca e opinionit publik është shumë e madhe në raport me shkallën e qytetërimit të çdo vendi dhe të çdo populli.
***
Në sistemet totalitare opinioni publik është i tjetërsuar si opinion partiak.
Gjithashtu pozitivizmi juridik është një pozitivizëm totalitar. Opinioni publik parakupton pluralitetin e ideve dhe lirinë e mendimit.
Opinioni publik është debat dhe kundërshtim opinionesh. Opinioni publik pa kontradiktën në vetvete nuk mund të jetë i vërtetë.
Aty ku nuk është kontradikta nuk është as opinioni publik.
Në shoqëritë posttotalitare hapen horizonte dhe krijohen mundësi të mëdha për lindjen dhe zhvillimin e opinionit publik.
Nga viti 1991 e këtej shtypi i lirë dhe media elektronike kanë krijuar një përvojë në thelb të dyzuar të opinionit publik. Duket se fjala është e lirë dhe nuk ka pengesa për opinionin publik.
Por opinioni publik shqiptar është kaq i deformuar dhe i mangët saqë unë me trishtim dhe jo pa dëshpërim mund të them se gati dyshoj në ekzistencën dhe efektivitetin e opinionit publik.
Së pari: opinioni publik strukturohet nga transparenca informative, nga liria informative dhe jo nga kaosi informativ dhe anarkia.
Më vjen keq, por gati tërë gazetat dhe mediat elektronike në Shqipëri kanë një kaos dhe anarki informacioni si dhe shpërpjesëtime të brendshme në substancën publicitare dhe profesioniste të lajmeve.
Përgjithësisht llojet e lajmeve kanë të bëjnë me sferën e jetës dhe skandaleve personale të vipave të politikës (për fat të keq asnjë gazetë, asnjë TV nuk flet për platforma ideore apo nisma të mirëfillta politike të politikanëve).
Sfera e dytë e dukshme e tabloideve ka të bëjë me kronikën e zezë, vrasjet, prostitucionit, drogën etj. etj.
Sfera e tretë ka të bëjë në informacione të zbehta kulturore të seksit, të reklamave etj. etj.
Pra substanca mediatike nuk pasqyron problemet e vërteta reale të shoqërisë shqiptare dhe krijon shpërpjesëtime të të vërtetave të pjesshme, duke mbuluar me tym disa të vërteta shumë më të thella.
***
Këto vitet e fundit është krijuar një dukuri e tmerrshme, që ka të bëjë me klientelizmin e mediave dhe të shtypit.
Fare lehtë mund të dallosh që shtypi dhe TV-të janë të ndarë sipas klaneve, janë të pronësuar sipas rrymave, që lidhen kryesisht me politikën dhe mund të them me bindje se kishte të drejtë Faik Konica kur dy vjet para se sa të vdiste shkroi një parodi për gjoja shtypin e lirë duke thënë se “përralla e shtypit të lirë është një shpikje e idealistëve të mëdhenj, por aspak e praktikës së shtypit”.
Ky cenim i tmerrshëm dhe i llahtarshëm i lirisë së shtypit është gati njëlloj totalitarizmi i ri mendor.
Duke patur parasysh këto që thashë më sipër del qartë se opinioni publik shqiptar është i kërcënuar nga pengesa të mëdha. Pa u çliruar nga këto pengesa nuk mund të flitet për një opinion publik të vërtetë.
Opinioni publik duhet kështu të gjejë vetveten, të realizohet si i tillë.
Kjo gjë ende nuk ka ndodhur në Shqipëri.
Mbasi të bëhet një opinion publik i vërtetë dhe i besueshëm mund të shtrohet çështja që ky opinion të ndikojë si katharsis mbi politikën dhe shoqërinë shqiptare.
Ky opinion publik është më i rëndësishëm se sa sistemi shumëpartiak i një vendi demokratik.
***
Opinioni publik është më i rëndësishëm se sa konceptet bazë pozitë opozitë, është më i thellë dhe i rëndësishëm se sa të ashtuquajturat debate në Parlament etj. etj.
Opinioni publik nuk ka të bëjë thjesht me politikanët, por ka të bëjë me rritjen e procesit qytetërues të vetë popullit.
Pavarësisht nga fakti se në shtypin dhe mediat elektronike të Shqipërisë janë ngritur probleme të mëdha që paraqesin premisat e opinionit publik unë pa u treguar skeptik mund të them se opinioni publik në Shqipëri është akoma një ëndërr dhe një premisë, nuk duhet të dëshpërohemi dhe të mos shpresojmë, nuk duhet të biem në fatalizëm, por jemi shumë larg kuptimit të vërtetë të opinionit publik.
Këtë opinion publik nuk e përfillin politikanët por për fat të keq ky opinion publik nuk ndikon aq shumë edhe te vetë populli.
Më tremb fakti se vetë shija e lexuesve dhe audiences është orientuar drejt sensacioneve boshe dhe një informacioni shterpë.
Po bëhet një edukim i një mediokriteti të pashembullt gjoja në emër të shtypit të lirë.
Po triumfon idea e një imoraliteti dhe absurditeti të konceptimeve logjike.
E di që është një proces tepër i vështirë dhe i komplikuar. Por nuk jam naiv që të vetëkënaqem dhe të luaj rolin e një opinioni publik të paqenë, të ngatërroj surrogaton me qenien e vërtetë të opinionit publik.
***
Ideja sublime e opinionit publik është një ide në proces, që shpreh shkallën e emancipimit të shoqërisë.
Në rastin konkret në Shqipëri ne kemi një paradoks të frikshëm:Kemi një rrjet të madh të mediave elektronike dhe të mediave në print, kemi rrjetet sociale në internet por paradoksi qëndron në statusin e tyre universale në shoqëri.
Në Epokën Post-Faktuale gjallojnë opinionet e kundërta si dhe lulëzojnë idetë kundërshtuese që burojnë më shumë nga propaganda ndërsjellëse.
Këto vitet e fundit nga njerëzit kryesor të politikës struktura mediatike shqiptare, konsiderohet në mënyrë pezhorative si një kazan.
Nuk ka metaforë okulte më të pakuptimtë, apo një cilësim më vulgar dhe përjashtues, se sa ta quash tërë median me emrin e një ene guzhine, të quajtur” Kazan.”
Si rrjedhim hiperboloik i metaforës del që Kazanin Mediatik paska guzhiniere, apo mjeshtra, magjistarë, apo mashtrues të Kulinarisë Sociale.
Kaq përjashtues është termi Kazan, sa mund të arrihet lehtësisht tek mendimi se Kazani Mediatik është i panevojshëm, nuk na duhet, sepse është vetëm i dëmshëm, helmues, i kote, i kushtueshëm dhe thjesht klientelist.
***
Unë mendoj krejt të kundërtën.
Nuk mund të ketë asnjë shoqëri njerëzore pa strukturën mediatike përkatëse ,pa harruar se përkatësia emancipuese e strukturës mediatike është në një raport ndërsjellës me emancipimin, apo prapambetjen e shoqërisë.
Nëse struktura mediatike ka në funksionalitetin e vetë transparencën si dhe kriticizmin e përhershëm ndaj çdo lloj qeverie, domosdoshmëria është gati absolut.
***
Po përmend këtu se çfarë ka thënë Jefferson, një nga njerëzit më të ditur dhe vizionar të Amerikës: Në dilemën midis një shteti dhe qeverie pa shtyp dhe gazeta dhe një shoqërie pa shtet dhe qeverie por me shtyp dhe gazeta, Jeffereson mendon se situata e fundit është shumë herë më e mirë, më normale, më zhvillimore dhe me progresive sesa ajo e gjendjes shtetërore ku mungojnë shtypi dhe gazeta, ku mohohen të drejtat e të shprehurit por dhe opinionet alternative.
Epoka e sotme nuk mund të bëj dot në mënyrë absolute, e përsëris, pa median e lirë dhe pa lirite themelore të shprehjes publike në formë elektronike apo në print.
A ka qenë media shqiptare gjithë këto vite “një Kazan”?
Absolutisht nuk ka qenë “një Kazan”, por përkundrazi pa mohuar elementit e errët të kaosit por edhe të subjektivizmit të skajshëm ka qenë në lartësinë e detyrës së vet funksionale:Media ka denoncuar dukurinë e rendë të kanabizimit, ka denoncuar kryebashkiakët që kishin pasur të kaluar kriminale në emigracion, ka denoncuar diplomat false dhe titujt shkencor të blerë nga deputetët dhe politikanët dhe është pikërisht efekti i fortë i medias shqiptare të shkarkimeve të bëra nga Kryeministri të dy nga ministriat e brendshëm, që janë mbiquajtur si më të suksesshmit si dhe ndryshimi radikal i qeverisë kohët e fundit me shtatë ministrat duke bërë të mundur që aktualisht kemi një lloj Qeverie të Re.
***
A është media shqiptare emancipuar siç duhet dhe me standarte të larta?
Jo, nuk është ende në statusin e saj maksimal.
Por të mos harrojmë se edhe mediat në Europë, për shembull në Greqi, në Itali, në Serbi, në Francë, por dhe në Angli dhe në Amerikë mediat paraqiten kontradiktore por roli i tyre është i pashmangshëm.
Vetëm një njeri që nuk e kupton logjikën apo dialektikën arrin që ta mohoje tërë median, gjë që në fund të fundit është e pamundur.
Një problem kryesor në Shqipëri është pikërisht, sesa adekuate janë të vërtetat apo lajmet e medias me opinionin publik.
Për fat të keq kemi mospërputhje.
Për fat të keq nuk kemi identitete të përputhura, domethënë opinioni publik, ai i vërteti mund të jetë i pashprehur në media.
Për fat të keq gjithashtu opinioni publik në Shqipëri, as nuk stimulohet dhe as nuk ecën në mënyre progresive me partitë opozitare.
Partitë opozitare tani për tani janë jashtë loje.
Protesta popullore e organizuar prej tyre në 16 shkurt të këtij viti është e konceptuar nga regjisorët e PD dhe LSI si një spektakël.
E them me trishtim këtë gjë, sepse për mua Opozita duhet të jetë e vërtet dhe shumë e rëndësishme si një subjekt kushtetues, zëvendësues dhe alternativë.
Për opinionin publik këtë herë kombinon më shumë me protestat e vijuara të studentëve që sollën një përvojë të re, duke refuzuar si një përfaqësuesit e Qeverisë, ashtu edhe ata të Opozitës.
Shqipëria është ende e prapambetur dhe e vonuar në rolin funksional të opinionit publik.
***
Por opinioni publik duhet të jetë patjetër një “Fata-Morgana” i të Ardhmes së vendit.
Një zhvillim i brendshëm kulturor dhe sidomos arsimor do ta fuqizojë megjithatë në një proces plot kontradikta edhe opinionin publik.
Por deri atehere duhet të ndryshoj estamblishmenti politik në Shqipëri, por gjithashtu do të ndryshoje dhe dicka substanciale në strukturën mediatike: rrymat klienteliste, që i lidhin pronarët e mediave me rendin e oligarkëve të vendit.
Botuar në Dita

per mediat dhe opinionin publik nuk pjerdh askush sot,sidomos pushteti. A nuk i sheh se ata stacione e medie qe ishin dje me Salen,sot jane me Ramen. Klanit te Sandrit qe dje Rama i bente te fala sot e ka kapur dhe e puth ne dy faqet. Sandri eshtebere pasaniku me i madh .Pasurine qe i dha Sala e dyfishoi me ate qe i dha Rama. Na shurdhuan cdo mengjes telefonatat duke iu qare bashkim Hoxhes. E cdo te beje Bashkimi i shkrete qe nk ka asgje ne dore.
thash se ke nderruar mendje; je po ne ato ujra; madje me keq; ” po s’pati kontradikta, s’ ka zhvillim” . pas ketij postulati; te gjithe turren te vjedhin (dhe…plazhet) . ata qe s’vjedhin duhet t’u luten me dore ne zemer hajduteve t’u kthejne dhe atyre pjesen e vjedhur .
RESPEKTE MOIKOM ! ! Ju Lutem Zoti MOIKOM bëhuni bashkè të gjithë ju SHQIPTARÊT e Ndershèm për të SHPORRUR HAJDUTÈT : Edvin , Luli dhe Monika ! Bëhuni bashkë me Thanon , Fatos Lubonjën , Spartak Ngjelën , Pëllumb Xhufin , Ralf Gjonin etj etj etj ! Të Majtè dhe të Djathtë bashkë për të SHPORRUR njëherë e mirë HAJDUTËT dhe KUSARËT e këtyre 29 Viteve , me “MOTON” HAJDUTÈT e PD , PS , LSI , Fatmir Medi , në LITAR , LITAR , LITAR ! Krijoni PARTINË ANTIKORRUPSION dhe ANTIPLAÇKITJE dhe POPULLI do tju VOTOJ ! Donald Trump Leshi është 72 Vjeç dhe u bë PRESIDENT në USA , edhe pse èshtè njè LESHKO !
Te kam dale borxhit mor,zeqo,mos dil jashte zhguallit te letersise,se ze dhe merdhin.
Tere ai leksion,pothuaj i gjithe teorik,tingellon si nje derro kazan,qe i shtohet,kazaneve te pafund te standartizuara te medias.
Ne vend qe te teorizoje pa fund,per ´´madheshtine´´ e opininit publik ,si burri i vjeter i ketyre aneve dhe pjesmarres ne ngjarje,Zeqo,duhet te analizonte me vertetesi objektive.,perse opinioni publik ka evoluar,apo ka bere hapa mbrapa.
E pra duhesh filluar se paku me periudhen kur ke qene ne moshe te re i,kur diktatura nga te gjitha anet aktivizonte te gjithe brezat,per te mpakur thare dhe goditur,fjalen e lire,duke katandisur qytetarin ne nje paranojak.
Dhe vitet,90 treguan,qe liria e fjales,u shndrrua pothuajse e gjitha ne liri te lehjes,nga formimi i mbartur.
Sado qe u evidentua ky deformim i madh i njeriut,i ardhur nga historia jone,perseri nuk e meritonim dhe ndjehet si nje vazhdim mallkimi te madh,qe kete ´´demokraci´´ ta sundonin dhe po vazhdojne ta sundojne bandat e katundareve te eger,tinzar dhe injorant te zbritur nga kullat e Tropojes dhe Skraparit.
Ata vec shkretimeve te historise,pushtimeve dhe te gjithe institucioneve shqiptare,mbollen dhe zhvilluan ne menyre te papare gjithe vesin njerzor.
Katedrat e tyre vazhdojne te jene dhe mender mediat shqiptare.
Vazhdojme te jemi ne nje vorbull vicioze,dhe shkrimi i zeqos,i fryti me shume erres se verdallosjes se saj.
Kujdes ti se mos e mban fjalen me te gjate nga Zequa.
vasil; shoh se ke interes per boten publike, po mos teorizo idiotizma, mbi censuren enveriste . problemi ne politike nuk eshte liria e fjales, por e drejta e prones . dhe ne komunizem e drejta e prones eshte “e barabarte per te gjithe” ( sipas krishtit; me qe quhesh, VASIL) . ne kete sistem, qe quhet (…emrin gjaja, vete), prona eshte e atij, qe e vjedh, ose e rremben . te tjerat jane demagogji…SHEKULLORE, qe duhen zhdukur nga fjaloret e gjithe…BOTES .
Në sistemet totalitare opinioni publik është i tjetërsuar si opinion partiak.thoni ju ,kjo nuk nuk është e vërtet ,pasi morli proletar është shumë i lartë,kurse morali borgjez kapitalist është një qëndrim i keq i poshtër ,pra sot ekziston morali i të pasurve që është klasa politike e parlamentarët që merr 25 fishë të pagës më shumë se puntori i krahut ,biznesëmentë e mëdhejë që kan moralin e të pasurve ,që janë shfrytëzuesit ,dhe kemi dhe moralin e shumicës së varfër ,të shfrytëzuarve ,të shtypurve ,të sakatosurve ,të shtypurve .Përse nuk thua që Morali më i lartë është morali komunistë që është morali i të gjithë njerzeve i shoqërisë në tërsi .
Këtë duhet ta thoni qartë z.Moikom ,pas ju jeni studjues dhe argumentat duhet të jenë shkancore ,i vjen mirë apo keq dikujtë .
Ajo qe thote Moikomi eshte per Temen. Vetem hidhini nje sy shtypit te Temes sot sesi ka shperthyer ne menyren me fashiste ndaj Albin Kurtit.
Pakez ti frysh maskes kombetare te Rilndjes dhe bie e behet pluhur. Teoria e bashkimit kombetar thermohet si rrere e thare kur behet fjala per te pranuar kontributet e perbashketa midis Kosovareve dhe shqiptareve ne jeten politiko shoqerore. Ajo qe lejohet eshte vetem kontributi sipas modelit serb. Diskutim kufijsh, ndarje, copetim , duke perdorur metaforen e Bashkimit Kombetar. Rilindja eshte shume e hapur te presi platformat tradhetare te serbomadhit Haxhiaj, qe u ngut me sqetulla, berryla e te shara ndaj inatitutit te Predidentit te Republikes, por shume e mbyllur per njeriun e krijuar ne protestat e studenteve kunder regjimit serb ne Prishtine.
Morali fillon nga barku Z. MOIKOM ,JO DOKRRA QË THONI JU .
Ku ka moral një pasanik që derdhë ushqimin në koshin e plahrave ,dhe çfar morali të ultë ka ai varfanjaku që ha ato ushqime të kazanit plehrave ….ose vdes nga urija ?
Pra morali më të lartë do jetë ai i rendit komunistë ku sejcili do të marr sipas nevojës dhe të punojë sipas mundësisë,ky është parimi më i lartë i moralit. .
Kur ke barkun plot ,ke edhe moralin e lartë,kur ke barkun bosh ,aty nuk ka moral , por je njeri i mbaruar.
Në qoftë se ti nuk ke para për buk ,si mund të keshë moral të lartë të shkruash e të bëshë politkë ?,Absurde.
A i ke pa të gjithë politikanët ulurijnë në parlament e më shumë Saliu ,Luli ,Flamuri,Munika ,betohen se jemi të ndershëm ,kur të gjithë jan hajdut .Çfar është ky moral !? ……Pa dyshim që këtu nuk kemi moral të shëmtuar ,ashtu suç është e shëmtuar kapitalizmi .Ky është një moral i keq ,pasi këta duan të fshehin pasuritë e tyre për të vjedhur popullin dhe përsëri të përfitojnë zhvasin djersën e shoqërisë ,të jetojnë parazit në kurriz të popullit.
Ky është morali borgjez,dhe me këto shembuj mund ta konkretizosh me shembuj praktik moralin e kësaj klase politike të degjeneruar kriminale ,hajdute dhe vrasëse.Ky është opinjonin publik i vërtet i sotëm ,jo pallavra e teori pa shembuj ,
Teorit pa shembuj jan të dëmëshme jan teori e vdekur.
Morali fillon nga barku Z. MOIKOM ,JO DOKRRA QË THONI JU .
Ku ka moral një pasanik që derdhë ushqimin në koshin e plahrave ,dhe çfar morali të ultë ka ai varfanjaku që ha ato ushqime të kazanit plehrave ….ose vdes nga urija dhe i kërkohet të mbajë një leksion !?.Këtu nuk mund të ketë moralë .
Pra morali më të lartë do jetë ai i rendit komunistë ku sejcili do të marr sipas nevojës dhe të punojë sipas aftësisë e mundësisë .Ky është parimi më i lartë i moralit. .
Kur ke barkun plot ,ke edhe moralin e lartë,kur ke barkun bosh ,aty nuk ka moral , por je njeri i mbaruar.
Në qoftë se ti nuk ke para për buk ,si mund të keshë moral të lartë të shkruash e të bëshë politkë ?,Absurde.
Shikoni politikanët e sotëm të gjithë ulurijn në parlament por më shumë Saliu ,Luli ,Flamuri,Munika ,të gjithë betohen se jemi të ndershëm ,kur të gjithë jan hajdut .Çfar është ky moral i pistë !? ……
Pa dyshim që këtu nuk kemi të bëjmë me moral të lartë njerëzor ,por me moral të shëmtuar borgjez ,ashtu suç është e shëmtuar kjo klasë politike e kapitalizmit në shqipëri .
Ky është një moral i keq ,pasi këta duan të fshehin pasuritë e tyre për të mbushur xhepat e për të vjedhur popullin që përsëri të zhvasin djersën e gjakun e shoqërisë ,kërkojnë të jetojnë parazit në kurriz të popullit,ky është morali i tyre që ata e quajnë të mirë.
Pra me shembuj konkret zbret me këmë në tokë Z.Moikom .
Ky është morali borgjez,dhe me këto shembuj konkret mund ta konkretizosh temën e MORALIT të vëretë të kësaj klase politike të degjeneruar kriminale ,hajdute dhe vrasëse.
Ky është opinjonin publik i vërtet i sotëm ,jo pallavra teorike pa shembuj ,
Teorit pa shembuj jan të vdekura ,të dëmëshme, jan teori që i shërbejnë kapitalizmit e moralit kriminal borgjez.
Morali fillon nga barku Z. MOIKOM ,JO DOKRRA QË THONI JU .
Ku ka moral një pasanik që derdhë ushqimin në koshin e plahrave ,dhe çfar morali të ultë ka ai varfanjaku që ha ato ushqime të kazanit plehrave ….ose vdes nga urija dhe i kërkohet të mbajë një leksion !?.Këtu nuk mund të ketë moralë .
Pra morali më të lartë do jetë ai i rendit komunistë ku sejcili do të marr sipas nevojës dhe të punojë sipas aftësisë e mundësisë .Ky është parimi më i lartë i moralit. .
Kur ke barkun plot ,ke edhe moralin e lartë,kur ke barkun bosh ,aty nuk ka moral , por je njeri i mbaruar.
Në qoftë se ti nuk ke para për buk ,si mund të keshë moral të lartë të shkruash e të bëshë politkë ?,Absurde.
Shikoni politikanët e sotëm të gjithë ulurijn në parlament por më shumë Saliu ,Luli ,Flamuri,Munika ,të gjithë betohen se jemi të ndershëm ,kur të gjithë jan hajdut .Çfar është ky moral i pistë !? ……
Pa dyshim që këtu nuk kemi të bëjmë me moral të lartë njerëzor ,por me moral të shëmtuar borgjez ,ashtu siç është e shëmtuar kjo klasë politike e kapitalizmit në shqipëri .
Ky është një moral i keq ,pasi këta duan të fshehin pasuritë e tyre për të mbushur xhepat e për të vjedhur popullin që përsëri të zhvasin djersën e gjakun e shoqërisë ,kërkojnë të jetojnë parazit në kurriz të popullit,ky është morali i tyre që ata e quajnë të mirë.
Pra me shembuj konkret zbret me këmë në tokë Z.Moikom .
Ky është morali borgjez,dhe me këto shembuj konkret mund ta konkretizosh temën e MORALIT të vëretë të kësaj klase politike të degjeneruar kriminale ,hajdute dhe vrasëse.
Ky është opinjonin publik i vërtet i sotëm ,jo pallavra teorike pa shembuj ,
Teorit pa shembuj jan të vdekura ,të dëmëshme, jan teori që i shërbejnë kapitalizmit e moralit kriminal borgjez.
Citat: “A është media shqiptare emancipuar siç duhet dhe me standarte të larta? Jo, nuk është ende në statusin e saj maksimal.
Jo o zotni, jo. Media shqiptare s’ka arritur te dale akoma nga veza dhe jo me te aludosh ne tym se ajo eshte diku me poshte se maksimalja.
Nese ne diktature opinioni publik ishte komplet i ndrydhur per shkak te presionit te ushtruar direkt dhe indirekt prej pushtetareve dhe veglave te tyre qorre, sot kemi nje opinion publik aq te tejskajshem dhe aq te allakatur, sa veshtire se gjen dy mendje te njejta. Per nje mendim pak a shume unik dhe te koncentruar as qe mund te behet fjale fare, dhe per kete coroditje ku s’e merr vesh i pari te dytin, bashkefajtore me politiken jane dhe drejtuesit e mediave, shume prej te cileve plotesisht ose pjeserisht te perqendruara ne duart e klanit.
Dhunuesit e mendimit te lire e ushtrojne aktivitetin e tyre me te njejtin intensitet dhe agresivitet si ne kushtet e diktatures po ashtu dhe ne kushtet e demokratures, kaotizmit dhe anarshise. Mendimi dhe fjala e lire dikur ishin te kufizuara ne formen nga me brutale te imagjinueshme, kurse sot kemi te bejme me nje liri aq te tepruar, sa qe efekti negativ eshte ky qe po perjetojme, e pra etiketimi i cdo lloj medie me epitetin kazan.
Dikush mund te zgerdhihet e dikush mund te trishtohet per kete lloj etiketimi, por ku ka ze s’eshte pa gje thote proverbi. Duam apo s’duam ne, mediat e kazaneve, edhe pse ky term tingellon paksa i rende, jane prezente ne shoqerine tone. E keqja eshte se ne vend qe ato te reduktohen, ato sa kane ardhur dhe jane shtuar fale dhe zhvillimit te vrullshem te internetit dhe mjeteve te komunikacionit.
Si mund te parandalohet ky lloj degradimi?
Hapi i pare per mendimin tim duhet te filloje qysh sot me gazeten Dita. Moikomi, Bedriu, Viktori dhe sidomos vulehumburi Thano jane ne dijeni te plote te praktikave qe ushtron bota e civilizuar, me qellim thithjen dhe akumulimin e mendimit te qytetarit. Ne pothuajse cdonjeren prej gazetave te huaja online, eshte e pamundur te lexosh komente me permbajtje banale, plot fyerje dhe ofendime nga me te ndryshmet. Ne nje test qe kam bere keto dy ditert e fundit jam skandalizuar me publikimin e komenteve ke kjo gazete. Ketu shkruaj cfare te duash e ke te garantuar se do publikohet. Gje qe s’ben vaki ne asnje prej vendeve ku aspirojme gjoja te anetaresohemi.