Opozita akuzon presidentin maqedonas për biznes me firma nga Panamaja

Elton Tafaruci

Familjarë dhe të afërt të presidentit maqedonas Gjorge Ivanov, janë lidhur me biznese dhe firma nga Panamaja, ka akuzuar zëdhënësi i LSDM, Petre Shilegov.

Sipas opozitës Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanovas, bashkëshortes së presidentit, ka raporte biznesi me firmën „LIP Corp Panama City“ nga Panamaja.

Duke drejtuar dokumentin nga gazetarët Shilegov tha:

“Ky është ai dokument. Lip Corp Panama është themelues dhe pronar i firmës „Delfino travel Ballkans“. Sasho Tonevski, vëllai i Maja Ivanova, është njëri nga pronarët dhe drejtor i kësaj firme. Vetëm para disa ditësh, ose në kohën kur filloi të përhapet skandali me larjen e parave përmes firmave panameze, ‘Delfino travel Ballkans’ është shuar dhe shlyer nga Regjistri qendror”.

Ai pyeti se çfarë fsheh familja e Ivanovit.

“Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Maqedonia është në këmbë. Drejtësia, liria dhe demokracia po kthehen. Gjithkush që e ka shkelur ligjin do të përgjigjet”, porositi në fund Shilegov.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *