Opozita e re, kusht vetëm listat, Murrizi: Të gatshëm të heqim dorë nga pragu dhe koalicionet

Leda Hysa

Opozita parlamentare është e gatshme te negociojë 2 nga kërkesat e saj me kushtin që Partia Socialiste të votojë hapjen e listave dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

“Pragu është për t’u diskutuar. Nëse Partia Socialiste do të na kërkojë të mos ketë koalicione parazgjedhore dhe në këmbim të saj të ketë sistem proporcional kombëtar me lista të hapura dhe administratë zgjedhore, patjetër që do e votojnë në bllok edhe prishjen e koalicione edhe sistemit zgjedhor të listave të hapura. Pastaj kur te shkojmë te kodi të bëjnë administratën zgjedhore. Patjetër që do ta votojmë”, u shpreh Myslym Murrizi.

Opozita përdori për herë të parë braktisjen e seancës plenare si formë reagimi kundër marrëveshjes së partive të mëdha për reformën zgjedhore. Myslym Murrizi paralajmëron se për të shmangur rrjedhjen e votave, bojkoti do përdoret edhe në seancën plenare të miratimit të kodit elektoral.

“Është një resto që meriton arroganca e atyre që mendojnë se në karrige ku janë ulur janë pronare. 90 përqind është mundësia e largimit të atyre që s’janë të shitur dhe të blerë nga këta të tre, PD PS dhe LSI, që iu intereson lënia në fuqi e gjellës së pistë të 21 prillit të 2008-s.

Kryeministri Edi Rama, një ditë më parë i bëri thirrje dy opozitave të mos i bëjnë presion duke u lënë hapur një shteg negociatave sa i takon hapjes së listave.

“Për qarkun e Fierit nuk votoi 7 ligjet. Kështu që ta thoshte një njeri që njeh artin e kompromisit do e besoja. Për presion, Rama mendon meqë ka 74 deputetë mund të kalojë çdo gjë.”

Demokratëve, të cilët e akuzojnë se është bërë palë me Edi Ramën për zhdukjen e koalicioneve parazgjedhore, Myslym Murrizi iu kujton se janë ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshje me Ramën për zgjedhjet dhe jo ai.

 

l.h/ dita

Share This Article
8 Comments
  • O Murrizi!
    Te gjithe ju qe jeni sot opozite parlamentare ta keni te qarte se ne zgjedhjet e ardheshme nuk do jeni kandidate ne listat e asnje partie!
    Juve u jepet nje SHANS HISTORIK:
    -Te kundershtoni Ramen qe te pranoje LISTAT e HAPURA,qe populli te mos votoje si DELE per partite,por sidomos per kandidatin qe e meriton per deputet!
    E mira fare do te ishte qe deputeti te mos votohej brenda nje qarku,nga nje zone elektorale,por nga i gjithe populli nga veriu ne jug,se deputeti eshte perfaqesues i gjithe popullit dhe jo i nje grusjhti njerezish!
    Ne se do arrihej kjo,atehere do te zhdukeshin Berisha,Basha,Rama,.Meta etj!
    Kerkoni qe te mos kete grupe parlamentare dhe deputetet te jene te pavarur,te mos e shesin apo blejne mandatin e tyre,qe populli te kete te drejten e heqjes se mandatit te deputetit e jo partia!
    Qe partite te mos jene si familjet mbreterore qe sundojne brez pas brezi,por te jete i gjithe populli qe te votoje deputetet!
    Ne se nuk behet kjo,atehere ne Shqiperi,sic ka ndodhur keto 30 vjet do sundoje FASHIZMI!

  • Zoti i nderuar Murrizi ,si juve personalisht ,po ashtu edhe te gjitheve deputeteve opozite ne parlament ,ju jemi mirenjohes .Mos haroni tek ju i ka syte e veshet dhe shpresen 96 % i populit shqiptar .Ne duam ,per interesat tona ,qe te behet shqiperia ,te funksionoje ligji dhe perparimin ne te gjitha fushave ekonomike ,sociale etj ,duam LISTAT E HAPURA , do jene demokratizimi i mbare i vendit .Jeni ne kohen dhe ne vendin e duhur ,mos u lekundeni .
    Ju falenderojme dhe shume respekt per,te gjithe ju te opozites parlamentare te sotme ne parlament .

  • I nderuar Myslim, ke shansin bashkë me deputetët firmëtarë, ti jepni një grusht vdekje prurës horrave që i kanë vënë shqelmin në fyt një kombi të tër me pangopsinë e kusarisë së tyre. Votimi me lista të hapura do të jetë ngordhja politike e sigurt e këtyre horrave që janë bërë më tepër se mbretër me marrveshjen e 2008 midis shkatrruesëve deri në sëmundje psiqike të zgjedhjeve në vëndin tonë, kriminelve zgjedhorë Sali Berisha dhe Edi Rama. U priftë e mbara dhe të pa epur para kusarëve për të mirën e një kombi të tërë,për të mirën e vëndit. Pse kaq të zotët paskin qënë këta horra që të imponohen me poshtërsitë e tyre pa u lagur për 30 vjetë rreshtë. Duhet një mjaaaaaaaaft e madhe dhe ju keni barrën para kombit për ta artikuluar me zotësi këtë mjaft në labirintet ligjore të kuvëndit të molepsur nga skllevrit e listave të mbyllura Ripjelljes sociaiste të Edi Ramës.

  • More idioter, me te vertete mendoni qe do dilni deputet me lista te hapura ne kete vend tejet te politizuar.Kjo eshte pare shpesh ne Shqiperi ku nuk votohet per individin por per partine. Merr shembullin e lal Fikut,kur ishte me G99 mori 3000 vota ne gjithe Shqiperine kur kandidoi per PS mori 170000 vota vetem ne Tirane . Nuk eshte qe ndryshoi “Fiku” por ndryshoi partia . Keshtu qe mos u perdorni kaq keq se ujku mjegull do qe te sundoje. Prishja e koalicioneve para zgjedhjeve eshte ne favor te Rames pasi dihet qe PS eshte partia me e madhe dhe i bie qe te fitoje zgjedhjet gjithmone dhe do kthehemi dhe nje here ne monizem . Listat e hapura kerkoni por me koalicionet parazgjedhore nuk keni pune ju , prandaj shijoni dhe nje vit ato rroga qe i merrni kot dhe mos u beni marioneta te Rames per inate te komshiut.

  • Marjoneta opozitare @…………………………

    Sa e mbron PS more djale .Mbaje mend me LISTA TE HAPURA ,nuk do fitojne as edhe nje nga kata pasharet kryetar partie ,pra te katert i ke jashte loje ,apsait.
    .Dhe ska rendesi kush parti fiton .Dhe nuk jam dakord me ty ,qe thua PS e PPSH eshte partia me e “madhe ” .Mbaje mend e do me kujtosh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *