Opozita braktis seancën, i refuzohet kërkesa për rivotimin e ligjit të Teatrit

Dita

Në seancën e sotme parlamentare është diskutuar edhe njëherë votimi për ligjin e Teatrit.

Opozita ka kërkuar rivotimin e ligjit për Teatrin Kombëtar nëpërmjet kreut të grupit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho.

Ai deklaroi se opozita nuk mund të qëndrojë në një Kuvend ku vidhet vota.

“Në votim u bënë shkelje, një deputet votoi dy herë. Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është aspak nevoja. Nëse nuk bëhet rivotimi, ne largohemi nga salla”, tha ai.

Menjëherë pas kësaj fraze, deputetët e PD-së braktisën punimet e seancës plenare.

s.a/dita

Share This Article
1 Comment
  • Po clidhje ka kerkesa per votimin e Ligjit per Magjistratet me Ligjin e Teatrit o mytebere PeDeiste. Ju nuk doni Drejtesi te re prandaj vajtoni si kukuvajka gjithe llumrat e plepave qe i bete juriste ne 6 muaj. Godina prej azbesti do te shembet dhe bashke me te gjithe sistemi i kusareve te drejtesise qe emeroheshin ne zyrat e Saleh Qoftelargut

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *