Bedri Islami
Ndoshta, i vetmi njeri që nuk do të kuptojë se zgjedhjet kanë përfunduar, është Lulzim Basha. Të gjithë ata që i rrinë rreth e rrotull e dinë mirëfilli se u duhet të presin edhe katër vite të tjera për të riprovuar shansin dhe të shijojnë pushtetin, i cili tani, edhe në vitin 2025, u duket i largët. Sa më shpejt të kuptojnë realisht se jemi në maj dhe nuk mund të përsëritet riciklimi i muajve dhe të vijë një tjetër 25 prill, aq më mirë do të jetë për opozitën, e cila, pasi hyri në zgjedhje me “duart plot e kokën bosh”, pra me mendimin se rotacioni 8 vjeçar është një ligjshmëri dhe jo se çdo rregull edhe i pashkruar ka përjashtimet e veta, tani i thërret fitores, duke e ditur humbjen.
Edhe para katër viteve, pas zgjedhjeve të vitit 2017 opozita thirri fitoren, duke numëruar vjedhjet dhe blerjen e votave; këtë e ka bërë sa herë që ka humbur dhe sa herë që është mundur; alibia e vetme që nuk ka ndryshuar ka qenë kapja pas blerjes së votave dhe vjedhjeve, bandave dhe trafikimit të votës, sa që, më në fund, nuk lodhen për të gjetur shkaqe të tjera. U mjafton riciklimi i një mendimi, për të qenë të bindur në kauzën e tyre.
Në filozofi njihet një rrymë që përcaktohet si “hipnotizimi nga përsëritja”. Është studjuar edhe në universitetet më famozë perëndimorë, por askund tjetër nuk besoj se ka patur një shembull më sinjifikativ, se sa këtu, në një opozitë që nuk ka në kujtesë atë që vetë ka shpallur si të panegociueshme dhe kredo të betejës politike.
Zaret u hodhën në 25 prill. Shumica qeverisëse i kishte nisur zaret e saj që nga shtatori i vitit të shkuar, opozita mezi i nisi në shkurtin e këtij viti. 6 muaj mes njërës nisja dhe nisjes tjetër, ishin pikërisht ata që bënë diferencën e parë, ç’ka nuk synon as ta kuptojë mendjengushtësia e figurave të opozitës, mbledhur rreth shefit të tyre, në mendësinë e fajit diku tjetër, larg tyre, gjithnjë larg tyre.
Asnjëherë, as tetë vite më parë, as katër vite më parë e as tani, opozita nuk shtron para vetes sinqerisht pyetjen themeltare: përse humbëm?
Të gjitha fitoret i ngjajnë njëra-tjetrës, por të gjitha humbjet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Humbja e tanishme, e 25 prillit 2021, pak gjëra të përbashkëta ka me humbjen e vitit 2017, e shumë herë më pak me humbjen e vitit 2013. Të gjitha kanë veçantitë e tyre, janë të mbështjellura me tisin e disfatës, por asnjëra nuk është analizuar, nuk ka gjetur veten në diskursin e vetë opozitës.
E mësuar të jetë një opozitë, pa opozitë brenda vetes, e trajtuar si divizion luftarak dhe e vënë nën komandën e një njeriu të vetëm, që nga krijimi e deri më sot, opozita e ka të vështirë të përceptojë se brenda saj mund të ketë një lëvizje ndryshe, që, para se të synojë të sjellë ndryshimin në jetën qytetare, duhet të bëjë ndryshimin brenda vetes. Një opozitë e mllefosur, që gjen të keqen në qerpikun e çdo dite, dhe nuk sheh se çfarë trarësh ka para vetes, ajo nuk do të mund të rikthehet në pushtet, për tri arsye themelore:
- Në tetë vitet e fundit, jo vetëm për fajin e tij, opozita nuk krijoi dot staturën e një lideri karizmatik, të fuqishëm, të hapur dhe të pakontestueshëm. Lulzim Basha është kryetari i PD-së, për tetë vite ai ka krijuar mitin se asnjë tjetër në opozitë nuk është më i mirë se sa ai, por lider nuk është. Si çdo i emëruar, ai nuk ka arritur të bëhet i zgjedhur; si çdo pasunar, përmes një rruge të dyshimtë dhe kurrë të sqaruar, ai nuk ka arritur të krijojë ndërlidhjen mes një grupimi të së djathtës dhe prirjeve liberale që vijnë nga e majta intelektuale dhe sociale, si çdo njeri i influencueshëm, qoftë nga “bosët” e partisë, apo nga hallka familjare, ai është lehtësisht i prekshëm dhe diversiteti i tij në qëndrime është edhe më i lëkundur se sa zakonisht; duke qenë njeriu që premton shpejt, ai harron po aq shpejt; asnjë kauzë e tij politike nuk ka është shpënë deri në fund, sepse asnjëra nuk ka qenë e zgjedhur prej tij; i mësuar të dështojë, ai nuk i përket klasës politike që e synon fitoren edhe përtej vetes. Në politikë, duhet pranuar, përcaktimi “djalë i mirë”, do të thotë politikan i keq. Nuk mund të jesh djalë i mirë përballë një qëndrimi autokratik qeverisës, që ka në duart e veta gjithçka të mundshme dhe që të ka lënë si relike një zyrë poresidenciale, duke të trembur me gogolin e atij që është brenda.
Asnjë deklaratë tjetër, më shumë se ajo e presidentit aksidental, se “në rast humbje të zgjedhjeve, unë do të jem lideri i opozitës”, nuk thotë më tepër se sa paqartësia e pozitës partiake të Bashës dhe asgjë tjetër nuk të sjell ndër mend liderin e trembur, pikërisht nga fakti se nuk u bë dot lider.
Humbja e parë i erdhi pikërisht nga kjo: mungesa e vizionit të një lideri të vendosur, të furishëm dhe që i përmbahet asaj që ka shpallur si kauzë të tij.
Të gjitha shpalljet politike të Bashës kanë qenë si zëra tellallësh, që nuk ka të drejtë tjetër, veçse të shpallë, por jo të vendosë.
Nëse Basha ka menduar sinqerisht se do të mundë Edi Ramën, edhe kur ky i fundit ka në duart e tij të gjithë pushtetet, që nga qendrori e deri në bashkinë më të vogël; kur ka në duar fondet, kartën e tërmetit – ku , duhet pranuar – e gjeti si duhet kauzën e tij të parë; kartën e pandemisë – të cilën e menaxhoi dhe e propogandoi si kalin e suksesit dhe këtë e bëri mrekullisht, edhe pse opozita e sulmonte aty ku ai kishte suskses; kartën e të fortëve – kjo është një praktikë e përdorur që nga viti 1966 nga vetë opozita e tanishme; kartën e punësimit – kjo ishte e pritshme, dhe, në fund, karizmën e tij politike, për të cilën, Basha ishte betuar se nuk do të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Në fund, hyri në zgjedhje, jo vetëm me të njëjtin kryeministër, por me të gjitha bashkitë e dhuruara, të gjitha komunat e dikurshme të zaptuara, dhe, si gëzohen çunakët e llastuar, ai u gëzua në 25 prill nga parashikimet e para, grackë ku shpirti i tij ra menjëherë.
Askujt nuk duhet t’i qahet, veçse vetes. Dhe kthesën duhet ta fillojë nga vetja, ndryshe, më parë do të dalë në pension, se sa do të jetë kryeministër.
Hija e Sokol Olldashit është ende në PD, së bashku me mendimin nëse me atë do të kishte qenë më e lehtë fitorja e radhës, apo humbja do të kishte qenë më e rëndë. Të gjitha shënimet dhe përcaktimet të shpien drejt mendimit se me Olldashn nuk do të kishte pasur kaq shumë diletantizëm politik dhe kaq fort joshje pas aferave financiare.
- Të fitosh zgjedhjet politike, pas tetë viteve në pushtet të një shumice qeverisëse të lodhur, dhe i lodhur duket edhe lideri i kësaj shumice, është më e mundshme, sa sa kurrë më parë. Autokracia e pushtetit është formuar dhe mund të nisë rënien, ndërsa oligarkia politike, pas tetë viteve në pushtet është lehtësisht e goditshme.
Opozita shkoi në zgjedhje me mendjen e fjetur se do të përfitojë nga vitet e konsumimit të pushtetit. I ngutshëm për të qenë kryeministër dhe duke pasur pas vetes një lojtar agresv si Berisha, Basha bëri gabimin fatal të jetës së tij politike: braktisi parlamentin, duke menduar se largimi i tij do të gjunjëzojë qeverinë. Askush nuk i shërbeu më mirë Edi Ramës, se sa vetë Lulzim Basha. Edhe sikur të ishte paguar, sa për një pallat të shembur buzë detit, që jo rastësisht ishte i vjehrrit të tij, ai nuk do i kishte shërbyer më mirë.
Faji është i tij, përgjegjësia është e gjithë grupit parlamentar opozitar, të cilët nuk i thanë ndal. Të paktën ta pyesnin: përse, nga i lindi kjo ide, që disa ditë më parë ishte kundërshtuar, çfarë përparësie do të kishte, cilat do të ishin hapat e ardhshëm, ku do të shkohej, çfarë bekimi kishte marrë nga ndërkombëtarët, ishte vendim vetjak i tij, apo do të fillonte kështu një lëvizje e re politike?
Askush nuk foli, të gjithë duartrokitën, pa e njohur mendësinë e kundërshtarit të tyre politik, i cili as e ndjeu lëvizjen e tyre, por e shfrytëzoi mrekullisht shpejt dhe deri në pikën e fundit të lëngut pushtetndjellës që rridhte prej saj.
Kam pasur rastin që privatisht të bisedoj me deputetë të asaj legjislature për këtë veprim dhe, të gjithë, pa asnjë përjashtim, ishin kundër dhe e dinën pasojën. Por asnjëri nuk ngrinte zërin. Pasi, edhe në PD, ndoshta aty më shumë se kudo tjetër, kundërshtimi i së keqes të bën viktimë të saj. Të gjithë shembujt e deritanishëm kanë saktësuar se, ai që del paksa nga rrjeshti, ai merret me shkelma përpara dhe dëbohet.
Ide të tilla marroqe, si kjo e braktisjes së parlamentit, Lulzim Basha kishte edhe të tjera, si dhjetë sulmet me bomba molotovë, dashuri me shikimin e fundit me LSI, mbyllja e dyerve për të vetët dhe shkyerje e portave për disa aleatë që më parë mendojnë braktisjen për pushtetin, se sa besnikërinë ndaj vizionit, dhe, mbi të gjitha, pavendosmërinë për të bërë një veprim të zakonshëm për secilin lider, caktimin e drejtuesve politikë në qarqe, të paktën 6 muaj para zgjedhjeve politike.
Një lider, të cilit i merren këmbët, edhe gjashtë muaj para zgjedhjeve dhe nuk e ka të qartë, deri në minutën e fundit se me cilët do të futet në betejë, ai duhet të ia fillojë nga vetja.
- Duhet të jesh i verbët të mos e dish se aferat financiare të qeverisjes së tashme janë një hata e madhe, të cilat, në mandatin e tretë, edhe mund të thellohen.
Mirëpo ka një dallim të madh mes asaj që ndodh realisht dhe atyre që synojnë të sanojnë këtë gjendje.
Skuadra që përzgjodhi Basha, me pak përjashtime, si në Vlorë, deri diku në Shkodër, ishte lehtësisht e paragjykuar, pasi kishte qenë vetë pjesë e një sistemi oligarkie financiare dhe për të cilët, ishte e vazhdon të jetë mendimi se ato, më shumë se të zemëruar dhe kryengritës ndaj aferave, ishin të hidhëruar se nuk kishin ata vetë pjesë e tyre.
Ka një dallim të madh mes idesë dhe njerëzve që duan të përçojnë këto ide. Të përzgjedhurit e Bashës nuk mund të ishin përçues të idesë së luftës kundër korupsionit, pasi përgjithësisht ishin të konsumuara, të ndjekura nga skandalet apo keqpërdorimet, pjesë e një garniture politike që, pikërisht nga politika, ishin bërë shumë të pasur, të njohur si shfrytëzues të pushtetit dhe, kishin krijuar atë që mund të quhet “banda politike e Gjirit të Lalzit”.
Këto njerëz nuk mund të sjellin ndryshim. Mund të të sjellin disa vota më shumë në një qark ku kanë ende ndikim, ku kanë “të fortët” e tyre, ku lëvizin përmes parasë dhe bandave, por që trembin votuesit në qarqet e tjera. Çfarë vizioni mund të sjellë në vetë PD një figurë si Xhelal Mziu, që fitoi në qarkun e tij përmes votave të pavlefshme, por që trembi mijëra e mijëra të tjerë përmes një deklarate që përçon më mirë se çdo gjë tjetër vizionin e tij politik për marrjen e pushtetit. Kërcënimi i tij, duke ndjellë vrasjen e ndodhur në Elbasan, si rrugë pushteti bëri dy gjëra: i dha autorësinë opozitës për vrasjen dhe e hyjnizoi si rrugë pushtetin. Çfarë mund të bëjë më tej Paloka, sidomos në një qark si Durrësi, ku ishte përqendruar një pjesë e madhe e makinerisë politike elektorale të Edi Ramës? Një mijë palokër nuk e mundin dot Edi Ramën dhe këtë duhet ta kuptojë Basha i pari, sepse është e vështirë ta kuptojë Paloka. Pastaj, t’ia shpjegojë atij.
Është e lehtë të gjesh fajtorin te të tjerët: ai që ka menduar se Edi Rama nuk do të përdorë pjesë të pushtetit për një mandat të tretë, ose është qorr, ose është njeriu i Edi Ramës.
Por humbja nuk është e tij. Humbja është e opozitës. Dhe, me këto mend, e nëse mban të njëjtët njerëz, të jetë i bindur se edhe pas 4 viteve humbja do të jetë e së njëjtës opozitë, që, mjerisht, nuk ka mësuar asgjë deri tani e shanset nuk janë se do të mund të mësojë.

Parametrat ekonomiko-financiare aktuale tregojne qarte se humbesi eshte Shqiperia dhe jane shqiptaret. Regjimi Rama nuk iken me vote, por do shembet nga brenda pikerisht nga kolapsi ekomomiko-financiar. Dicka e ngjashme me fitoren e Ramiz Alise ne mars 1991 qe zgjati deri kur njefare Ylli Bufi e nxorren te thote “Kemi edhe 6 dite buke”.
E çfare do te thote kjo? Qe mosvlera e Rames eshte vlera ime? Pra nese bie Rama prej krizes eshte merite e Bashes? Basha nese seshte i shitur eshte i paafte. Jo se e thote Bedri bythelepiresi por puna vete. Basha po i thote ujkut Rame: une te pashe qe e vodhe delen kam edhe prova. E ça pastaj? Mendoni se ujku do te “turperohet” per ate qe beri? Ujku eshte ujk dhe dihet si ndalohet kurse ky debili thote ” do ta zene mallkimet e mia”. Demokratet duhet ti fusion nje shkelm bythes ketij koqes.
Berati,
ku banon ti, ne mehallen e teneqeve?
Opinionistet thone e cfare nuk lene pa thene! Por nje gje eshte e sigurt qe Basha e dinte para zgjedhjeve qe do te humbte por do te ruaje postin ne PD! Eshte me komod aty,parane e ben dhe cfare i duhet me? Saliun e mbron dhe kaq i duhet edhe atij,Sal kriminelit! Te gjithe mund te thone se Basha dremit dhe fle,por ai e di se c’do gje eshte kopsitur per te miren e dypaleve! Financat i kupton shume mire Lulximja!
Për ju vëllezër komunistë. Si ka mundësi qe U bëtë miq të ngushtë të amerikanëve? A jeni kundër, à e pranoni që ja keni fut pordhës kot për 50 vjet bashkë me komandantin tuaj?A janë bërë amerikanët komunistë apo ju imperialistë? Aman thuajeni një përgjigje të sinqertë.Vetëm këtë herë.
Sokol i haleve te saliut!
Per pyetjet qe bene,me mire drejtohu sali komunistit qe nga shpellat ju ngjit dikujt pas kepuceve dhe u fut ne bllok..
Pyet edhe shaban muratin qe e bente lecke imp amerikan…
Apo te duash ke edhe dhjerokratin fahri balliu qe i ngjitej cdo sekretari te rretheve dhe ngrinte soc ne qiell per arritjet dhe si demokracia e vertete e dikt proletariatit.
Ke edhe komunist bashkim hoxhen qe nxihet nga fytyra kur i shajne komunistin sali.
Sa per lulashin kukullen e saliut,eshte me komod ne opozite,pa kurrfare pergjegjesie,mjafton te perseris ca slogane dhe te ruhet nga gafat.
Lulashi edhe ne opozite beri me shume vila se sa do bente po te ishte ne pushtet dhe familja e saliut eshte e kenaqur.
Dhe disa kukulla te lulit si mark kok faqorja,e gjekleshi,me griden e salianjin cifti erotik,i siguruan privilegjet si deputet.
O Sokol! Ju ka ngel ora tek komunizmi! Vetem Saliu eshte sot Komunisti,i vetem,bashke me veteranet qe s’kane me se te mburen! Eshte shume mendje e prapambetur te akuzosh njeri per komunist! Jetoni realitetin shqiptare! Kane mbetur mbeturinat e atij sistemi!
Lul-ik
Artikulli juej z. Bedrir , bukur mire i rendite problemet e shkaqet e disfatave te lul Bashes por ate qe esht kryesorja gjendet jo vetem tek gabimet apo pa aftesija e tij si ” lider ” por tek karakteri i tij prej mashtruesi ” profesionist “. Ai vetem mashtron bile shume paster. Mjaftojne pak raste: ” perkthyesi ” tek ” shpija e verdhe ” , raporti mjeksor mbas vjelljeve ne rrugen e kombit, 21 janari etj. Mashtron edhe kur e pyet : sa esht ora , thonin ato qe e njihnin mjaftushem e kollaj fort.
Fokusi i mediave dhe opinionit publik kudo ne bote eshte tek qeveria dhe qeverisja.
Ketu ne Shqiperi meqe qeveria ka garantu mireqenie ekonomike, rend e siguri, shendetesi falas etj, natyrisht qe do merremi me opoziten qe na pengon te shijojme begatite e qeverisjes.
Kjo qe thote redaktori nuk eshte domosdoshmerisht e sakte! Qeveria eshte problemi por opozita na mbush me shprese se do te vije ne pushtet dhe do te regulloje gjerat por prape ne do te merremi me qeverine! Eshte nje cikel rethor qe vazhdon tere jeten! Problemi yne qendron se kush eshte opozite! Saliu se per Lulzimen as qe behet fjale! Luli e di mire se si behen parate edhe ne opozite! Merruni me qeverine o redaktor dhe shpifni sa te keni mundesi se nuk eshte Saliu qe t’ju qije nenat dhe t’i thoni “baba”!
“Mbrapa çdo karriere të pa merituar fshihet nje maskarallek i madh!”.
Në rastin e Lulzim Bashes, kjo aforizem, është më se e vertete. Kundershtaret e tij të sotem, kot reken te argumentojne se Basha eshte e keqja me e madhe e PD, E kane shume gabim! E kane gabim sepse Basha eshte aty dhe do rrije edhe deri ne 2025-en kryetar i saj (nëse nuk ndodh ndonje çudi,si psh. larg qofte na le shendene “udheheqesi”) sepse ai, as ka arritur aty me merite, por as dhe e lene të ike. Ai eshte peng. Ju e dini se pse ndodh keshtu. te gjithe e dine, por nuk e thone. Basha eshte anetar i familjes famekeqe biologjike dhe politike “Berisha”. Kur PD, pjesa e shendoshe e saj dhe sidomos ata qe sot i kane dale kunder Bashes (dhe ne kete rast, sebepu be humbja se po te fitonte do te ishte i mire gjithsesi). nese ky grupim, nuk do ta thone kete dhe nuk do ta vene gishtin në plage, jo vetem që keta do te deshtojne ne aksionin e tyre, siç kane deshtuar te gjithe keto 30 vjet perballe tij, por kete do ta vuaje me shume si vete PD, ashtu edhe demokracia, sepse nuk mund te kete në kete lloj administrimi te shoqerise, mungesen e opozites, porama te opozites, si alternative e besueshme, e tille që ne rast fitoreje do të jete më e mire në qeverisje. Me Bashen dhe kundershtaret e tij, si alternative brenda saj, reformimi i PD do te jete “imposibile mission”. Boll te lexojme “Misioni im” te “liderit” te saj aktual dhe te kuptojme se kush e udheheq formlisht ate parti. Por edhe cilet jane konkurentet e tij, duke filluar nga Nishani, Imami etj, te cilet jo vetem jane pare e kolauduar ne jeten politike, por jane dhe pjese e karikatures se saj nder vite. Dhe sa kohe te besojme ate qe deklaron Nishani se “Jam me Sali Berishen”-sikur nuk e dime edhe pa na e thene), atehere mund të thuhet me plot gojen “Vaj medet PD”, “Hallall, mandatin e katert Edi Rama”, dhe në rezultante, “Mjere Shqiperia dhe demokracia” qe duam.
Varet kush janë “komunistët”.
Sikur jeni juve me në krye një KOMUNIST SAFI’. A nuk ka qënë lideri juaj i zëmrës, jo komunist dosido por sekretar i partisë që i bënte gjëmën njerëzve për një fjalë?
Kështu Sokol Mati tjetër herë!
Të thuash qeveri e “lodhur” pas 8 vitesh si kohë , veçse të fshehësh ligësinë që nën vetvete e mbart të fshehur. Një qeveri që me dy ngjarje madhore natyrale, tërmeti dhe pandeminë e covidit 19 doli shumë e më shumë e suksesshme se sa vete qeveritë e rajonit që vetëm me pandeminë ranë kokë e këmbë brenda, ndërkohë Shqipëria doli shumë e më shumë me sukses. Veçse të jesh qorr dhe i shurdhër për mos parë e dëgjuar të vërtetën. Kryeministrin, ministrat dhe vetë deputetët i gjeje të kudo ndodhur vetëm në terren nga mëngjesi në darkë.
Por nejse , sërish fitoren e Ramës e quajnë aksidentale , paçka se ai nga mëngjesi e darkë është i kudo ndodhur në Shqipëri. Populli nuk është budalla z. Bedri. Votoi atë që punon dhe jo ata që llomotasin nga mëngjesi në darkë.
Ne kete gjendje , qe eshte , opozita shqiptare ndaj shumices Rama , eshte e deshtuar , pa sherim . Ishte nje Berishe , pa llogjike dhe me prirje kriminele , u bene dy , me te njejtat karakteristika . Kam parasysh Ilirin . Ilir e kompeson Berishen ne ligesi dhe llogjike , duke u bere shkemb i krimit dhe ligesise . Dicka me ndryshe eshte masha e tyre , Lulzimi . Naiv dhe me shpirt te vogel , kurre nuk ngrihet as mbi veten as mbi usta Berishen . Pa u zgjatur , nga kjo opozite , kurre nuk peson gervishje qeverria strategjike , Rama . Nuk besoj qe njerez te devotshem , nga radhet e opozites , do te bashkejetojne me trinomin disfatist , Berisha – Meta – Basha. Po qe se do te bashkejetojne , historia do te njohi nje opozite tjeter lloj , nga sa ka njohur deri sot . Shqiperia , si gjithmone , rrast i vecante . Zgalem
Basah mendon se akoma ka shpers per ta gjetur fitoren, Po ku ta gjej Basha fitoren.?
Te gjej tek 355 milion EWvro te vjedhura ne rrugen e Kombit.?
Te gjej tek vrasjet e kater vetave ne mes te bulevardit pa ber asgje vetem se ishin me duar ne xhapa.?
Te gjej tek firma e tije dhene detin Greqise.?
Apo ta gjeje tek vrasja e fundit ku vran Pjerin Xhuvani.?
Aaaaah ta dhej tek Krusha e madhe ku vran sebet 200 burra dhe shkatrruan nje fshat te ter dhe fshehi kasetn ku ishin te filmuera te gjitha masakrat dhe fytyret e te gjith atyre kasapeve qe ben masakren.?
Pore me sa duket eshte akoma ne enderr. A mos po i vete mendja Bashes se do ti fusim edhe kutit e gabuer ne rezultat sice beri Berisha ne 2011 . kure e beri Bashen Kryebashkiajk me vota te vjedhra dhe me kutit e votave te gabuera.
Pore kete redhe edhe sikut te je jepim kuti me vota te Gabuera perseri ai nuk e munde Ramen.Keshtu qe Zgjohu nga endrra Basha dhe lufto per mandati e 2025 se sa per keto e kete kote.
Bash menmdon se fitorje eshte ne kutin e votimi.Jo Fitorja eshte tek puna qe behet.Rama qe sote po pu8non per 2025-se.!
Ne 25 prill nuk pati zgjedhje por farse zgjedhore ku Pushteti bleu Pushtetin me nje dore leke te te varferuarit prej tij. Kete e di kushdo, perfshi dhe kete B. Islamin qe e pranon edhe vete te pika 3.
Do shohim sa do ta shtyje dot Rama me lakun e rende te krizes ekonomike ne zverk.
Pse e ka zene meraku Lirindjen e Ramutit kaq shume per Lulin?
Qillimi iBashes kur nuk ishte e nuk eshte te jete leader, jo jo! Kete hala nuk e kupyy tu ojne viktor malaj bedrija andco: ai eshte aty pikerisht qe te vazhdoje teatri per nje opozite false qe kishe lufton kunder partise socialiste kur ne fakt jane aleate e biret e nje nene te rritur nen kujdesit e Sigurimit te vilet i kane sherbye shume e i sherbejne ende, ne kete menyre!
Luli i eshte caktuar qe moti roli i tijpo ate shperblehet nga qeveria jone me favore te majme!
Ata bashke ndan torten e ju gjishtat ne goje!
Edhe viktori e Bedrija zedhenese te ´luftes’brenda sojit, apo ma mire te teatrit brend sojit!