Opozita braktis Kuvendin, Berisha: Madamë Lokomotiva po sfidon shqiptarët!

Herion Mesi

Pas fjalës së deputetit Sali Berisha, i cili e quajti të papranueshme drejtimin e seancës nga nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, opozita braktisi Parlamentin. Berisha tha se opozita do qëndrojë jashtë derisa të largohen të gjithë “kusarët”.

“Madam lokomotiva po i bën sfidë të hapur shqiptarëve, ligjit, transparencës dhe ekzistencës së këtij shteti. Nuk ka cinik më ekstrem se sa ju që keni marrë për djalin tuaj lokomotivën dhe hekurudhën dhe tani kryesoni seancën. Ne u detyruam të braktisnim parlamentin se sollët njerëz që i kishin duart të lyer me gjak, por ne se pranojmë parlamentin me një numër kusarësh që përdorin mandatin për të vjedhur pasuritë publike”, tha ai. /H.M/ Dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *