Opozita ndërron qëndrim, tani kërkon dorëheqjen e Ruçit

DITA Online

 

Partia Demokratike ka ndryshuar shënjestër duke kërkuar largimin e Gramoz Ruçit nga posti i Kryetarit të Kuvendit për seancën e 18 dhjetorit, ku Arta Marku u zgjodh në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Më herët, opozita kishte kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie antimafia.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho tha se “puçi vërtet u ideua nga Edi Rama, por u vu në zbatim nga Ruçi”.

Spaho, tha për mediat pas Konferencës së Kryetarëve se Kushtetuta është shkelur për të mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Tahiri, të akuzuar si pjesë e një grupi për trafik ndërkombëtar droge.

Si provë për këtë, mes të tjerash sipas tij është edhe “kthimi i pasaportës së Saimr Tahirit dhe lirimi i Orest Sotës, i cili u kap me 863 mijë euro dhe me dy patenta të Saimir Tahirit.”

“Në këto kushte kur është shkelur Kushtetua, kur institucionet janë deligjitimuar, si hap i parë për të rikthyer Kuvendin në normalitet, duke pasur parasysh edhe rolin e tij në seancën e 18 Dhjetorit, ne kërkuam dorëheqjen e kryetarit Gramoz Ruçi, pasi mënyra se si ka vepruar në raport me detyrat që ka Kryetari i Kuvendit, janë diametralisht të kundërta”, tha kreu i grupit të PD.

Por, Spaho tha se ata u ndeshën me “një qëndrim kokëfortë, indiferent të mazhorancës, e cila u përpoq ta kthente këtë konferencë në një konferencë normale për miratimin e rendit të ditës.”/tvklan.al

Për këtë arsye, sipas demokratëve edhe Gramoz Ruçi duhet të japë dorëheqjen.

Share This Article
10 Comments
  • KJO PO FJALE ME STRATEGJI E KA MENDU MIRE SALA QE TE KERKOJ SHKARKIMIN E Ruçit se keshtu sala flet ne parlament sa ti doj bytha

  • o,profesor leshi.cojeni ceshtjen ne gjukaten kushtetuese.merrni vendimine saj qe e cileson zgjedhjen e prokurores antikushtetuese dhe pastaj kerkoni doreheqje.cdo kerkese tjeter,cdo rruge tjeter nuk konfirmon drejtesine e gjykimit tuaj.jeni mesuar me rrugen dhe jo me rrugen e ligjit.mblidhni mendjen se koha skadon dhe pastaj as protesta ne rruge nuk legjitimohet

  • O Spao , pse behesh mashe e shtrember ,per zvarritjen e reformes ne drejtesi e te VETTINGUT .Keni frike nga vettingu ? Lere o idiot drejtesine rehat ,dhe ne fund te fundit ,drejtesia , sic e permendni per interes tuaja , ju banditet komuniste ,drejtesia eshte e pamvarur nga politika ,por mos harro ,drejtesia eshte e varur kembe e duar, nga ligji .Frika e juaj , jeni shume te lexueshem qe pretendoni te ndihmoni popullin ???!!. Pengimi qe i beni shqiptareve, per mos inkuadrimin ne BE . Dhe populli i mencur e di ,dhe po i prishni shume pune ,nga te gjitha drejtimet .
    Sa per Rucin ,une personalisht nuk kam respekt , por mos harro nje gje ,mbaje mend nga une ,qe te gjithe politikanet mund te nderrohen ,por Ruci ,aty do rri ne politike , deri sa ti punoje zemra..Ja dha vizen Amerika z Ruci dhe kjo ka domethenie te madhe ??.Pretendimet per ikjen e Rucit nga kryetar , o Spoho djali , ju ja ngrini me shume emrin dhe vlerat si poiltikan ,por kujt tja thuash , budallenjeve ,qe na kane mbire ne dere dhe po shkatrojne jeten tone dhe prespektiven e femijeve tane te pa pune e te pa prespektive ??. Prandaj mos e kruani byt.en me gjethe fiku . Lerini kercenimet aventuriere ,i keni te kota ,por , po te me degjoni mua ,ju te gjithe banditet komuniste ,beni mire te kerkoni azil politik ne KORENE e VERIUT ose ne RUSI.Ju garantoj se do ja u bejne letrat . Ikni tani ,se me vone nuk do ju beje fajde . Mbaje mend mos e harro, do me kujtoni nje dite , ju banditet komuniste mbare ku jeni !!!! . …
    Te rroje Shqiperia dhe Shqiptaret.

  • Opozita kerkon shkarkimin e Rucit per arsyen qe jepet ne foto. Ajo Marku e”perkohshme”, diten e pare te punes saj si Kryeprokurore vajti e takoi Rucin. Kuptohet pra se kush i jep vendimet nga ajo dite ne Prokurorine e Pergjithshme, Gramozi, ish ministri i Brendeshem i komunizmit sot Kryetar kuvendi.
    Se bashku me Sali Ramen, perbejne palet e gallosheve te grisura te komunizmit ne ate palo-Parlament.

  • Po pse c’kujtoni ju se hajdutet e dorezojne me deshire gjen e vjedhur? Kujtoni ju se u shkrua e zeza mbi te bardhe dhe gjithcka do te shkoj vaj dhe reforma ne drejtesi do te filloj menjehere nga veprimi? Jo mor jo, keta horra jane gati te bejne edhe lufte qe te mos e dorezojne ate qe keto 27 vjete i rrembyen ketij populli dhe mbi te gjitha nje kaos i mundeshem do te jet ai qe do te shmang zbatimin e reformes dhe venien e tyre para drejtesise!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *