Përfaqësues të pozitës dhe opozitës në Kosovë, janë takuar me ndërmjetësimin e ambasadorëve, dhe kanë diskutuar për demarkacionin me Malin e Zi. Në këtë takim kanë qenë zyrtarë të lartë të AAK, NISMA-s, PDK-së dhe LDK-së.
Mediat në Kosovë bëjnë të ditur se pjesë e takimit kanë qenë ambasadorja e Gjermanisë Angelika Viets, ambasadorja e Francës Marsye Daviet, përfaqësues të ambasadës amerikane, ambasadori i Norvegjez dhe ai i Zvicrës. Gjithashtu pjesë e takimit kanë qenë edhe përfaqësues nga shoqëria civile.
Takime më herët ka pasur edhe midis dy partive të opozitës mes AAK e Nisma. Ndryshe nga partitë e tjera opozitare, lëvizja Vetëvendosje nuk ka qenë pjesë e diskutimeve, por ka paralajmëruar se në ditën kur në Kuvend do të jetë marrëveshja për demarkacionin, aty do të rikthehet përsëri kundërshtimi me gaz lotsjellës.

jeta kur Thorne perfasuese te shoqerise civile, nenkuptojne ate OJQet qe vete kane formuar, me njerezet qe vete kane perzgedh. CQFD.
Pra sa per pluhur per syte e publikut