Reforma ka ardhur,
në kohë deçizive,
ndaj dhe opozita,
është bërë agresive!
Njëmijë pisllëqe,
tani po sajojnë,
organet e reja,
duan të bllokojnë!
Dalin ditë e natë,
edhe na shurdhojnë,
në kazane plehrash,
kërkojnë e kërkojnë!
Po për ne të gjithë,
duhet drejtësia,
nga tuneli i errët,
të dalë Shqipëria!
Do të japi shpirt,
drejtësi e vjetër,
dhe foshnja e re,
do të lindë patjetër!
Protestat nuk bëhen,
kundër qeverisë,
po janë një aksion,
kundër drejtësisë!
Ata që drejtojnë,
gjithë këto aksione,
nuk i lënë studentët,
të shkojnë në leksione!
Dhe studentët kot,
tani përkëdhelen,
dy muaj mungesa,
s’ka si të mos ngelen!
U zgjidhën tetë pikat,
që i bënë Edvinit,
dhe aty nuk qe,
Ligji i Arsimit!
Meqë qeveria,
fort u angazhua,
si thelë mbi bisht,
kjo kërkesë u shtua!
Sot kemi probleme,
goxha të mëdha,
po krizë politike,
absolutisht s’ka!
Maxhoranca ka,
më shumë deputetë,
tani janë bërë,
gati tetëdhjetë!
Krizat politike,
në Parlament ndodhin,
ndaj Luli me Monën,
njerëzit kot i lodhin!
Cipras me Zajevin,
pse s’sillni në mënd,
të dy a si zgjidhën,
krizat në Kuvënd?!
Gjashtëmbëdhjetë Shkurti,
s’do bëjë kiametin,
askush nuk do lërë,
as do marrë pushtetin!
Protesta më pas,
edhe mund të shtohet,
po Kuvendi kurrë,
nuk anashkalohet!
PD-ë po gënjen,
dhe partitë minore,
se s’do që të bëjë,
as reformë zgjedhore!
Kanë me studentët,
vetëm një qëllim,
që gjer në protestë,
mos shkojnë në mësim!
Të rrinë kot së koti,
dhe të tallaviten,
dhe pastaj protestës,
gjithë t’i bashkëngjiten!
Shumicën e grurit,
studentët kanë korrur,
por janë tani,
duke u përdorur!
Duan veç të drejta,
po detyra s’kanë?!
Dhe engjëj të Zotit,
sigurisht që s’janë!
Janë disa qindra,
që kot përkëdhelen,
dhe mijëra të tjerëve,
të drejtat u shkelen!
A.DUKA

Duka nuk e duan reformen as majtas as djathtas vetem qe nuk kane fuqi per ta penguar jo keta beqirat e Tiranes po asnje force politike ne mbare globin nuk e pengon dot vullnetin amerikan
Ben lokomotiva
u ktheve ne binar.
Se ca kohe nga shina,
o mik, pate dale!…
Qeni aty ku lehē a hanē.Lehe ne komunizem dhe te paquanin 1200 siç u thuanin fuksave ne ate kohe.Tani je bērē nje servil i pa shoq dhe perseri te paguajn o poetaruc partiak.
O More Mark M…..
Ne vena,s’te qarkullon me gjak,por ujera te zeza nga halea e sal gjirizit. aty u mbytesh or uk bërlloqesh…
Tere ata analista gjirizi qe shajne vendin e tyre dhe thurin lavde per Salihun nuk te bejne pershtypje ty Mark. Ti merre me Benin qe ato qe analistat e tjere i thone ne proze, Beni i thote me vargje. Sa per ate se eshte poetaruc, sic e quan ti, nuk besoj se ke qelluar me zemer e me tru, por te ka folur inati e pasioni dhe Salihu qe ke ne bark, d. m. th. shejtani.
Kur Arbeni nuk shkruan per problemet ditore, por ben poezi lirike, nuk ka pene tjeter mbi te. Ai eshte nje lirik i perkore, nje Esenin shqiptar.