Partitë opozitare në Kosovë kanë mohuar mosmarrëveshjet e brendshme, pavarësisht akuzave ndaj njëra-tjetrës.
Pas dështimit të protestës të së shtunës lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pranoi publikisht se është ndjerë në siklet me veprimet e opozitës në Kuvendin e Kosovës muajt e fundit.
Duke iu referuar gazit në seanca paralmentare, Haradinaj ka thënë se është ai është i një gjenerate tjetër dhe se nuk merret, siç ka thënë ai, me “sporte të vogla” si Visar Ymeri.
Pavarësisht kësaj deklarata nga ana e Haradinaj, zyrtarët e partisë së Ymerit thonë se nuk kanë mosmarrëveshje me partinë e këtij të fundit.
Sipas tyre, protesta e 26 marsit është shtyrë vetëm për shkak të konsolidimit të mëtejshëm dhe jo për shkak të ndonjë përçarjeje të brendshme.
