Opozita me pushime

redaktor
Kryetari i PD Lulzim Basha, kryetari i PDK Nard Ndoka, kryetari i PR Fatmir Mediu, kryetari i PAA Agron Duka dhe deputeti i LZHK, Dashamir Shehi, pas nje mbledhje qe ata paten mbi zgjedhjet e ardhshme, ku eshten diskutuar per votimin dhe numerimi elektronik./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, leader of PDK Nard Ndoka, leader of PR Fatmir Mediu, leader of PAA Agron Duka and lawmaker of LZHK, DASHAMIR Shehi, after a meeting they had for the next general elections, where is discussed about voting and electronic counting.

Hamdi Jupe

Opozita ka marrë pushimet. Ajo i realizoi objektivat e saj politike: e rrëzoi qeverinë Rama; e krijoi qeverinë  teknike të kualicionit me bazë të gjerë; i bllokoi zgjedhjet lokale të tridhjetë qershorit; ia arriti t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe presidenciale etj. Në këtë atmosferë “suksesesh”, nuk duken më mitingje proteste në horizont. Thjesht, janë të panevojshme. Dhe tani, ca relaks, relaks!

Domosdo, edhe opozitarët kanë nevojë për plazh. Janë lodhur gjashtë muaj me protesta. Janë njerëz edhe ata, kanë halle e gëzime, kanë gjindje e fëmijë në nevojë për pak rreze dielli, kanë bisnese që duhet të punojnë në sezonin e ngarkuar të verës etj, etj. Me që sezoni turistik te ne mbaron aty nga mesi i shtatorit, nuk pritet të kthehet në punë (politike) opozita deri atëherë.  Dhe me që politika nuk do të prodhojë lajme këtë kohëne, gazetarët dhe analistët, nuk kemi tjetër, veçse të bëjmë analiza, se duhet të dalë gazeta edhe në vapë. Ja, unë po merrem sot me bilancin e “fitoreve” të opozitës gjatë këtyre gjashtë muajve të protestave me sloganin “Rama ik.”

Fitorja imagjinare

Opozita deklaroi se korri fitore të madhe më 30 qershor. “Rreth 2,7 milionë shqiptarë (nga 3,5 milionë gjithsejtë listavezgjedhore), që nuk shkuan të votojnë, janë elektorat im” – tha ajo. Shifër e madhe vërtetë. Edhe vazhdoi me shifra të tjera emocionuese opozita. Por,kur ishte elektorati i opozitës kjo përqindjekaq e madhe, përse nuk shkoi në zgjedhjee t’i kishte marrë për vete ato vota? Se duhet të dalin letrat nga kutia e votimit, që të quhen të kësaj apo asaj partie. Përndryshe, peshku në det e tigani në zjarr. Po të kishte hyrë në zgjedhje, opozita nuk do të fitonte 2,7 milionë vota, sa thotë, por do të fitonte gati gjysmën e vendeve të pushtetit lokal, sipas sondazheve të besueshme parazgjedhore.

Të quash vota të tuat ato të 42 përqind të zgjedhësve që jetojnë anë e kënd botës, pra që nuk mund të vijnë për të votuar, nuk është një gjë e mençur, është ngopje me lugën bosh. Lum opozita jonë me këtë “fitore” imagjinare. Një gjë e tillë nuk është parë asnjëherë në njëvend demokratik. Sa mirë do të ishte, sikur fitoret në zgjedhje të binin nga qielli, pa u lodhur fare, pa bërë fushatë e pa shpenzuar asnjë pikë djersë e asnjë qindarkë me vara – vingotpër te votuesit. Po ja që nuk bëhet kështu, duhet të tundesh nga vendi.

Njohja e 30 qershorit

Opozita ka kërkuar zyrtarisht të gjithë dokumentacionin e zgjedhjeve të 30 qershorit, (përfshirë edhe listat e 3,5 milionë votuesve) në kuadrin e ligjit për të drejtën e informimit. Nuk e di sa e ligjshme është kjo. Por po e vë veten në rolin e opozitarit dhe po them: t’i jepen opozitës ato që kërkon. Natyrisht, pasi të paguajë një për një kostot financiare të këtij procesi të mundimshëm, sepse unë si taksapagues nuk kam përse të paguaj për kërkesat e opozitës “pas të vjelave”. Boll kam paguar njëherë për ditën e zgjedhjeve.  Mirëpo duke kërkuar dokumentacionin zgjedhor, (“për të hetuar parregullsitë e zgjedhjeve”) opozita ka pranuar se më 30 qershor janë zhvilluar zgjedhje në Shqipëri dhe se ajo nuk e vë në dyshim atë datë. Ajo thjesht kërkon të hetojë si ka shkuar procesi. Në këtë mënyrë, praktikisht dhe formalisht  opozita njeh datën tridhjetë qershor si datë zgjedhjesh. Tjetër gjë është që pas një jave, na vjen një mendje e re dhe themi të bëjmë tri palë zgjedhje njëherësh, më 13 teror. Punë mendjesh, me një fjalë. Pluralizëm jemi.

Se sa të rregullta ishin zgjedhjet e 30 qershorit, tani e dinë të gjithë, se ka patur edhe vëzhgues të huaj këtu.  Njëmbëdhjetë kutitë e rinumëruara të Lezhës në KQZ, treguan zero raste manipulimi në to. Është  e kuptueshme: mazhoranca e vetme në zgjedhje, ishte më e interesuara për një proces të paqtë e pa asnjë njollë. Arsyeja ishte e thjeshtë: ajo e kishte fitoren në xhep, sepse nuk kishte konkurrentë përballë, prandaj nuk donte të njollosej procesi, aq më tepër kur dihej situata politike para e paszgjedhore.

Revolucioni “nuk ndezi”

Për muaj me radhë lideri historik i opozitës bëri thirrje për “Revolucion” të shqiptarëve kundër qeverisë, posaçërisht para çdo proteste (dhjetë gjithsej) të organizuara në Tiranë me parrullën “Rama ik”. Do fillojë sot e do fillojë nesër “revolucioni”. U bënë edhe parashikime se sa shqiptarë do të vriteshin e sa do të plagoseshin në këtë “revolucion”. U ranë burive për këtë punë edhe media të ndryshme, brenda e jashtë vendit (veçanërish ato ruse) Mirëpo, ç’e do: Hiç revolucion gjëkundi. Revolucionit i ishte lagur baroti. Pati ca shishka me napalm dhe ca shashka zhurmuese të shpërthyera te dera e kryeministrisë dhe të Parlamenti dhe vetëm kaq. Se çau njeri për “revolucionin”, veçanërish për t’u vetësakrifikuar në të, për hesap të politikanëve të opozitës. Shqiptarët e dinë se nuk ka më revolucion. “Revolucioni” tani është te kutia e votimit. Ajo e përmbys qeverinë.

Por prit, se ka edhe një shans tjetër për “revolucion”: komunarët demokratë nuk do të lëshojnë zyrat e shtetit. Kjo thuhet herë me zë të lartë, herë me gjysmë zëri, sipas rastit. Tamam si ajo deklarata e udhëheqësit suprem të opozitës:  “Më 30 qershor nuk ka e nuk do të ketë zgjedhje”. Domethënë: ju kryekomunarë të deritanishëm të PD –së përpiquni njëherë t’i mbani zyrat e shtetit me forcë, kur t’ju mbarojë mandati. Pastaj, nëse ju merr policia përzverku e ju çon në qeli, për uzurpim të institucionave, ne do të bëjmë nga një deklaratë të fortë në facebook apo twiter në mbrojtje tuajnga plazhi, ku do jemi duke u nxirë. Do tundet vendi nga deklarata jonë.  Ashtu siç kemi bërë për qindra protestues të tjerë, që janë detyruar të kalojnë javë e muaj në qeli dhe tani vazhdojnë të sillen nëpër gjyqe, me akuza penale, pa avokatë mbrojtës, sepse s’ka lekë për t’i paguar.

Bar do hamë e nuk dorëzohemi

Para gjashtë muajsh opozita  braktisi parlamentin, ndërsa tani po lë edhe pushtetin lokal. Kjo braktisje shoqërohet edhe me një faturë të rëndë financiare. Me qindra anëtarë dhe simpatizantë të saj teorikisht mbeten pa bukë. Sipas ligjit të funksionimit të pushtetit lokal, kryetarët e bashkive (socialistë tanimë) e bëjnë vetë admimistratën. Pavarësisht nga thirrjet e Ramës (se Rama del mbi ligjin) që gratë nuk do të lëvizen nga vendi i punës në njësitë që deri më sot janë drejtuar nga demokratët, ligjërisht dhe potencialisht ato/atajanë të rrezikuar për bukën e gojës. Aq më tepër që shumë prej tyre, për gjashtë muaj rresht, kanë bërë vara – vingo nga rrethi në Tiranë, për të mbushur sheshet e mitingjeve, duke rënë në sy për keq në këtë drejtim.

Dhe kështu, e mbetur pa përfitimet financiare të ish – deputetëve, pa rroga të funksionarëve në pushtetin e humbur lokal, pa financime (dhjetëra milionëshe) nga shteti për partinë, sepse nuk është më asgjëkund e përfaqësuar në pushtet,  me militantë të pushuar nga puna, opozita ka mbetur në diell nga ana financiare. Ajo nuk ka lekë të paguajë as rrogat e administratës së vet, pa le më aktivitetet partiake të kushtueshme. Llogarit këtu edhe shpenzimet e gjyqeve të shumta që janë në proces, duke filluar që nga kryetari i partisë. Edhe bisnesmenët pranë saj e shikojnë se është “hallvë e ftohtë” të vazhdojnë të financojnë partinë, sepse ajo nuk ka “sy për qabe” për të ardhur në pushtet. Prandaj opozita tani po shpërngulet në plazh për t’u freskuar nga  … trutë. Plazhi do vetëm dy gisht brekë që mund të gjendet lirë te firma “Gabi”, nëçfarëdo ngjyre, modeli e përmase t’i duash. Natyrisht, edhe bukë me domate me vete.

Shterimi i ideve

Opozita nuk ka më asnjë ide të re rreth të cilës të vërtitet më tej në aktivitetin e saj. Çfarë do të bëjë sot e në të ardhmen e afërt dhe të largët ajo? Liderët e saj të lodhur, po takohen gati çdo javë, sikur mblidhen për “të shtatat” e opozitës te selia e PD-së, por kur dalin prej andej, me kokën varur, nuk thonë asgjë për të qenë. “Do të luftojmë për votën e lirë” – thonë. Kjo është deklarata e fundit pa pikë kripe e saj. Shterpësi mendjeje opozitare. Domosdo, kur e çon punën deri në këtë gjendje në të cilën është katandisur, të lënë edhe idetë.

“Opozita do merret me organizimin e partisë”. Kjo është një ide tjetër e re e saj. Kush e pengoi të organizohej deri tani. Organizimi është një problem i përhershëm i partive për mirëfunksionimin e tyre. “Në vjeshtë do të shihni se ç’do të bëjmë, do shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlametnare, lokale dhe presidenciale. E ka thënë vetë Presidenti”. Pra, tri fitore në një ditë. Kjo është një deklaratë tjetër fluturake e opozitës. Ç’thotë sot, nuk thotë nesër. Premto e premto, njëlloj si premtimi “Rama ik!” Po Rama s’iku, pundrazi, u forcua edhe më shumë pas zgjedhjeve të 30 qershorit. Ndërsa parrulla “Rama ik” tani është zhdukur nga programi i opozitës. Nuk është më objektiv i saj Rama. Domosdo, është parrullë e vjetëruar. Tani do të dalim me thirrjen: “Rama eja!” Opozita ka objektiva shumë më madhore, ndërplanetare. Pra, xhiro në boshllëk, opozita po rikthehet në pikën zero. E ka prej vape.

Rreziku euro – amerikan për Shqipërinë

Në të gjithë këtë aksion marrëzie të vetazgjësimit, nuk mund të mos përmenden raportet e nxira të opozitës me faktorin ndërkombëtar. Nuk ka patur kohë më të errët të këtyre marrëdhënieve mes tyre gjatë 29 viteve të egzistencës së opozitës, sesa këto të tanishmet. Aq dëm i madh është bërë, saqë do të duhen vite që të rikthehet besimi i ndërkombëtarëve, ndoshta, kur të mos jetë më ky lidership i opozitës që është sot, se ky ua ka sjellë në majë të hundës atyre. Veçanërisht për reformen në drejtësi.

Këtë e ka ndier opozita, prandaj ka kohë që rekuizita e mitingjeve të protestës është zbukuruar me flamuj europianë dhe amerikanë, ndërsa fjalori i liderëve të saj,  është i mbushur me frazën e hershme: “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”. Natyrisht, nuk ka më as shashka dhe as shishka me napalm. Mirëpo këto nuk zenë vend, para hatasë që është bërë në këto marrëdhënie, me qëndrimet destruktive disavjeçare të opozitës shqiptare, që kur ajoi ku nga pushteti.

Të na rrojë kryetari!

