Pasi emisioni investigativ italian “Le Iene” publikoi detajet e rastit të 11 vjeçarit shqiptar, Alvin Berisha, i cili ndodhet në një nga kampet e Sirisë, ku jetojnë mbi 70 mijë gra e fëmijë që kanë qenë familjarë të Shtetit Islamik, tetë deputetë të opozitës kanë bërë kërkesë për interpelancë urgjente në Kuvendin e Shqipërisë, duke kërkuar shpjegime nga ministri i jashtëm .
Babai i të miturit, pasi ka arritur ta shohë të birin, por jo ta marrë atë, i ka bërë thirrje shtetit shqiptarë që të mundësojë tërheqjen e të birin nga kampi në Siri, si një shtetas shqiptar.
Ministri i jashtëm në detyrë Gent Cakaj, në një deklaratë për mediat kërkoi të ruante konfidencialitetin, pasi sipas tij ky rast shkon përtej diplomacisë. Ndërsa kryeministri Edi Rama u shpreh se po merren me çështjen e 11-vjeçarit dhe po mundohen ta rikthejnë pranë të atit.
e.ll./dita

Po deputetet tjete te pozites nuk kane asgje per te thane ?!