Opozita nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare.
Sipas mediave duket se frika nga rrjedhja e votave ka bërë që opozita të vendosë që të bojkotojë seancën e sotme plenare edhe pse burime nga partitë shprehen se ky nuk është bojkot por protestë për falsifikimin e votës për teatrin.
Mësohet se në fillim të seancës plenare, në sallë do të jenë vetëm dy kryetarët e grupeve parlamentare të PD dhe LSI, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili, të cilët do të kërkojnë përgjigje nga kreu i Kuvendit lidhur me kërkesën e tyre drejtuar më herët, ku i kanë kërkuar anulimin e votimit të ligjit për Teatrin Kombëtar.
Në seancën e sotme plenare do të diskutohet një projektligj mjaft i rëndësishëm. Bëhet fjalë për projektligjin për disa ndryshime në ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, për t’i krijuar Shkollës së Magjistraturës një mundësi ligjore për të hapur dyert për kandidatët e rinj që do të zëvendësojnë prokurorët dhe gjyqtarët e ‘djegur’ nga Vetingu.
Shumica ka 79 vota, pra i duhen edhe 5 për të kaluar ligjin. Me shumë mundësi ligji do të dështojë.
o.j/dita

Jam duke degjuar ministrin Ahmetaj.
Me erdhi ne mend nje shprehje popullore:
“Sic te degjoj qofsha, si jam kurre mos qofsha”.