Në këto rrethana të katandisjes së opozitës, ka ende nga ata që thonë “Të na rrojë Luli, se ai do na çojë në fitore”. Nuk u ka dale akoma “rakia” e të kuptuarit të gjërave ashtu siç janë. Ka ndonjëherë ndonjë deklaratë shpotitëse nga vetë demokratët kundër qorrsokakut ku ka hyrë opozita, po vetëm kaq, jo më shumë. Opozita ka vdekur, se ka vdekur shpirti kritik Brenda saj. Ajo i humbi të gjitha. Është kthyer në një OJQ jo-fitimprurëse. Kjo humbje katastrofike vjen më kumbuse në gjashtë-vjetorin e zgjedhjes së zotit Basha në krye të saj. Pra ka me se të “krenohet” ai në këtë përvjetor: me thagmën e madhe që e varrosi partinë. Ia doli që brenda gjashte viteve, ta nxjerrë partinë e parë opozitare shqiptare jashtë sitemit politik demokratik. Ta gëzojnë demokratët. Vetëm kryetari të na rrojë.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

 

 

Share This Article
5 Comments
  • Opozita duhet te marre shembull nga timonieri i tepsise pushtetit Rama qe po keputet ne pune ne rezidencen verore te Erdoganit. Dhe kjo pune e pa prere e timonierit dhe tepsise tij na ka sjelle plot sukses ekonomise familjeve shqiptare sa nuk ka me asnje qe kerkon te emigroje. Habitem me shokun Jupe si nuk ja nxe goja te flase nje fjale te mire per qeverisjen Rama diku a ne dicka. Si duket ka aq suksese sa e ka te veshtire te zgjedhe nje te vetem.

  • OPOZITA DEMOKRATIKE NE SHQYPNI NUK MUND TE BEHET ME “KAMARIERE” DHE “VARKARE” TE ENVERIT

    qe:

    Bashke me Like Floririn dhe Moniken e tij bertasin dhe kelthasin:

    BENI SI THEMI NE, POR MOS BENI SIC BEJME NE!

    dhe qe:

    E kane biografine plot e perplot me krime antikombetare me vrasje dhe hajni njesoj si te Edvin Droges dhe te fallsifikatorit te tenderave publike, Bashkim Ulajt&Lukuni qe tani kane nderruar vetem kahun e levizjes.

    prandaj:

    PD-ja opozitare e Sali “Varkarit” te Enverit me Kryetar Lulzim Bashen si “Kamarier” ne Rinas i Enverit do te perfundoje si nje Fosile prej Dinosauri te Enverit dhe si ALIBIA me e mire per te mbajtur ne pushtet Edvin Drogen e Kristaqit, killer dhe vrastar te Enverit.

    Te gjitha llogjet e propagandes te llafoqylit te Grida Duma&Lukuni:

    PROLETARE TE GJITHE SHQYPNISE BASHKOHUNI KUNDER EDI RAMES!

    Sot duken dhe tingellojne si psallmat e hoxhes ne minare.

  • Zoti Jupe,mire i the tere keto “suksese” te Lulit,por ke harruar qershine mbi torten shkodrane:
    “Dashurine e Voltanes me Molotovin” e cila do te finalzohet ne dasmen e tyre ne kete gusht.
    Se bashke me gushtin iken dhe vapa….!

    Sido qofte je i ftuar ne dasmen e tyre ne Shkodren loce…

  • Nje analiza shume e mire, pa te share. Ndonese keto zhvillime i kemi pare e ndjekur te gjithe, shpesh edhe me ndjenjen e frikes e te tensionit, se ku po shkon demokracia, merita e autorit eshte qe fund e krye analizen e trajton si mendjengushtesi e opozites, si mungese vizioni nga ana e saj per tu ballafaquar me alternativa ne luften demokratike per pushtet. Demokrcia nuk ka asnje te mire nga qendrimet, sjelljet, aktet antidemokratike te opozites qe perjetoi vendi pergjate ketij viti, me tensione artificiale qe demtojne imazhin dhe mbase edhe perspektiven e Shqiperise ne pritje te hapjes se negociatave me BE. Nje opozite qe s;ka dhene llogari per bemat e saj, ose e kapur nga krimi nuk mund te jete e besueshme. Nje opzite qe i kundervihet nderkombetareve nuk ka vizion europian e aeuroatllantik. Nje opozite qe ka per lider llafazene e grafomane pa skrupuj eshte e mjere. Le te sherbejne pushimet e saj per reflektim, me shume se sa per relaks, sic kerkon autori i ketij shkrimi.

    • Le te sherbejne pushimet e saj per reflektim, me shume se sa per relaks, sic kerkon autori i ketij shkrimi.
      Keni te drejte, sepse edhe kungulli qe eshte kungull do ca diell qe te piqet…!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *