Opozita e burrave-gra dhe e grave-burra

redaktor

Janë të njëjtit halabakë,
ata që shohim çdo ditë,
dje që ishin në pushtet,
sot që janë në opozitë.

Dhe rrugaçi më i madh,
Salës do t’ia kish zili,
atë gjuhë ordinere,
që nxjerr vetëm pocaqi.

O ju kokat e mëdhaja,
që vatanin sot drejtoni,
si nuk u bie damllaja,
ato sharje kur dëgjoni?!

Dëgjoj ultra ordinerët,
mendimin në mokër bluaj,
si mund të na mbroni ne,
kur s’mbroni dot veten tuaj?!

Opozita s’bën kritika,
kundër kësaj qeverie,
por njëlloj vazhdon muzika,
sharje me libër shtëpie!

Dëgjoni Sali Gazepin,
atë dhe mostra të tjerë,
kërkojnë prapë pushtetin,
këta ultra ordinerë!

Nëpër ujërat që sjell Lana,
duket gojën ata lajnë,
burrat shajnë si putana,
dhe gratë si burrat shajnë!

Njëlloj si në shkretëtirë,
të kërkosh ara me grurë,
mund të kërkosh nga ata,
pak finesë edhe kulturë!

Sapo hap televizorin,
ai shan e ajo shan,
saqë krejt i neveritshëm,
sot është bërë çdo ekran.

Të Enjten sikur ta hapësh,
TV-në një gjysmë ore,
gjithë mjedisi shqiptar,
qelbet era nevojtore.

Shan Saliu-shan Lulashi,
shan Palokja-shan Halimi,
domosdo që është një farsë,
dhe dekriminalizimi!

Me një ligj të stërforcuar,
nuk pastrohet ajo hale,
mund të ikin kriminelët,
por jo gjuha kriminale!

Edhe ditën e votimit,
që të gjithë do dëgjojnë,
pa fund sharje halabakësh,
pastaj ligjin do votojnë!

Mbase të kriminalizuar,
nesër s’do të ketë në listë,
po do ketë me tepri,
plot sharës profesionistë!

Do të ketë me tepri,
këtu nga kjo rracë legeni,
as me ligj të cilësuar,
nuk mund të ndryshohet geni!

Trimat e genit të prishur,
gjuha që prodhon horror,
do fillojnë revolucionin,
fiks në datën 8 Dhjetor!

Luli revolucionari,
flakë nuk u jep dot flakëve,
se mijërat që kanë kulturë,
nuk shkojnë pas halabakëve!

Kjo opozitë do dështojë,
si gjithnjë dhe kësaj here,
këtu kurrë nuk ka pasur,
opozitë më ordinere!

Share This Article
9 Comments
  • Bravo dhe pik.Nuk ka nevoje per shpjegime dhe komente more njerez,njeri qe ka dy pare mend ne koke i ka te qarta te gjitha.Ketu eshte derdhur e gjithe e verteta.

  • Me daten 8 dhjetor do te mblidhen te gjithe antishqiptaret e terbuar,llumi i kombit,hajdutet,,kriminelet dhe te korruptuarit,per te demtuar sado pak demokracine e brishte shqiptare,atyre do tju bashkohen edhe mendjelehtet qe genjehen nga shpifjet e qenve lul-berisha,por perseri te drejten nuk kane per ta mundur dot.

  • O Duka, tw lumtw pena. Nuk tw shteron kurrw, vec pwr njw arsye: se je burrw.
    Deri dje dinim se veriorwt, e midis tyre edhe tropojanwt, ishin ata qw bwnin e kwndonin rapsodi, por sot ua ke marrw ti lahutwn dhe po ia qwndis njwra pas tjetrws pa fund rapsoditw sali xhahil trapojanit, tw cilit nuk ka nga Tropoja asnjw qw t’i kwndojw, vec ta mallkojw.

    Pwrvec kwsaj, shumw tw tjerw nw vend qw tw vazhdonin traditwn e rapsodive, u bwnw trafikantw, kriminelw, hajdutw xhepash, juristw plepash, shikas e keshas qw vidhnin e vidhnin pwr tw mbushur xhepat e tyre, ndaj nuk kanw nge tw merren me rapsodi pwr Berishwn, qw e ndezi Tropojwn nw flakw e zhduku fise tw twra, duke i vrarw me njwri-tjetrin.

    Ndaj vetwm qyqet dhe nuselalwt kwndojnw pwr Salwn, qw tani s’wshtw mw burrw.

    Ka mbushur depo tw fshehta nw muret e shtwpisw me lekwt, por tani nuk ngre dot as brekwt, qw i bien era shurrw!

  • KUR E RRAHEN SI GOMARIN NE DUHAN!

    Pd.ist,u polli mushka,
    Sa patet baban e saj!
    Nashti u ka mbet lulushka,
    Ate kini laj e thaj…

    Ate kini xhish e vish..
    (Gjer ne fyt i molepsur!)
    E kane rrahur qe kulish
    Ndaj dhe njihet ne te lehur!

    ***

    Ky popull ua la gomarin,
    Sa t’i futej ne duhan!…
    Pastaj,i hoqi samarin,
    Vardha, nje miljon kopan!…

    Ku te ha e ku te dhemb…
    Ai ik e ata bjere…
    Mirpo,kot nuk paskan thene,
    Qe Gomeret s’kane qedere…

    Ja tek eshte dhe prap pellet…
    (Te pallturit ja heq soja..)
    ” S’iki”, thote.Per kiamet,
    Pa me ardh’ vetiu ngordhja!”

    Do e presim,s’kemi c’bejme!
    Mbase do vere dore Zoti.
    Tashme, doli cfar qe thene,
    Nga i madhi Namik Hoti…

    • Kisha dite qe s’kisha shkruar
      ne faqet e kesaj gazete
      po sot vargjet e Poetit
      me ka bere te qesh me vete!!

      Te qesh po edhe te qaj
      kur mendoj ‘Revolucionin’
      kur mendoj Sali Ballanin
      dhe pas tij lulush Kotronin!

      Si Ballani dhe Kotroni
      qe te dy pikot ne lane
      le te lehin sa te duan
      tani as m…. s’te hane!!

      Qe te dy pikot e lanes
      nje Ballan dhe nje Kotron
      ngelen vetem duke lehur
      lehin po kush i degjon?!

      S’dua te shkruaj me gjate
      nuk dua t’u bej reklame
      as ‘ Ballanit’ as ‘Kotronit’
      dhe askujt qe leh ne Lane!!

      Nese nuk dini cfare jane
      nje Ballan dhe nje Kotron
      pyesni Benin ose ‘shqipen’
      nje nga te dy u’a tregon!…..
      ———————————–

      Dy llafe dhe per ty ‘shqipe’
      kam kohe qe i kam menduar
      me pelqejne vargjet e tua
      sa here qe i kam lexuar…

  • O shqipe i ndjeri Namik Hoti e tha por dhe keto qe moren pushtetin duhet te kene kurajon qe ta rrasin mbrenda dhe te japi llogari per te gjitha.

    • O Gro!
      Po,por,te behet reforma ne drejtesi,ndryshe s’te le bota. Dhe e dyta ,sot pa bere reformen ,kush do e gjykoj?!

      “… Dhe thame kushtetuten,
      Fati na e pruri,
      Salen t’a gjykoj,
      Gjykata qe vuri?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *