Opozita duhet të punojë për ringritje

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

E përshëndesim gazetën e gjithësishme të këtij vendi. Çfarë ka e djathta që bën zhurmë? Si e gjykon e djathta këtë sovran të mrekullueshëm, që kur e pa ish-maxhorancën që po punonte për interes personal dhe jo për interes të popullit, sovrani e hodhi nga pushteti, por rëndshëm, sa ta mbajë mend në këtë jetë dhe në atë jetë? I them opozitës së sotme se atë që të bën sovrani, s’ta bën Zoti.

Sovrani është zoti për çdo qeveri dhe çdo qeveri duhet të jetë gjithmonë në shërbim të sovranit. I them Berishës dhe gjithë të djathtës e të majtës që sovrani qëndron më lart se drejtuesit e një shteti, çfarëdo krahu qoftë. Saliun e hodhi sovrani në ’97-ën për vjedhjen e popullit nëpërmjet firmave dhe në vitin 2005 duke bërë fushatë për qeverinë Nano si qeveri e korruptuar. Nga ato që foli në çdo miting në 2005-ën, nuk mbajti pothuajse 60 përqind të premtimeve, por e shtoi korrupsionin në ekstrem dhe populli e hodhi dhe më dhunshëm se në ’97-ën. Një herë mund të gënjesh në fushatë, të dytën të degdis.

Prandaj i jap një këshillë Berishës dhe sojit të tij, të mos e provojë të dalë prapë në ndonjë fushatë, se do jetë për turp të tij. I jap një këshillë, që të mbështesë në Parlament çdo nisëm të maxhorancës aktuale, se o bën shtet kjo qeveri e tashme, o nuk bëhet shtet kurrë. I bëj thirrje OSBE-së që t’i qëndrojë afër qeverisë aktuale dhe jo dënglave të opozitës, se kjo maxhorancë ka mbështetjen e sovranit. OSBE-ja është me sovranin apo me minorancën?

Në të kundërt sovrani i thotë OSBE-së “vër thembrat nga ke vënë majat dhe na lër rehat, se shtetin do ta bëjmë ne shqiptarët”. Opozita aktuale të punojë për ringritje dhe jo një opozitë që e quan veten se është akoma në qeveri. I them qeverisë, zotit Rama dhe zotit Meta ta ndryshojnë sistemin e drejtësisë me rrënjë. P.Meçaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *