Opozita dhe “heronjtë” e tjerë të lirisë!

Ornela

Pretencën-Salanjit,
ja paska bërë Rama!
Mona është më keq,
se ata tek Lana!

Kokrra e mashtruesit,
Salanji ka dalë,
po duhej-dhe Mona,
të thoshte dy fjalë!

Është në LSI,
kokë e të mëdhenjve,
që i ka thënë Luli,
strehë e maskarenjve!

Më saktësisht-streha,
e çdo maskarai,
që tani me fund,
i ka dalë kallai!

Salanji i Lulit,
vajti në gjykatë,
për kallëzim të rremë,
jo për dekoratë!

Djalka që ka ardhur,
nga breg’ i Osumit,
kishte bërë grup,
me llumin e llumit!

Tash që thesi i grurit,
doli kallamboqe,
na del se Babalja,
paska tallur koqet!

Një gropë për Geronin,
hapën vetë i tretë,
po në atë gropë,
legenat ranë vetë!

Po lufton Lulashi,
si i thonë “me thonj”,
këta plehurina,
t’i shpalli heronj!

S’mbetet pas Monika,
dhe qëllon me gurë,
dhe thotë-se po shkasim,
në një diktaturë!

Super diktaturë,
thotë koka Monikë,
meqë do dhe Tufa,
azil politika!

Birbua i azilit,
po binte therror,
në çdo qeveri,
drejtor dhe drejtor!

Dhe kur kriminelë,
i shpalli heronjtë,
as Rama-as Ruçi,
s’ja hoqën patkonjtë!

Rri aty i thanë,
puna vete zile,
lopën që të dhamë,
natë e ditë mile!

Tufa vijoi mjeljen,
se s’ishte një trap,
dhe Kumbarua fonde,
i dha pa hesap!

Ky sherrxhi dinak,
s’la njeri pa ngarë,
pastaj hapi gjyqe,
se e kishin sharë!

Mori edhe titull,
me një plagjiaturë,
po ministrja titullin,
nuk ja hoqi kurrë!

Zullum pas zullumi,
kërcënimin shpiku,
për t’ja hedhur paq,
për azilin iku!

Mirë e bën Monika,
që e qan me lot,
po kush do ta vriste,
s’e mësuam dot!

Para do ketë mbledhur,
po paratë s’tregohen,
do kthehet kur Monat,
prapë të lartësohen!

Dhe shembje e konviktit,
plot Pesëmbëdhjetë,
tregon diktaturën,
ku vendi po shket!

Këto xhevahire,
i kemi prej Monës,
kur bëri komentet,
e Salanj shqiponjës!

Unë e di që Xhafen,
Mona s’e sheh dot,
dhe nga kjo në mbrojtje,
mori një idiot!

Idioti e nisi,
plot me trimëri,
por tani është bërë,
si muti në shi!

Sajoi poshtërsira,
si njeri i lik,
dhe tani na thotë,
është gjyq politik!

Dhe vijon Lulashi,
sikur luan lojën,
na thotë-se Salanjit,
s’ja mbyllin dot gojën!

Dhe Salanji veten,
me të madh e mba,
po tani në mëndje,
kurrkush s’e ka!

Kur një gojë njeriu,
gënjen e s’mban fre,
nuk quhet më gojë,
po quhet hale!

Ndaj i them dhe Monës,
kot qëllon me gurë,
pastrimi i haleve,
s’quhet diktaturë!

S’e di për gjykatën,
si do shprehet vallë,
po një shërbim prove,
ta puthi në ballë!

Ta puthi në ballë,
Salanj skraparlliu,
të tilla pisllëqe,
mos i bëjë njeriu!

Tash kemi tërmetin,
që si grusht na mblodhi,
dhe atë prej Ramës,
Zoti na e hodhi!

A.DUKA

Share This Article
5 Comments
  • Hajde servil i qeverise or Arben Duka hajde!
    Po pse o kokerr legeni nuk ishte Geron Xhafaj i vellai i ish-ministrit Fatmir i denuar ne Itali per trafik droge?
    Nuk e mori ate Geron vellackua ish-ministri dhe e coi andej pikerisht pas daljes pergjimit?
    Nuk e mohon dot or legen qe Fatmir Xhafaj ishte i vetmi minister i brendeshem ne glob me vella te denuar per trafik droge. Hyyyy rrace bythlepirese e neveritshme.

  • Nje korrigjim fare-fare i vockel

    Rri aty i thanë,
    Puna vete zile,
    Lopën që të dhamë,
    Natë qije, ditën mile !

  • Arbeni,
    ashtu mund te jete qe Fatmir Xhafa eshte i vetmi minister i brendshem me vella te denuar per trafik droge, por ne boten demokratike ka pasur edhe presidente apo k/minister jo me vellain por me djalin e tij kriminel dhe kane vazhduar detyren ne vendin perkates.
    Ne sistemin demokratik secili mban pergjegjesi per veten e tij dhe jo per vrimen nga ka dale, ndersa ne sistemet apo mentalitetet e tjere per bythen qe lepin.

    • D Pacja, me jep nje emer te vetem Presidenti a Kryeministri ne vendet demokratike qe paska ushtruar detyren duke patur djalin te denuar me burg, ose vellain.
      Nje emer te vetem jep ose qepe gojen e mos fol qyfra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *